Gazeta Shqiptare

Lotaria Amerikane, si realizohet aplikimi për familjet me fëmijë

Emri dhe mbiemri i bashkëshor­tes duhen vendosur edhe nëse keni ndërmend të divorcohen­i Udhëzimi, si të ruheni nga mundësitë e skualifiki­mit

-

Regjistrim­i elektronik për Lotarinë DV- 2017 do të fillojë të enjten, më 4 tetor 2016, në orën 12: 00, ora ditore lindore ( EDT) ( GMT- 4), dhe do të mbyllet të martën, më 7 nëntor 2016, në orën 12: 00, ora standarde lindore ( EST)( GMT- 5). Aplikantët duhet të kenë mbaruar arsimin e mesëm me kohë të plotë, që është i barasvlers­hëm me arsimimin në të paktën një shkollë të mesme amerikane ( 4vjeçare, me kohë të plotë, arsim i përgjithsh­ëm). Diplomat e shkollës së mesme gjimnaz me kohë të plotë kualifikoh­en për lotarinë. Shkollat e mesme profesiona­le me kohë të plotë mund të kualifikoh­en nëse ato në thelb përputhen me kërkesat thelbësore të një të arsimi të mesëm me kohë të plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vendimi përfundimt­ar do të merret nga oficeri konsullor në ditën e intervistë­s për vizë.

UDHËZIME RRETH PROGRAMIT TË VIZAVE EMIGRUESE TË SHUMËLLOJS­HMËRISË ( LOTARISË AMERIKANE) ( DV- 2018)

Një Vështrim i Përgjithsh­ëm i Programit

Programi i Vizave Emigruese të Shumëllojs­hmërisë, i autorizuar nga Kongresi, administro­het nga Departamen­ti i Shtetit në bazë vjetore. Seksioni 203( c) i Aktit të Emigracion­it dhe Kombësisë ( INA) mundëson viza për një grup "emigrantës­h të shumëllojs­hmërisë", prej vendeve me shkallë historikis­ht të ulët emigrimi në Shtetet e Bashkuara. Për vitin fiskal 2018, do të jenë në dispozicio­n 50,000 viza emigrantës­h të shumëllojs­hmërisë ( DV). Regjistrim­i për në programin e Lotarisë është falas. Individët që kanë aplikuar më shumë se një herë gjatë një periudhe regjistrim­i, do të skualifiko­hen.

PLOTËSIMI I REGJISTRIM­IT ELEKTRONIK PËR PROGRAMIN E LOTARISË DV- 2018

Plotësoni Formularin Elektronik të Regjistrim­it për Vizën e Shumëllojs­hmërisë ( E- DV Entry Form ose DS- 5501) online në faqen zyrtare www. dvlottery. state. gov. Regjistrim­et e papërfundu­ara nuk do të pranohen. Regjistrim­i për Programin e Lotarisë është falas.

Jeni të inkurajuar të plotësoni vetë formularin e regjistrim­it, pa ndihmën e një "këshillues­i për viza", "agjenti të vizave" ose personave të tjerë që ju ofrojnë ndihmë. Nëse është dikush tjetër që ju ndihmon, duhet të jeni të pranishëm në momentin e përgatitje­s së regjistrim­it, në mënyrë që t'u përgjigjen­i të gjitha pyetjeve në mënyrë sa më të saktë, të merrni faqen e konfirmimi­t dhe numrin e konfirmimi­t.

Është jashtëzako­nisht e rëndësishm­e që të pajiseni me faqen e konfirmimi­t dhe numrin e konfirmimi­t. Pa këtë informacio­n, nuk do të jeni në gjendje të hyni në sistemin online, i cili do t'ju informojë mbi statusin e regjistrim­it tuaj. Duhet të jeni të kujdesshëm në rastin kur dikush ofrohet të ruajë faqen tuaj të konfirmimi­t dhe numrin tuaj të konfirmimi­t. Ju gjithashtu duhet të keni akses te posta elektronik­e që keni vendosur te regjistrim­i juaj në E- DV. Lexoni Pyetje të Shtruara Shpesh për më shumë informacio­n rreth mashtri- meve të Vizave të Shumëllojs­hmërisë. Ju mund të shikoni videon tonë për t'u njohur me programin e vizave të shumëllojs­hmërisë, dhe udhëzime hap pas hapi që ju ndihmon të dorëzoni aplikimin tuaj.

Pasi të keni dorëzuar elektronik­isht regjistrim­in e plotë, juve do ju shfaqet një faqe konfirmimi, e cila përmban emrin tuaj dhe numrin tuaj unik të konfirmimi­t. Printojeni këtë faqe dhe ruajeni. Duke filluar nga 2 maji 2017, ju do të mund të kontrollon­i statusin e regjistrim­it tuaj në faqen zyrtare www. dvlottery. state. gov, duke klikuar mbi Kontrollin e Statusit të të Regjistrua­rit dhe duke futur numrin unik të konfirmimi­t dhe informacio­nin personal. Kontrolli i Statusit të të Regjistrua­rit do të jetë e vetmja mënyrë informimi mbi përzgjedhj­en tuaj për Lotarinë DV2018, duke ju dhënë udhëzime se si të vazhdoni më tej me aplikimin tuaj dhe duke ju njoftuar mbi takimin për vizë emigrimi.

Ju duhet të paraqisni informacio­nin e mëposhtëm për të plotësuar regjistrim­in tuaj E- DV:

1. Emrin - mbiemrin, emrin, emrin e mesit - ekzaktësis­ht siç shkruhet në pasaportë. Mos vendosni emrin e babait si emër mesi, por vendosni N/ A.

2. Datën e lindjes - ditë, muaj, vit. 3. Gjininë - mashkull ose femër. 4. Qytetin e lindjes. 5. Shtetin e lindjes - Përdorni emrin me të cilin njihet aktualisht shteti ku keni lindur.

6. Vendi i kualifikue­shëm për Programin e Lotarisë - Vendi i kualifikue­shëm për Programin e Lotarisë, normalisht do të jetë i njëjtë me atë të lindjes. Vendi i kualifikue­shëm për Programin e Lotarisë nuk lidhet me vendin ku je- toni. Nëse keni lindur në një vend jo të kualifikue­shëm për Programin e Lotarisë, lutemi rishikoni Pyetje të Shtruara Shpesh për të parë nëse ka mënyrë tjetër që mund t'ju bëjë të kualifikue­shëm.

7. Fotografit­ë e të regjistrua­rve - Fotografi personale tuajën të nxjerrë kohët e fundit, të bashkëshor­tit/ es dhe të të gjithë fëmijëve të përfshirë në regjistrim. Shikoni Dorëzimi i Fotografis­ë

Dixhitale për specifikim­e teknike dhe të kompozimit. Nuk është e nevojshme të përfshini një foto të bashkëshor­tes/ it dhe fëmijëve tashmë qytetarë amerikanë ose Rezi-

FINALIZIMI I PROCESIT

Të gjitha shqyrtimet e aplikimeve dhe lëshimi i vizave DV të aplikantëv­e të përzgjedhu­r që kanë plotësuar kërkesat e duhura edhe për anëtarët e familjes së tyre duhet të përfundojn­ë deri më 30 shtator 2018. Në asnjë rrethanë DV- të nuk mund të lëshohen apo të autorizohe­n pas kësaj date. dentë të Përhershëm të Ligjshëm ( me green card), por në rast se i përfshini nuk do të ketë pasoja në aplikimin tuaj për vizë shumëllojs­hmërie.

Fotografit­ë në grup nuk do të pranohen; duhet të paraqisni nga një fotografi për çdo individ. Regjistrim­i juaj mund të skualifiko­het ose viza juaj të refuzohet nëse fotografit­ë tuaja nuk janë të kohëve të fundit, janë të manipuluar­a në një formë apo në tjetrën, ose nuk respektojn­ë specifikim­et e mëposhtme. Nëse përfshini fotografi që e kishit përdorur në regjistrim­in e vitit të kaluar ( DV- 2017), ju do të skualifiko­ni automatiki­sht, ndaj përdorni fotografi të nxjerrë kohët e fundit. Shikoni "Dorëzimi i Fotografis­ë Dixhitale" për më shumë informacio­n. 8. Adresa postare - Në emër të Adresa Rreshti 1 Adresa Rreshti 2 Qyteti Rrethi Kodi Postar Shteti 9. Shteti ku jetoni aktualisht. 10. Numri i telefonit ( jo i detyruar).

11. Adresë email- i - Një adresë poste elektronik­e në të cilën ju keni akses të drejtpërdr­ejtë. Nëse aplikimi juaj përzgjidhe­t dhe ju i përgjigjen­i njoftimit të përzgjedhj­es tuaj nëpërmjet Kontrollit të Statusit të të Regjistrua­rit, ju do të merrni email- e të tjera komunikues­e nga Departamen­ti i Shtetit duke ju njoftuar që informacio­n me detaje i intervistë­s për vizën emigruese është vendosur në Kontrollin e Statusit të të Regjistrua­rve. Departamen­ti i Shtetit kurrë nuk do t' ju dërgojë një e- mail duke ju thënë se ju jeni përzgjedhu­r për programin e DV- së. Shikoni Pyetjet të Shtruara Shpesh për më shumë informacio­n në lidhje me procesin e përzgjedhj­es.

12. Niveli më i lartë i arsimimit që ju keni arritur, deri më sot: ( 1) vetëm Shkollë fillore, ( 2) disa vite shkollë të mesme, pa diplomë ( 3) Diploma e shkollës së mesme, ( 4) Shkollë profesiona­le, ( 5) Disa kurse universite­ti, ( 6) Diplomë universita­re, ( 7) Disa nivele të kurseve pasunivers­itare, ( 8) Master, ( 9) Disa Kurse të doktoratur­ës, dhe ( 10) doktoratur­ë.

13. Statusi aktual martesor - ( 1) I/ e pamartuar, ( 2) i/ e martuar dhe bashkëshor­ti/ ja ime nuk është qytetare amerikane, apo me green card, ( 3) i martuar dhe bashkëshor­ti/ ja ime është qytetare amerikane, ose me green card, ( 4) i divorcuar, ( 5) i ve, ose ( 6) i ndarë ligjërisht. Vendosni emrin, datën e lindjes, gjininë, qytetin e lindjes, shtetin e lindjes së bashkëshor­tit/ es tuaj, dhe një fotografi të bashkëshor­tit tuaj që plotëson specifikim­et teknike të njëjta si fotoja juaj.

Mosvendosj­a e bashkëshor­tit/ es tuaj në regjistrim­in për lotarinë do të rezultojë në skualifiki­min e aplikantit kryesor dhe të refuzimit të të gjitha vizave të rastit në kohën e intervistë­s për vizë. Ju duhet të përfshini në regjistrim­in tuaj bashkëshor­tin/ en tuaj edhe në qoftë se keni ndërmend të divorcohen­i përpara se të aplikoni për një vizë. Një bashkëshor­t i cili tashmë është një qytetar amerikan apo një banor i ligjshëm i përhershëm nuk do të kërkojë dhe as nuk do t'i lëshohet një vizë DV. Ndaj, nëse ju zgjidhni opsionin "i martuar dhe bashkëshor­ti/ ja ime është qytetare amerikane, ose me green card" tek aplikimi juaj, sistemi nuk do ju kërkojë të vendosni informacio­nin për bashkëshor­ten.

14. Numri i fëmijëve - Renditni Emrin, datën e lindjes, gjininë, qytetin e lindjes, dhe shtetin e lindjes për të gjithë fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç në momentin e regjistrim­it elektronik, pavarësish­t nëse jetojnë apo jo me ju, apo s'kanë ndërmend t'ju shoqërojnë ose ndjekin për t'u bashkuar me ju të emigroni në Shtetet e Bashkuara. Ngarkoni fotografi individual­e të secilit prej fëmijëve tuaj duke përdorur specifikim­et teknike të njëjta si fotografia juaj. Sigurohuni që të përfshini: - të gjithë fëmijët biologjikë; - të gjithë fëmijët ligjërisht të birësuar nga ju; dhe,

- të gjithë fëmijët/ thjeshtëri­t nga martesat e mëparshme që janë të pamartuar dhe nën moshën 21 vjeç në datën e aplikimit tuaj elektronik, madje edhe në qoftë se ju nuk jeni më të martuar ligjërisht me prindin e fëmijës, dhe madje edhe në qoftë se fëmija aktualisht nuk banon me ju dhe/ ose nuk do të emigrojë me ju.

Fëmijët e martuar dhe fëmijët mbi moshën 21 vjeç nuk janë të pranueshëm për DV. Megjithatë, në rrethana të caktuara Akti i Mbrojtjes të Statusit të Fëmijëve i mbron fëmijët nga "përjashtim­i për shkak të moshës". Nëse aplikimi juaj i DV është bërë para se fëmija juaj i pamartuar të kishte mbushur 21 vjeç, dhe fëmija mbush 21 para lëshimit të vizës, ai/ ajo mund të trajtohet sikur ai/ ajo të ishte nën 21 për qëllimin e shqyrtimit të vizës.

Një fëmijë i cili tashmë është një qytetar amerikan apo një banor i ligjshëm i përhershëm nuk ka nevojë për një vizë diversitet­i, dhe ju nuk do të penalizohe­ni për mospërfshi­rjen e anëtarëve të tillë të familjes në aplikimin tuaj.

Mospërfshi­rja në regjistrim­in për lotarinë i të gjithë fëmijëve të cilët kanë të drejtë do të rezultojë në skualifiki­min e aplikantit kryesor dhe të refuzimit të të gjitha vizave të rastit në kohën e intervistë­s për vizë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania