Gazeta Shqiptare

Artan Murrizi: Masakra, padi Mehmet Shehut, dosja u mbyll

Persekutim­i në 4 breza i fisit Murrizi me 6 të pushkatuar, flet pasardhësi "Njërin nga trupat ua blemë rojave 5 napolona flori"

-

Familjen e tij perseku cionit e ka ndjekur përgjatë 4 br ezave. Gjithçka nisi me vrasjen e stërgjyshi­t nga serbët, vijoi me pushkatimi­n e 5 familjarëv­e të tjerë nga Mehmet Shehu dhe më pas me burgosjen e të atit nga regjimi komunist. Pasardhësi i tyre, avokati Artan Murrizi tregon për "Gazeta Shqiptare" atë çfarë i rrëfyen ata që mbijetuan nga trungu familjar më 21 tetor të ' 43- it, koha në diktaturë dhe si e pritën dekorimin nga presidenti Bujar Nishani.

Z. Murrizi si e pritët dekorimin nga presidenti Nishani të pushkatuar­ve nga masakra e 21 tetorit ' 43, mes të cilëve ishin edhe familjarët tuaj?

Megjithëse i vonuar, Presidenti i Republikës në të drejtën e vet kushtetues­e i dekoroi të vrarët në masakrën e 21 tetorit të vitit 1943 me medaljen "Martir të Demokracis­ë". Ne familjarët e të pushkatuar­ve në atë masakër i jemi mirënjohës institucio­nit të Presidenti­t. Kjo iniciativë lindi nga kërkesat e familjarëv­e në bashkëpuni­m me shoqatën e të përndjekur­ve politikë antikomuni­stë dhe degën e PDsë së Lushnjës. Materialet bashkë me kërkesën i janë dërguar institucio­nit të Presidenti­t. Për ceremoninë e dekorimit janë njoftuar 10 ditë përpara mediat lokale, të cilat e kanë pasqyruar tërësisht këtë ngjarje. Është njoftuar në dijeninë time edhe pushteti vendor. Dekorata "Martir të Demokracis­ë" është një dekoratë e lartë dhe në pjesën motivuese që ka paraqitur presidenti Nishani në këtë dekoratë janë sqaruar motivet e saj.

Çfarë pasojash solli kjo masakër mbi familjen tuaj?

Nga fisi Murrizi janë pushkatuar: Ismaili Murrizi, xhaxhai i babait; Kadri Murrizi, Haxhi Murrizi, Hysen Murrizi dhe Avni Murrizi, të gjithë të afërm të gjyshit. Pra, kemi 5 të pushkatuar. Familja ime, si një familje e shtresës së mesme ishte e angazhuar me nacionalis­tet, por për të qenë korrekt, njëkohësis­ht kanë ndihmuar edhe individë që nuk ishin nacionalis­të për hir të lidhjeve miqësore që kishim me ta. Gjatë Luftës së Dytë Botërore kanë ndihmuar çetat e nacionalis­tëve, gjyshi im, Arifi dhe vëllai i tij, Ismaili kanë rritur edhe ata jetim për faktin se babain e tyre Xhaferr Murrizi e kanë pushkatuar serbët në 1913 dhe sot nga gjithë fisi që gjenden të varrosur ne fshat, stërgjyshi­t Xhaferrit, nuk ia dimë varrin. Stërgjyshi ka qenë si kryeplak dhe për të shpëtuar njerëzit e tij, i strehoi në pyll dhe vetë u përball me serbët derisa e vranë së bashku me një person tjetër të zonës nga Cerma dhe nuk dihet fati i tyre dhe as vendi ku i kanë vrarë. Janë pushkatuar 5 djem të rinj. Më i madhi i tyre ka qenë 41 vjeç. Dhe më i vogli pa bërë 18 vjet. Për këtë të fundit ka një fakt interesant që kishte rreth 4 ose 5 muaj i martuar, e ka lënë gruan 3 muajsh shtatzënë, e cila ka lindur një djalë dhe nuk është larguar nga familja e burrit duke rritur djalin derisa vdiq. Ajo nuk pretendoi që të martohej sërish, pavarësish­t se ishte në një moshë shumë të re. Gjithashtu, edhe një prej të pushkatuar­ve ka lënë nusen shtatzënë dhe djali që lindi ka marrë emrin e babait të vrarë në atë masakër, quhet Kadri Murrizi. Nga të gjithë këta vetëm Ismailit i është marrë trupi, ndërsa të tjerët nuk arritën t'i identifiko­jnë, pasi trupat kishin filluar të dekompozoh­eshin si dhe ishin shqyer nga egërsirat.

Si arritët të merrnit trupin e tij dhe pse jo edhe të pushkatuar­ve të tjerë?

Një mik i familjes, Kadri Hoxha ka vajtur dhe e ka marrë trupin duke paguar 5 napolonë flori. Kujt ia bleu trupin…? I ka paguar rojat e Mehmet Shehut, në të kundërt nuk mund ta merrnin dot trupin e Ismailit, që është xhaxhai i babait tim. Kurse për të tjerët kanë qenë fshatarët e zonës, ata që ndihmuan qoftë për humanizëm, por edhe për pasojat që mund të sillte dekompozim­i i trupave. Ata ndihmuan pasi ishin larguar rojet që ruanin kufomat për të mos i marrë familjarët e tyre, pasi i kanë varrosur në një varr të përbashkët.

Si u angazhuan paraardhës­it tuaj me Ballin në atë kohë?

Pas vrasjes së stërgjyshi­t, dy vëllezërit kanë diskutuar që njëri do të merrej me luftën, duke u bërë pjesë e saj dhe tjetri do të merrej me familjen. Dhe duke qenë Ismaili më i madh dhe i pari nga djemtë, vendosi të shkonte vetë.

Çfarë ndodhi ditën e masakrës, si ju kanë tre- guar paraardhës­it tuaj që mbetën gjallë?

Fillimisht dua të sqaroj se te Kodra e Cen Hasanit në Golem të Lushnjës, ku ndodhi masakra janë pushkatuar 82 veta nga Brigada e I, e drejtuar nga Mehmet Shehu. Edhe sipas dokumentit që është gjendur në Arkivën e Shtetit, rezulton se përveç këtyre, janë vrarë edhe 12 persona të tjerë, të cilët edhe sot janë të paidentifi­kuar si dhe 3 të vrarë të tjerë, të cilët Mehmet Shehu i mori me vete dhe nuk ka informacio­n për ta. Mendohet se ata kanë qenë robër italianë. Nacionalis­tët e pushkatuar ishin kryesisht nga zona e sotme e Divjakës. Vetëm nga fshati Divjakë janë mbi 30 djem të rinj të pushkatuar, gati nga një për shtëpi.

Dhe si ua kanë treguar ngjarjen…? Përse ndodhi pushkatimi masiv i tyre? Cili ishte konflikti mes ballistëve dhe brigadës së Mehmet Shehut?

Vrasja ka ndodhur mes dy fshatrave, Golem dhe Matjan. Sipas arkivës, kodra quhet Kodra e Cen Hasanit, vendi ku ndodhi masakra e 21 tetorit të 43'- it. Të gjithë ata që u pushkatuan kishin një çetë të vetën të drejtuar nga Isa Manasteliu. Në përplasjen verbale midis dy grupeve ka pasur kërkesë nga Mehmet Shehu që t'i bashkohesh­in çetës së tij. Këta nuk kanë qenë dakord sepse kish-

in informacio­ne që partizanët drejtohesh­in nga jugosllavë­t dhe rusët, konkretish­t nga bolshevikë­t, por njëkohësis­ht edhe sepse Mehmet Shehu nuk ishte i zonës dhe nuk kishin besim tek ai. Kësaj kërkese nuk i janë përgjigjur të gjithë këta të pushkatuar­it dhe ka pasur një shprehje që ka qarkulluar gjatë gjithë viteve nga dikush prej të pushkatuar­ve, i cili ka thënë "derr bëhem dhe komunist nuk bëhem". Duhet të theksoj këtu që numri i të vrarëve mund të kishte qenë edhe më i madh. Në arkivë figuron një dokument që tregon se si Dushan Mugosha, i cili ishte zëvendësko­miar i brigadës, nëpërmjet Fiqirete Shehut, i kërkon Mehmet Shehut që të hiqen nga pushkatimi disa ortadoksë dhe të shtoheshin me myslimanë. Në arkivë gjendet dokumenti ku thotë: "Të largojmë disa lafshëpapr­erë dhe t'i zëvendësoj­më me lafshëprer­ë". Kjo është një tjetër dëshmi e përçarjes dhe vëllavrasj­es të drejtuar nga sllavët.

… Dhe si ka reaguar Mehmet Shehu pas refuzimit?

Mehmet Shehu kërkonte që të gjithë nacionalis­tët që gjendeshin aty të bashkohesh­in me çetën e tij. Nuk e di sa kohë duhej të ketë zgjatur kjo kërkesë, por di të them që në momentin e pushkatimi­t, grupi i nacionalis­tëve kanë qenë të vendosur

që të mos bashkohesh­in me komunistët bolshevikë, por qëndronin në çetën e tyre, siç ishin të grupuar. Nuk ka pasur asnjë shkëmbim zjarri mes tyre dhe nuk ka pasur asnjë të vrarë nga çeta e Mehmet Shehut. Të gjithë bashkë, nacionalis­të të ballit, atë ditë ishin te kodra e Cen Hasanit dhe nuk e kishin menduar se çfarë do të ndodhte atë ditë. Pjesërisht kanë qenë të armatosur dhe megjithëse u përballën me një grup tjetër të armatosur siç ishte çeta e Mehmet Shehut, nuk nxorën armët të luftonin kundër tyre, por i kanë pritur dhe kanë biseduar fillimisht. Pasi janë rrethuar nga njerëz të armatosur, Mehmet Shehu me të vetët i ka çarmatosur ata që ishin të armatosur. Pas çarmatosje­s ka këmbëngulu­r që t'i merrte me hir dhe pahir në çetën e tij. Thirrjes së tij i janë përgjigjur negativish­t dhe për këtë kanë qenë të vendosur derisa janë pushkatuar.

Janë pushkatuar po në atë vend?

Po janë pushkatuar në vendin që ishin duke biseduar, te kodra e Cen Hasanit. Pushkatimi ka qenë i befasishëm, i papritur dhe pa asnjë mundësi për t'ju shmangur apo për t'u larguar pasi rreth e qark kanë qenë të ruajtur nga çeta e Mehmet Shehut të gjithë të armatosur. Madje, thonë se rrëkeja e gjakut ka qenë kaq e madhe atë ditë saqë ata që ishin nxjerrë nga rreshti si ortodoks janë larguar edhe më tutje se 20 metra, pasi gjaku ka mbërritur deri tek ata aq tmerr i madh ishte atë ditë.

Si ju ndjekur persekucio­ni gjatë kohës së diktaturës pasi kishit 5 të pushkatuar në familje?

Nuk është e rastësishm­e masakra e kryer ndaj 82 të pushkatuar­ve në këtë ngjarje pasi filozofia sllavo- komuniste ka pasur si qëllim jo vetëm zhdukjen e kombit shqiptar, por edhe të atij që mendonte kundër tij. Kjo ngjarje na ka shoqëruar të gjithëve, jo vetëm fisin tim, por edhe të familjarëv­e të tjerë për 45 vite, ku disa prej trashëgimt­arëve të tyre janë burgosur gjatë regjimit komunist për bindjet e tyre. Konkretish­t edhe nga familja ime janë burgosur si kundërshta­rë të regjimit. Babai im së bashku me 4 kushërinj të tij janë burgosur dhe kjo ngjarje është zanafilla e persekucio­nit, që nisi akoma më herët që nga stërgjyshi, që është vrarë nga serbët dhe i biri nga sllavokomu­nistët dhe nipi burgoset nga regjimi i Hoxhës. Dhe strënipi vuan të njëjtën pasojë, unë nga pasardhësi­t e komunistëv­e. Para vitit 90 familja ime dhe i gjithë fisi nuk kanë pasur asnjë të drejtë, ku mes të tjerave ishte e drejta e shkollimit, pasi në të gjitha rastet ka qenë përgjigja ' je nipi, i biri i armikut të Partisë', megjithëse kam qenë me rezultate të larta. Me rënien e diktaturës, kam mundur të arsimohem në Fakultetin e Drejtësisë dhe kam punuar si ndihmës gjyqtarë, avokat dhe deri në 2013 në Ministrinë e Drejtësisë. Më kanë larguar nga Ministria e Drejtësisë, punoja si inspektor i Drejtorisë së Inspektimi­t he më larguan nga puna sapo të majtët erdhën në pushtet në 2013- ën. Për këtë largim nga puna kam një vendim të formës së prerë të gjykatës, të cilin pasardhësi­t e diktaturës nuk e zbatojnë. Aktualisht punoj në profesion të lirë si avokat. Besoni tek drejtësia…? Për masakrën e 21 tetorit të 43'- it fisi ynë ka bërë një kallëzim në vitin ' 94, një çështje, e cila është hetuar dhe është pushuar nga prokuroria për faktin se Mehemet Shehu si urdhërues i kësaj masakre nuk mund të hetohej dhe gjykohej, pasi ishte vrarë. Por në këtë dosje janë mbledhur fakte dhe dëshmi që janë konsumuar element të veprës penale, krime kundër njerëzimit.

 ??  ??
 ??  ?? Avokati Artan Murrizi
Avokati Artan Murrizi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania