Deklaratat e pasurive, një deputet fiton 700 mijë lekë të reja në muaj
11 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë deklarojnë se kanë përfituar bonuse në vitin 2015 Astrit Veliaj, 25.7 milionë lekë në vit nga qiratë
Deputeti socialist, Anas tas Angjeli është më i paguari për punën si deputet dhe të tjera angazhime profesionale, gjatë vitit 2015. Sipas renditjes së bërë nga “Open Data”, Angjeli ka të ardhura nga Kuvendi në vlerën 2.6 milionë lekë, dhe të ardhura nga mësimdhënia në universitete jopublike rreth 2.9 milionë lekë. Sipas deklaratave të deputetëve për vitin 2015, rezulton që një deputet fiton mesatarisht mbi 8.37 milionë lekë në vit ose mbi 697.429 lekë në muaj, mesatare kjo pesë herë më e lartë se paga si deputet. Njëqind e katër deputetë kanë deklaruar se kanë të ardhura nga paga dhe shpërblime të punës vetëm për funksionin e deputetit. Njëmbëdhjetë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë deklarojnë se kanë përfituar bonuse në vitin 2015. Vlerën më të madhe të të ardhurave nga bonuset e ka deklaruar deputeti Alban Zeneli, i cili ka përfituar 3.2 milionë lekë me Vendim të Këshillit të Ministrave si pagesë për shpenzime për mjekim. Anastas Angjeli dhe Edlira Cekrezi janë deputetët e vetëm që deklarojnë të ardhura si Këshilltarë apo Anëtarë Bordesh për vitin 2015. Të ardhurat nga interesa nga depozita bankare, letra me vlerë dhe obligacione është një tjetër formë përfitimi të ardhurash. Janë tridhjetë e tre deputetë që deklarojnë të ardhura të vitit 2015 nga ky burim. Deputeti me vlerën më të lartë të këtyre të ardhurave është Ben Blushi, i cili deklaron të ardhura nga obligacionet në vlerën 2.437.986 lekë. Znj. Liljana Elmazi dhe z. Genc Ruli pasojnë listën. Dyzet deputetë të Kuvendit përfitojnë të ardhura nga qiratë. Deputeti që ka përfituar më shumë të ardhura nga qiratë është Astrit Veliaj, me 25.7 milionë lekë. Piro Kapurani gjithashtu ka përfituar një vlerë të konsiderueshme si të ardhura nga qiratë, përkatësisht 13.3 milionë lekë. Pesëmbëdhjetë deputetë rezultojnë me të ardhura nga qiratë më të larta se të ardhurat