Gazeta Shqiptare

Vjehrra e gruas së "incizimit": Më rrahu, më nxori nga shtëpia

Merushja shfaq fotografit­ë me shenja në fytyrë në emisionin "Shihemi në gjyq" Konflikti i pronësisë pas kredisë së djalit

-

Në emisionin investi gativ "Stop" u pub likua mbrëmë një regjistrim audio, ku kryetari i gjykatës së Gjirokastr­ës, Guximtar Boçi i kërkonte favore seksuale një gruaje 38vjeçare në këmbim të vendosjes së drejtësisë për çështjen e saj në gjykatë, një konflikt pronësie që kishte me ish- vjehrrën dhe ish- bashkëshor­tin. Por, si qëndron historia e nuses me emrin R.? Çfarë konflikti ka pasur ajo me ish- vjehrrën? Konflikti për këtë çështje është publikuar në rubrikën e ndërmjetës­imit të datës 10 prill 2016 "Shihemi në gjyq" të Eni Çobanit, ku zonja Merushe, vjehrra e R. pretendon që është rrahur dhe nxjerrë nga banesa prej ish- nuses së saj.

SI FILLOI KONFLIKTI

Konflikti në familjen e tyre nisi në momentin që nuk mund të paguanin dot një kredi 70 milionë lekëshe të marrë nga nusja dhe djali i zonjës Merushe.

"Në 2007- ën bleva shtëpi nga djali, se do ta shiste, i thoshte nusja do iki në Tiranë. Kur ia bleva djalit shtëpinë, i kam dhënë 40 mln lekë, e shkruajti noteri, e regjistrov­a në hipotekë që jam pronare e vetme e asaj shtëpie. Në kohën kur ma shiti shtëpinë kishin bërë dokumente të merrnin 7 milionë lekë të ngremë punën thoshin. Morën kredi 70 mln lekë, e mora vesh në gjyq se erdhi banka të na merrte shtëpinë. Se këta nuk kishin paguar kredinë. Gjeta lekë poshtë e përpjetë që e shpëtova shtëpinë. Ka edhe faj djali im, nuk është vetëm faji i nuses, se ai i shpërdoron­te lekët. Kur erdhi sekuestro, djali më tha neve s'kemi pronë, bëj ç'të duash. Nusja më rrahu, më tha u bëre t'i të na shpiesh neve në prokurori. Vajta në polici, mora edhe urdhër mbrojtje. Prokuroria vendosi që nusja të qëndronte në shtëpinë time. Kërkoi urdhër mbrojtje për mua. Mihalit i hodhën hekurat se i thoshte gruaja e tij policisë që do të më vrasë burri. Erdhi policia e nxori jashtë Mihalin. Në shkurt të 2015ës u bë divorci mes tyre".

DESHMIA E KUSHERIRIT

Kushëriri i saj që e strehon në shtëpi tregon se si arriti zonja Merushe të mbetet në mes të 4 rrugëve. "Jemi rritur të dy jetimë, ajo në shtëpi të fëmijës dhe unë pa baba. Për 40 vite kemi jetuar afër njëri- tjetrit, kish një bashkëshor­t shembullor që ka vdekur para 15 vitesh. La dy vajza dhe një djalë. Punonte shumë. Kur vdiq, shtëpinë ia la prikë vajzës së pamartuar. Ishte një ndërtesë me tri kate. Ka edhe një djalë në shtëpi dhe një vajzë të martuar. Por edhe këtyre iu hyri krimbi, janë katandisur në zero. Djali mënjanë, kjo mënjanë. Djali i ndarë me nusen me dy fëm- ijë pëllumba, ç'kusur kanë ata. Kjo vjen tek mua, kam 30 muaj që e mbaj se flinte në garazh, shtëpi bëri dhe shtëpi nuk ka. Unë jam invalid, pensionist për vete", tha ai.

Por çfarë ndodhi pas di- vorcit të djalit të Merushes me nusen? E moshuara tregoi se shtëpinë ia ka marrë nusja dhe i ka nxjerrë përjashta, duke qenë se kishte urdhër mbrojtje. "Jam në hall të madh, ajo më rreh, më ngre kallëzim. Nuk më ka ndihmuar as policia, as prokuroria. Ka bërë kallëzim penal, gjyqi është bërë pa prezencën time. Unë e kam shtëpinë me dokumente, me të tëra, ajo ma ka ngritur kallëzimin që e kam rrahur unë atë, kur unë isha në spital. Djali nuk është në gjendje të vijë të thotë se pata besim te gruaja, ia lashë asaj të tëra dhe falimentov­a".

Ndërsa vjehrra tregon historinë, në studio telefonon nusja R., e cila nis të debatojë me ish- vjehrrën dhe pretendon që shtëpia nuk është në emër të zonjës Merushe, e cila sipas R., ka falsifikua­r dokumentet.

R: E kisha vendosur të mos merrja pjesë në këtë emision, por me të pavërtetat që u thanë aty, nuk munda të rezistoja. Jam R. i dhe vij nga qyteti i Gjirokastr­ës. Unë nuk kam shitur pronë, është kontratë fiktive, çështja po ndiqet nga prokuroria dhe gjykata.

Merushja: Si jeton ti pa frikë, kur vjen nga klubet në një shtëpi që të rrahin?

R: Ajo është e akuzuar për dhunë në familje ndaj meje dhe fëmijëve të mi.

Merushja i tregon fotot ku shfaqet me shenja në fytyrë: Shikoji faktet!

R: Ato janë montazhe. Kush i ka bërë do mbajë përgjegjës­i, bashkë me ato raportet mjekësore që ke manipuluar. Për sa i përket çështjes së pronës, nuk kam pasur arsye që ta shes. Nuk është e vërtetë që ka pasur lekë dhe ia paska lënë burri. Të mbajë përgjegjës­i.

Merushja: Nusja ka ikur nga shtëpia para 8 vitesh e la burrin, pas 8 muajsh e lutja në shtëpi hajde ktheu moj R. Kur iku, mori edhe torbën me lekë. Tani po bën aktoren.

R- kushëririt: Imer Mezini, ajo nuk jeton në shtëpinë tënde, është mashtrim dhe do përgjigjes­h.

 ??  ?? Ish- kryetari i gjykatës së Gjirokastr­ës, Guximtar Boçi
Ish- kryetari i gjykatës së Gjirokastr­ës, Guximtar Boçi
 ??  ?? Merushja, vjehrra e R.
Merushja, vjehrra e R.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania