Rama: Mendjet e njerëzve po i pushtojnë sharlatanët
Pranimet në universitete, kryeministri: 19500 kuota të lira për raundin e dytë ‘ FRESSH Voice’, batutat me Majkon dhe Pajën
Kryeministri Edi Rama përmes komu nikimit javor në "Facebook", njoftoi dje se është mbyllur raundi i parë i aplikimeve dhe regjistrimeve në universitete. Rama deklaroi se në raundin e parë u regjistruan 7152 maturantë. Mbyllja e këtij raundi tregoi që reforma solli një epokë të re, atë të meritës, u shpreh Kryeministri . Kreu i qeverisë deklaroi se ka 19500 kuota të lira për raundin e dytë të aplikimeve për të gjithë maturantët. "Sot më të mirët e kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe kanë zënë vetëm një të katërtën e vendeve të lira. Konkretisht pas raundit të parë janë regjistruar 7152 maturantë ndër të cilët 5540 në universitete publike ku mbetën të lira 19500 kuota të tjera për raundin e dytë. E gjithë frika ishte e paarsyeshme, e gjitha zhurmë e nxitur politikisht dhe konfuzioni moment kalimtar që mund të kishte qenë shumë më i lehtë, nëse opozita nuk do kishte synuar manipulimin e tyre për qëllimet e saj dhe, nëse pjesa më e madhe e mediave sidomos online nuk do të ishin bërë me apo pa dashje pjesë e këtij manipulimi", u shpreh Rama. Për sa i përket raundit të dytë Kryeministri u shpreh se të gjithë maturantët do marrin në kohë përgjigjen se ku kanë fituar të drejtën për të studiuar.
FRESH VOICE
Mes batutash, Kryeministri Edi Rama i ftoi dje të rinjtë që aspirojnë të bëhen pjesë e FRESSH, që të besojnë në politikë nëse duan ta bëjnë më të mirë të ardhmen. Ai ishte i pranishëm në aktivitetin e Forumit Rinor Eurosocialist, i cili mbërrin në fazën gjysmëfinale, ku mes 20 të rinjve përzgjodhi 8 më të mirët. Edhe pse vetë është një nga politikanët që e ka përqafuar i pari teknologjinë dhe rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama kërkon që të rinjtë që duan t'i bashkohen Forumit Rinor Eurosocialist, t'i besojnë komunikimit real më shumë se atij virtual. Kjo pasi Rama beson se vetëm në këtë mënyrë, ide dhe argumente që mbeten të pa thelluara mund të jenë shteruese, nëse bashkëbisedimi është sy më sy. "Është një kohë e vështirë për politikën, është një kohë e vështirë për idetë, është një kohë e vështirë për faktet, është një kohë e vështirë për argumentet dhe kjo ndodh jo vetëm këtu, por në tërësi, sepse është një kohë ku komunikimi shumë i shpejtë
dhe ku reduktimi i komunikimit për shkak të shpejtësisë dhe vetëm emocione përpara sesa mendime, bën që shpesh idetë të mbeten të padiskutuara, bën që shpesh argumentet të mbeten të pa thelluara dhe bën që shpesh faktet dhe referencat e fakteve të mbeten të anashkaluara dhe kështu bën që rëndom zemrat e njerëzve, mend-
jet e njerëzve t'i pushtojnë emocionalisht gjithfarëlloj sharlatanësh, gjithfarëlloj lajmesh dhe gjithfarëlloj të rejash që vijnë në formën që bëjnë efekt në pamje të parë, gjithfarëlloj imazhesh e kështu me radhë" - tha Rama. Gjatë këtij takimi Rama iu drejtua të rinjve FRESSH- istë se pika e referimit për të ardhmen e tyre politike, mbetet një nga deputetët më jetëgjatë në radhët e PS, ish- kryetari i FRESSH, Pandeli Majko. Rama iu drejtua me batuta Majkos, duke theksuar se pavarësisht nga zbardhja e flokëve, ai mbetet pikë referimi për brezat e ardhshëm në PS.. "Pandi vuri në dispozicion të këtij projekti, simbolikën që ai simbolizon, si themelues i FRESSH- it, por edhe si dikush që ka ditur dhe ia ka dalë që në të gjithë këtë kohë jo të shkurtër në politikë dhe pavarësisht zbardhjes së flokëve nga koha që kalon, mbetet një pikë referimi për të rejat dhe të rinjtë. Mbetet edhe për veteranët një pikë referimi. Dua të falënderoj edhe Elisën, natyrisht dhe Gazin që e përmenda të fundit, por jo për nga rëndësia, kanë arritur të krijojnë një proces harmonik, që s'ka qenë i lehtë, ka pasur skepticizëm dhe ku dora dorës nuk është mundësuar thjesht prezantimi i atyre që aspirojnë të jenë lider të gjeneratës tjetër në PS, por edhe përfshirja e shumë të tjerëve", u shpreh Rama. Në gjysmëfinalen e "FRESSH Voice" , për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të Forumit Rinor të PS- së, nuk munguan batutat mes Kryeministri t Edi Rama dhe aktorit Gaz Paja, i cili është anëtar i jurisë së "FRESSH Voice". Fillimisht Gaz Paja ka kërkuar të thotë diçka në mikrofon, por Kryeministri nuk e ka lejuar, duke i thënë: "Jo nuk mund të flasësh".