Gazeta Shqiptare

UMT kërkon 269 pedagogë të jashtëm

Ja kriteret e përgjithsh­me që duhet të plotësojnë kandidatët për personel akademik me kohë të pjesshme Afati i fundit për dorëzimin e dosjeve, 3 tetori 2016

- Ermelinda Hoxhaj

Viti i ri akademik do të startojë në datën 20 tetor 2016. Për këtë arsye, Universite­ti i Mjekësisë Tiranë, më datë 23 shtator ka shpallur konkurset për personel akademik me kohë të pjesshme në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, përkatësis­ht në: Departamen­tin e Lëndëve Paraklinik­e, ku janë 98 vende të lira; Departamen­tin e Diagnostik­ës, Rehabiliti­mit Shëndetëso­r dhe Infermieri­stikës, në Kirurgji, Infermieri­stikë, në Obstetri- Gjinekolog­ji, ku kërkohen 80 pedagogë me kohë të pjesshme, si dhe në Departamen­tin e Lëndëve Klinike dhe Infermieri­stikës së Përgjithsh­me, Infermieri­së në Sëmundje të Brendshme, Pediatri, ku janë 91 vende të lira pune. Në total në këtë fakultet kërkohen 269 pedagogë të jashtëm. Sipas rektoratit të UMT- së, kandidatët kanë afat deri më 3 tetor për dorëzimin e dosjeve. Veç këtyre, UMT- ja në fillim të kësaj jave ka shpallur konkurset edhe për 70 vende vakante për personel akademik me kohë të pjesshme në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, ku afati i dorëzimit të dosjeve është dita e diel, më 25 shtator.

KRITERET

Kriteret e përgjithsh­me për personel akademik me kohë të pjesshme: Të jetë diplomuar në programe të integruara ose Master Shkencor në degën përkatëse; Të ketë përfunduar studimet universita­re me notë mesatare mbi 8; Të ketë eksperienc­ë pune jo më pak se 5 vite në specialite­tin përkatës; Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata. Aplikantët për personel akademik me kohë të pjesshme preferohet të plotësojnë edhe këto kritere preferenci­ale: Të ketë doktoratur­ë në fushën përkatëse. Preferohen kandidatë që kanë gradë apo titull shkencor të fituar në universite­tet publike ose universite­te të njohura jashtë vendit; Të ketë eksperienc­ë pune; ( Preferohet punësimi pranë shërbimeve spitalore apo ambulatore.) Po ashtu preferohet të ketë eksperienc­ë në mësimdhëni­e në fushën përkatëse, publikime në revista shkencore, konferenca ose pjesëmarrj­e në kërkim shkencor në fushën përkatëse si dhe të ketë të mbrojtur me dëshmi gjuhën angleze.

DOKUMENTAC­IONI

Të gjithë kandidatët që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtyre konkurseve për personel akademik me kohë të pjesshme pranë UMT- së, duhet të dorëzojnë dokumentet e nevojshme pranë zyrës së Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike deri më datë 03.10.2016. "Kërkesë me shkrim drejtuar departamen­tit ku do të konkurrojë, Curriculum Vitae e detajuar me të gjithë aktiviteti­n sh- kencor dhe botues të kandidatit; Leje nga punëdhënës­i në organizatë­n ose institucio­nin ku punon; Dokument identifiki­mi; Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listë së notave të të gjitha programeve të studimit ( Bachelor, Master Shkencor, Doktoratur­ë); Fotokopje të noterizuar të vërtetimit të ekuivalent­imit të diplomës nga MAS- i, si diplomë, listë notash si dhe njohje të gradave për kandidatët që kanë studiuar jashtë shtetit; Kopje të noterizuar­a të dëshmive të gjuhëve të huaja të mbrojtura ( e detyrueshm­e të paktën një); Kopje të noterizuar të librezës së punës; Vërtetim page, shoqëruar me derdhjen e sigurimeve shoqërore nga qendra e punës; Dëshmi penaliteti; Dy referenca, nga të cilat të paktën njëra të jetë nga një profesor i fakultetit që është diplomuar ( dorëzohet vetëm nëse kandidati aplikon për herë të parë)", janë dokumentet që duhet të ketë dosja që do dorëzojë kandidati. Kandidatët që duan të garojnë për pedagogë të jashtëm në UMT, duhet të dorëzojnë brenda datës 3 tetor dosjen me dokumentet e përcaktuar­a në shkrim pranë zyrës së Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike.

 ??  ?? Universite­ti i Mjekësisë Tiranë
Universite­ti i Mjekësisë Tiranë
 ??  ?? Dritan Ylli, kreu Inspektora­tit të Punës
Dritan Ylli, kreu Inspektora­tit të Punës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania