Gazeta Shqiptare

KLD shkarkon me unanimitet gjyqtarin e skandalit seksual

Gjirokastë­r, Guximtar Boçi u incizua në bisedë me nënën me 2 fëmijë Krimet e Rënda, hetime për korrupsion pasiv

- Njoftim

Pas publikimit të inciz imit ku kryetari i gjykatës së Gjirokastr­ës, Guximtar Boçi i kërkonte favore seksuale një gruaje 40- vjeçare, Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi dje ta shkarkojë Boçin. KLD- ja u mblodh pas kërkesës së ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, për të votuar në unanimitet shkarkimin e Guximtar Boçit nga detyra e kryetarit. KLD- ja vendosi ta pezullojë atë si gjykatës deri në përfundim të hetimeve të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda për akuzën e korrupsion­it. Kreu i Gjykatës së Gjirokastr­ës, Guximtar Boçi u shkarkua me 14 vota unanime nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Në mbledhjen e thirrur enkas për këtë çështje, u miratua edhe fillimi i inspektime­ve për një inspektore në KLD, e cila përmendet në regjistrim­in audio së bashku me një gjyqtare të Shkallës së Parë në Gjirokastë­r. Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi se gjyqtarë si Guximtar Boçi nuk duhet të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë e për këtë ai tha se ai duhet pezulluar edhe nga detyra.

"Ngjarja e gjyqtarit është e rëndë, e turpshme, e papranuesh­me për një zyrtar shteti, aq më tepër për një gjyqtar, për një kryetar gjykate jo e jo, kështu që besoj që KLD ka vendimmarr­jen e duhur. E dyta, edhe si gjykatës zotëria nuk mund të shërbejë më, kështu që minimalish­t unë do të kërkoj pezullimin e tij si gjykatës. Pra, ai nuk mund të gjykojë më, nuk mund të jetë më pjesë e trupës gjyqësore të Republikës së Shqipërisë derisa të plotësohen procedurat disiplinor­e. Ne do të bëjmë inspektime, verifikime, do të pyesim persona. Këto janë rregullat", deklaroi ministri Manjani.

Ndërkohë, Krimet e Rënda kanë njoftuar nisjen e hetimeve për korrupsion pasiv pas publikimit të skandalit ku shfaqet gjyqtari Boçi duke kërkuar favore seksuale nga një qytetare, e cila kishte në këtë gjykatë nën shqyrtim një dosje

civile. Dosja e gruas ishte nën gjykim nga një gjyqtare që aktualisht do të inspektohe­t, ndërkohë që organi i hetimit do të pyesë qytetaren denoncuese si edhe do të kryejë ekspertizë­n e zërit për të konfirmuar dyshimet.

Një deklaratë ku është distancuar nga Guximtar Boçi ka bërë edhe Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë dhe i kërkon organit të akuzës

të veprojë për të zbardhur ngjarjen, ndërsa ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ku shkruan se reforma në drejtësi do na çlirojë nga të gjithë palaçot në sistemin e drejtësisë.

DENONCIMI NË "STOP"

Audio- përgjimi i publikuar parmbrëmë në emisionin investigat­iv "Stop" tregon rastin e kryetarit të

gjykatës së Gjirokastr­ës, Guximtar Boçi, i cili i kërkon seks një qytetareje në këmbim të drejtësisë. Denoncuesj­a kishte një çështje në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastë­r dhe ka kërkuar takim me kreun e saj, Guximtar Boci. Por në zyrën e tij, kryetari tenton ta puthë dhe i bën ofertë seksuale. Ndërsa refuzon të bëjë seks me kryetarin e Gjykatës

së Gjirokastr­ës, 40- vjeçarja humb çështjen. Ajo thotë se dështimi i saj, ka të bëjë me refuzimin, që i bëri kryetarit të gjykatës. Këtë shqetësim qytetarja ia shpreh edhe gjyqtares së çështjes me emrin Blerta, duke i rrëfyer për vardisjen e kryetarit. Kjo e fundit pranon, se fillimisht kryetari, Guximtar Boçi, ishte interesuar për dosjen në fjalë, por më pas jo më.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania