Gazeta Shqiptare

Drama e pedofilive incestuale, brenda familjes

-

shuar fëmija i abuzuar mund të shfaqë luhatje humori, sjellje agresive, nervoz për një pjesë të madhe kohe, humbje të oreksit, kërkojnë të flenë edhe kur oraret nuk janë të përshtatsh­me, apo insomnia ( pagjumësia) nuk duan të luajnë me fëmijët e tjerë, apo me vëllezërit. Rastet e sjelljeve pak më të rënda janë kur ata dëmtojnë veten, duke e çarë, shpuar, goditur etj, nuk duan të higjenizoh­en më, apo të bërit banjo e tyre edhe kur nuk është e nevojshme, ulja në karrige me vështirësi, ndonjë infeksion i mundshëm gjenital etj. Kur shmang me forcë një person familjar të afërm, kushëri, hallë, xhaxha me ngulm dhe siklet të madh pranë tij, me të cilët më parë ka ndenjur shumë pranë, diçka duhet investigua­r. Tjetër profil i fëmijës/ viktimë është kur ata fillojnë të përdorin një fjalor që nuk është për moshën e tyre, një pak më i rritur kupton se nuk duhen thënë në ambiente familjare, gjithashtu, kur kanë gjëra të reja, rroba, lodra, një vetëbesim të papritur, sjellje seksuale me fëmijët e tjerë ose lodrat e tyre, duke menduar se kjo gjë është normale. Pasi prindi e kupton këtë, në mënyrë imediate duhet t’i drejtohet një mjeku përkatës dhe psikologut të fëmijës. Familjarët, mësuesit, psikologët duhet t’i edukojnë fëmijët se kur shikojnë sjellje të papërshtat­shme t’i rrëfenjë ato, t’ju rezistojnë nxitjeve që i vënë në siklet, të largohen nga situatat e pasigurta dhe të mësojnë të thonë një “JO” të madhe një të rrituri që i prek në mënyrë të papërshtat­shme në pjesë intime, ku janë të ndaluara. Këto mësohen nëpërmjet edukimit, librat për fëmijë, filma të posaçëm, diskutime të hapura që në kopsht për situata të rrezikshme. Mos hezitoni për fëmijën tuaj, mos i lini ata vetëm duke menduar të mos t’i turpërojmë. Mbrojini ata, ajo plagë e hapur do shumë punë dhe shumë dashuri për t’u mbyllur. * Psikologe klinike dhe

këshillimi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania