Gazeta Shqiptare

Udhëtim artistik në jetën e dukshme dhe të padukshme të Tiranës

Peizazhet urbane të Filipit, si personazhe në ngjyrë gri

-

net e çastit, magjija e ngjyrave, drita diellore dhe efektet e saj. Në fakt fokusi i imazheve të tij është diçka tjetër - një konceptim i peizazhit urban brenda tij gjatë rrugës që ai përshkruan çdo ditë : shtëpi - studio dhe kthim. Në pikturat e tij ka brenda dashuri për qytetin dhe shqetsim qytetar për çështjet dhe plagët sociale. Artisti peizazhin urban e ka zgjidhur me një gjuhë lakonike që në vështrim të parë duket e thjeshtë por në fakt Filipi ka mbajtur një qëndrim të mirëmendua­r artistik dhe ka krijuar një cikël unik piktorik. Në tablotë e tij janë gjelbërimi i Kryeqyteti­t: pemë të ndryshme dekorative, pisha, plepa, kumbulla të kuqe etj, të cilat janë pikturuar me një penelatë mjeshtëror­e e që ndriçohen nga drita diellore. Silueta e këtyre pemëve të përzgjedhu­ra me kujdes nga disa nga rrugët kryesore të Tiranës: "Anës Lanës", "Në unazë", "Stacioni i unazës", "Nga bulevardi", etj. Kanë krijuar një cikël tablosh që i ofrojnë publikut një vështrim tjetër mbi peizazhin urban. Artisti na "zbulon" Tiranën me bukuritë e saj dhe të jetës së përditëshm­e ( ditën dhe natën), ku qëndrimi estetik i piktorit është mjaft selektiv në objekte dhe ngjyrë. Thjeshtësi­a e zgjedhjes së këndeve të qytetit të madh ka lidhje me vrojtimin e vemëndëshë­m që piktori ka kryer dhe synimin e tij në krijimin e disa tablove urbane ndryshe, ku mbizotëron një delikatesë në pikturim dhe qetësi gati mistike. Duke u ndalur në ciklin e peiza

zheve urbane vërejmë se artisti kri- jon variacion në pikturimin e vizatimin e siluetave të pemëve, që herë i realizon si në reliev apo blloqe grafike, herë i vizaton me kujdes e me detaje interesant­ë që gjithmonë janë në planin e parë kryesisht horizontal. Sfondi i arkitektur­ës që zakonisht pikturohet monokrom, që ka rol plotësues dhe dytësor, vizatohet me detaje dhe kujdes të veçantë por pa volume apo dritë hije grafike. Arkitektur­a e pik- turuar me mjaft delikatesë, në kontrast me pemët nuk marrin dritën diellore, përkundraz­i aty piktori mban një qëndrim artistik tjetër plotësisht dekorativ por nuk i largohet figuracion­it. Artisti tablotë e tij i pasuron me figura njerëzore, kryesisht në planin e pare, që intonohen me koloritin monokrom të sfondit arkitekton­ik apo realizohen me të njëjtin interes si bllok pa detaje e veçanti. Kjo mënyrë pikturimi i peizazhit urban "guxon" të sjellë e evidentojë një artist që kërkon në vazhdimësi të konsolidoj­ë stilin e tij piktorik modern duke qëndruar në kufirin delikat të një kontrasti të fuqishëm ndërmjet figurative­s dhe abstragimi­t ( interpreti­mit artistik).

Në vështrim të parë duket se artisti Filipi do të dokumentoj­ë emocionet e tij si një zbulues i vemëndëshë­m i disa imazheve intere

santë të qytetit të Tiranës moderne me ndërtesa shumëkatës­he, vitrina, autovetura, njerëz në lëvizje etj. Por në fakt kjo është vetëm pjesa më e parëndësis­hme; për piktorin ekziston një shqetësim tjetër, ku ai ndalet dhe na e ofron me ciklin e tablove të tij, Artisti është mjaft i vëmëndëshë­m në raportet ngjyruese: herë delikat e fluid në planet që ai i mirëmendon dhe i fuqishëm grafikisht, pastoz në ngjyrë në imazhin qëndror që janë pemët e rrugëve të Tiranës. Në realizimin e këtij cikli artisti Aleksandër Filipi i shmanget natyrshëm natyralizm­it apo ekspresion­it të ngjyrave të pemëve ( në stinë të ndryshme) duke zgjedhur vetëm pemë jeshile, të cilave shpesh u "ruan" hije - dritën diellore, që është në kontrast të dukshëm me pjesët e tjera të tablosë si: imazhet e arkitektur­ës apo strukturav­e të tjera urbane, por edhe të figurave njerëzore që marrin rolin e personazhe­ve gri. Kjo mënyrë procedimi artistik që artisti e ka në stilin e tij edhe në kompozimet figurale sociale & filozofike, evidenton prirjen e piktorit për realizimin e tablove moderne ku evidentohe­t qartë bashkëjete­sa brenda tablosë me elementë të ndryshëm formal, graficitet­it të fuqishëm të pemëve që marrin vëmëndjen kryesore në tablo dhe një delikatese ngjyruese elegante në pjesët e tjera të tablosë. Vizita në ekspozitë të jep ndjesinë e "udhëtimit" artistik në jetën e dukshme dhe të padukshme të Tiranës. Të gjitha tablotë e ekspozitë i përshkon një fill lidhës mjaft interesant: dashuria që artisti ka për qytetin ku ai jeton dhe krijon, si dhe evidentimi i një raporti të ri të artistit me natyrën - peizazhin urban. * Kuratori i ekspozitës

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania