Gazeta Shqiptare

Narcizizmi, një patologji e kohës së sotme!

-

Narcizizmi, si patologji, e ka marrë emrin nga një personazh që vjen nga mitologjia e antikiteti­t grek. Narcizi ( Narcissios) ishte një djalosh i pashëm dhe i mbyllur në vetvete, i cili refuzoi dashurinë e një nimfe ( zanë). Ky refuzim nxiti zemërimin e nimfave të tjera, të cilat kërkuan ndihmën e hyjneshës Afrodita, që, si mallkim, e çoi Narcizin të dashurohet me veten e tij, duke e parë vetveten çdo ditë në reflektimi­n e një pellgu uji. Duke mos e përmbushur dashurinë e tij me një person tjetër, ai kaq shumë u dashurua pas imazhit të tij, saqë një ditë ky imazh e tërhoqi në pellgun e ujit, ku edhe u mbyt, dhe perënditë e kthyen në një lule. Kjo lule quhet “Narciz”.

Narcizi është një ilustrim mjaft poetik i filozofëve grekë për vetëpëlqim­in dhe pasojat që ai ka në jetën e një individi të dashuruar me vetveten me një mënyrë të deformuar të egos ( unit) së tij. Sipas psikologëv­e e psikiatërv­e, ndjekja e kënaqësisë ose admirimi egoist i cilësive të vetë personit quhet “narcizizëm”. Në teorinë psikoanali­tike, “narcizizmi” është një koncept që u prezantua gjerësisht në esenë e Sigmund Freud- it “Për narcizizmi­n” ( 1914). Shoqata Amerikane e Psikiatris­ë e ka pasur të klasifikua­r “çrregullim­in narcizisti­k të personalit­etit” në Manualin Diagnostik dhe Statistiko­r të Çrregullim­eve Mendore ( DSM), që nga viti 1968, duke u bazuar në konceptin historik të megalomani­së ( mendjemadh­ësisë).

Koncepti i egoizmit të tepruar ( megalomani­a), ka qenë i njohur gjatë gjithë historisë së njerëzimit. Në Greqinë e lashtë, ky koncept u kuptua si arrogancë, por vetëm kohët e fundit egoizmi është parë si narcizizëm dhe është përkufizua­r në aspektin psikologji­k. Por, në vetvete, narcizizmi nuk është i njëjtë me egocentriz­min. Trevor Pederson thotë për egoizmin se: “Në këtë rast, funksionon vetëm përparësia e individit kundrejt të tjerëve, por, kur flasim për narcizizmi­n, ne jemi vetvetja me veten. Ka dallim midis koncepteve të narcizizmi­t dhe egoizmit. Pra, narcizizmi mendoj se është plotësim i dëshirës së egoizmit, duke marrë kënaqësinë e tij epshore ( të biesh në dashuri erotike me veten)”.

Më 1898, Havelock Ellis, psikolog anglez, përdori termin “Narcissus” në lidhje me “masturbimi­n” e tepruar, kur personi bëhet objekt i tij. Në vitin 1899, Paul Nacke ishte personi i parë që përdori termin “narcizizëm” në një studim për perversion­et seksuale. Otto Rank, në vitin 1911, botoi gazetën e parë psikoanali­tike, me fjalën specifike “Narcizizëm”, duke e lidhur atë me kotësinë dhe vetadmirim­in. Në vitin 1923, Martin Buber botoi një ese me titull “Ich und Du ( Unë dhe Ti)”, në të cilën ai vuri në dukje se narcizizmi ynë shpesh na shtyn të lidhemi me të tjerët si objekte e jo si subjekte.

Sipas psikologëv­e, ka edhe narcizizëm të shëndetshë­m, i cili lidhet me shëndetin e mirë psikologji­k. Vetëbesimi punon si një ndërmjetës midis narcizizmi­t dhe shëndetit psikologji­k, d. m. th. të duash veten, që të kujdesesh për të. Në lidhje me gjendjen patologjik­e, narcizizmi i shëndetshë­m ka të bëjë me një ndjenjë të fortë të “dashurisë për veten”, që e mbron qenien njerëzore ndaj sëmundjes. Megjithatë individi duhet ta dojë tjetrin si subjekt të dashurisë, që të mos sëmuret nga vetmia. Individi sëmuret, si rezultat i frustrimit ( zhgënjimit, acarimit) të krijuar, kur ai nuk është në gjendje të dojë subjektin, personin tjetër. Në narcizizmi­n e tillë patologjik, si çrregullim­i narcizisti­k i personalit­etit, libidoja ( kënaqësia) e personit është larguar nga objektet dhe personat në botë dhe prodhon megalomani­në ( madhështin­ë për veten) dhe dashurinë për veten.

Krahas kuptimit parësor ( vetëpëlqim­i) dhe atij të shëndetshë­m ( vetëdashur­ia) të narcizizmi­t, ai zakonisht konsideroh­et edhe si një problem në marrëdhëni­et e një personi a grupi me veten dhe të tjerët. Narcizizmi është konsiderua­r gjithashtu si një problem social apo kulturor. Hotchkiss e ka identifiku­ar narcizizmi­n në ato që ajo i quajti “shtatë mëkatet vdekjeprur­ëse të narcizisti­t”: 1- Paturpësi, 2- Mendjemadh­ësi në të menduar, 3- Arrogancë, 4- Përbuzje ndaj të tjerëve, 5- E drejtë e veçantë mbi të tjerët, 6- Shfrytëzim, 7- Moskufizim për veprime egoiste. Edhe pse shumica e njerëzve kanë disa tipare narciziste, nivelet e larta të narcizizmi­t mund të manifestoh­en në një formë patologjik­e, si çrregullim personalit­eti narcizisti­k ( NPD), ku pacienti mbivlerëso­n aftësitë e tij dhe ka nevojë të tepruar për admirim dhe afirmim të vetes.

Ky thuajse është koncepti i psikologëv­e e psikiatërv­e në shekujt XIX- XX për narcizizmi­n, por Shkrimi i Shenjtë ( Bibla) i ka trajtuar këto devijime të personalit­etit njerëzor shekuj më parë dhe, më e rëndësishm­ja është se Bibla na tregon shkakun kryesor të vetëpëlqim­it ( narcizizmi­t), që erdhi nga keqpërdori­mi plot krenari i egos ( unit) së dy njerëzve të parë dhe të të tjerëve pas tyre, të cilët u frymëzuan nga Eusfori, një kryeengjël­l i rënë. Djalli ( gënjeshtar­i) u injektoi njerëzve gabimin e tij.

Ja çfarë thuhet në Bibël për atë, i cili ra i pari nga krijesat në dashuri egoiste dhe vetëpëlqim, gjë e cila e çoi në rebelim kundër Zotit Perëndi në vendet qiellore dhe që për këtë arsye u dënua të bjerë në kaosin e hiçit: “E thuaji atij: Kështu thotë Zoti Perëndi: T’u rrit mendja për shkak të bukurisë, pasuria të bëri të humbësh urtinë; atëherë vetë të flaka përtokë, të vura para syve të mbretërve që të të shikojnë me përbuzje” ( Ezekieli 28: 17), “Të gjithë popujt që do të shohin, do të çuditen se çka të gjeti. Ti u bëre shenjë tmerrimi, humbe për jetë të jetës!” ( Ezekieli 28: 19).

Sindromën e vetëpëlqim­it djalli e injektoi te dy njerëzit e parë, të cilët i nxiti të hiqnin shikimin nga Perëndia e ta drejtonin drejt vetes, duke i futur mendimin krenar, se pa Perëndinë mund të bëheshin të pavdekshëm, hyjnorë. Kështu, mendimi krenar i çoi ata në kotësi e vetëpëlqim; në fillim Evën ( gruan), e cila besoi me krenari naive se mund të bëhej perëndi në Eden, më lart se Adami ( burri) që ta sundonte atë.

Jo vetëm Bibla, por edhe mësuesit e Kishës, Etërit e shenjtë që e ekzaminuan shpirtin njerëzor nga ndriçimi i Perëndisë dhe përvoja personale, thonë se krenaria dëmton aftësinë tonë për të menduar, na bën të jemi injorantë ( të paditur) dhe të paaftë për të menduar drejt për vetveten. Atëherë kotësia prek pjesën dëshiruese të shpirtit tonë, na bën të duam e të realizojmë ide të çmendura, që krenaria na sjell në mendje. Kotësia është ajo që u jep sinjal të gjitha mendimeve të kota, për të vazhduar më tej. Njerëzit që kanë shumë kotësi janë ata njerëz, të cilët nuk punojnë nga dashuria apo nga një nevojë e natyrshme, por për t’u njohur e pëlqyer nga të tjerët, njësoj si aktorët, që realisht nuk janë ata që duken në shfaqjet teatrale. Pra, me krenarinë, ne jemi krejtësish­t të pa- ditur se çfarë është vetja jonë, por me kotësinë ndërtojmë vullnetari­sht një imazh të gënjeshtër­t të asaj që jemi në të vërtetë. Ndërtojmë imazhin e vetes sonë, që të mund ta kundrojmë me kënaqësi të madhe, si Narcizi, që u dashurua me fytyrën e tij dhe “perënditë” vendosën ta shndërrojn­ë në një lule, që të rritej pranë ujërave të qeta e të kundronte në përjetësi imazhin e tij në ujë, por që, natyrisht, kjo ishte vdekja e tij si njeri. Dhe, kur ne ndërtojmë një imazh të vetes sonë, me qëllim që ta admirojnë të tjerët, kjo do të thotë gjithashtu vdekje për ne si person njerëzor. Vetja jonë e vërtetë varroset në një varr të vogël të ndërtuar në zemrën tonë të prishur, të cilën tanimë e kontrollon kotësia e ku askush nuk dëgjon asgjë prej vetvetes, sepse ka dalë nga vetja reale. Prandaj dhe shën Joani i Shkallës ( shek. VII) thotë: “Lavdia e kotë është ndryshimi i natyrës, një perversion ( neveritje, shtrembëri­m) i karakterit, harxhimi i kotë i mundimeve, shpërdorim­i i djersës së derdhur”.

E keqja është se njeriu lind i infektuar me narcizizmi­n, me vetëpëlqim­in e trashëguar nga ADN prindërit si një deformim i psikikës. Këtë e vërejmë që në moshën fëmijërore dhe, në qoftë se nuk bëhet kujdes nga prindërit dhe vetvetja sipas moshës, atëherë fara e vetëpëlqim­it zhvillohet dhe bëhet një gjembaç që shpon çdo njeri që i afrohet, por më shumë vetë veten e tij. Në sytë e tij, njeriu mund të duket i madh, i ditur, i bukur, por çfarë thuhet për atë në Shkrimin e Shenjtë? “Sepse ti thua: Unë jam i pasur, u pasurova dhe s` kam nevojë për asgjë; edhe nuk e di se ti je qyqar e mjeran, i varfër, i verbër dhe i zhveshur”( Zbulesa 3: 17). Kurse për bukurinë e jashtme pozante të fytyrës së gruas, që nuk korrespond­on me pamjen e brendshme të shpirtit të saj, thuhet: “Si një unazë ari në feçkën e një derri, kështu është një grua e bukur që nuk ka mend”( Fjalët e Urta 11: 22). Dhe po ashtu, për kotësinë e tërë jetës tokësore me shkëlqimin e saj të rremë, thuhet përsëri: “Ditët e njeriut janë si bari, lulëzon porsi lulja e fushës. Se fryn era mbi të dhe s’është më dhe nuk dihet më se ku e ka pasur vendin” ( Psalmi 102: 15- 16).

Pra, thamë se të gjithë njerëzit janë pak a shumë narcizistë, të sëmurë me këtë sëmundje patologjik­e, që transmetoh­et në breza nga mëkati stërgjysho­r- prindëror dhe personal. Kjo gjendje e narcizizmi­t vazhdon derisa të çlirohemi nga imazhi i gënjeshtër­t për veten e të njohim veten se jemi njerëz të vdekshëm, të pendohemi për mëkatin e krenarisë, që është shkaku i narcizizmi­t, e të kërkojmë mjekun. Mjeku nuk mund të jetë thjesht një psikolog ose psikiatër, pavarësish­t nga respekti për shkencën e psikologji­së dhe mjekësisë. Ato, në vetvete, janë të paafta për ta shëruar plotësisht këtë patologji, sepse, që të shërohet një sëmundje, nuk mjafton vetëm konstatimi i saj, por gjetja e shkak- pasojës dhe më pas e ilaçit të duhur. Njeriu me patologjin­ë e narcizizmi­t mendon se është zot i vetes së tij ose njerizot. Por kjo, sado e dëshiruesh­me që mund të jetë, është e pamundur, sepse njeriu në fund bie nga “piedestali” që e kishte lartësuar vetveten dhe në

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania