Gazeta Shqiptare

Kërcënoi ish- kunatin në "News 24", shoqërohet 32- vjeçari nga Klosi

Bashkëshor­ti i komunikoi 20- vjeçares shtatzënë ndarjen në televizion Besnik Mersela deklaroi: Ngujohu, do marr hak sipas Kanunit!

-

Besnik Mersela është proceduar penalisht nga policia e Klosit, pasi kërcënoi me jetë ish- kunatin në emisionin "Me zemër të hapur" në "News 24". Vetëm pak orë pas deklaratës së bërë gjatë transmetim­it live të këtij emisioni në "News 24" se do të merrte hak sipas Kanunit, 32vjeçari nga fshati Cërujë është shoqëruar nga blutë. Burime zyrtare nga policia lokale pohuan se mesditën e djeshme, Mersela ka kanosur publikisht për vrasje shtetasin E. H., 27 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Lurë, Bashkia Peshkopi. 32- vjeçari kërcënoi për vrasje ish- kunatin, pasi pretendon se ky i fundit ka bashkëjetu­ar me motrën e tij F. M. katër muaj dhe që prej muajit korrik kjo marrëdhëni­e është prishur, pa i dhënë shpjegim për arsyet e ndarjes. Materialet në ngarkim të Besnik Merselës do t'i referohen Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Mat për ndjekje në gjendje të lirë, për veprën penale të "Kanosjes". Emisioni "Me zemër të hapur" solli dje historinë e 20- vjeçares Florida Mersela, e cila kërkonte rikthimin e babait të fëmijës Elvin Hoti, me të cilin kishte qenë e martuar për vetëm një muaj. Por drejtpërdr­ejt në transmetim, Hoti i ka komunikuar ndarjen ish- bashkëjetu­eses së tij, e cila është në muajin e 5- të të shtatzënis­ë. Ndërkohë, i riu nga Lura pohoi se do t'i japë atësinë fëmijës.

HISTORIA E 20- VJEÇARES

Ajo është 20 vjeçe dhe për pak muaj do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. E lumtur për mëmësinë, por në dilemë për atësinë e fëmijës. Florida Mersela theu 20- vjeçarja rrëfehu mes lotëve se ende e dashuron babain e fëmijës së saj dhe se nuk do që ata të ndahen. "Nuk dua ta rris fëmijën pa baba. Kthehu, Elvin! Ai më thoshte shpeshherë se donte të kishte një fëmijë, madje një djalë. Unë besoj te dashuria e tij, por prindërit e kanë detyruar që ai të heqë dorë nga unë. Këtë e kam të sigurt", - tha Florida Mersela.

heshtjen duke u bërë personazh i emisionit "Me zemër të hapur". Vajza e ndrojtur nga fshati Cërujë i Klosit u njoh para një viti, kur ishte 19 vjeçe, me një djalë nga Dibra, i cili quhet Elvin Hoti, është 27 vjeç dhe punon mësues në zonën e tij. Njohja mes Floridës dhe Elvin Hotit nisi fillimisht nëpërmjet faqeve të internetit, por përfundoi me një takim në shkurt të këtij viti. Dy të rinjtë e zyrtarizua­n fejesën e tyre vetëm pas një muaji, edhe pse njohja nuk zgjati shumë në kohë. 20vjeçarja rrëfehu mes lotëve se ende e dashuron babain e fëmijës së saj dhe se nuk do që ata të ndahen. "Nuk dua ta rris fëmijën pa baba. Kthehu, Elvin! Ai më thoshte shpeshherë se donte të kishte një fëmijë, madje një djalë. Unë besoj te dashuria e tij, por prindërit e kanë detyruar që ai të heqë dorë nga unë. Këtë e kam të sigurt", - tha Florida. Ndërkaq, ka qenë i ashpër qëndrimi i vëllait të Floridës, i cili në transmetim direkt në ' News 24' pohoi se kunati i tij duhej të njohë atësinë e fëmijës, në të kundërt ai do të merrte hak sipas Kanunit. Fill pas këtyre deklaratav­e, Elvini komunikoi në një lidhje telefonike live se nuk do të rikthehej më me Floridën, ndërsa pohoi se do të njihte atësinë e fëmijës. Gjithashtu Florida ka treguar bisedën e bërë në "Facebook" me motrën e Elvinit, e cila e ka ofenduar duke e quajtur atë një mbeturinë.

Të dy ndiheshin të dashuruar dhe gjërat i përshpejtu­an akoma më shumë, ku një muaj pas fejesës u martuan, dhe kështu në prill të 2016ës, Florida Mersela shkon nuse në familjen Hoti. Fill pas kësaj, ata kuptuan se kishin karaktere të ndryshme dhe jetesa ishte e pamundur. I pari që mori vendimin e ndarjes ishte Elvini. Në korrik, vetëm pas 2 muajve martesë, 27- vjeçari e dërgoi Floridën në shtëpinë e prindërve të saj duke i dhënë lamtumirën e fundit, por pa e njoftuar zyrtarisht atë. Preteksti ishte se do të shkonte në Greqi për të punuar muajt e verës dhe në shtator do të kthehej. Por, që prej korrikut, Florida nuk e ka takuar më Elvinin, dhe ajo nuk ka asnjë shpjegim për arsyet e ndarjes mes tyre. 20- vjeçarja është në muajin e 5- të të shtatzënis­ë, ndërsa babai i fëmijës nuk është interesuar, madje dhe gjininë e bebit ende nuk e di.

 ??  ?? Florida Mersela dhe ish- bashkëjetu­esi Elvin Hoti
Florida Mersela dhe ish- bashkëjetu­esi Elvin Hoti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania