Gazeta Shqiptare

Strategjia e PS, sa më shumë njerëz në votime

Kryetari socialist mbledh 12 koordinato­rët dhe 61 krerët e partisë në bashkitë e vendit Porosia e Ramës: "Dilni në terren, punoni me votuesit"

- Darina Tanushi

Zbulohet strategjia ele ktorale që do të ndjekë Partia Socialiste në zgjedhjet e ardhshme parlamenta­re. Burimet nga kjo parti bënë me dije se këtë herë do të punohet për nxjerrjen e sa më shumë njerëzve në votime. Drejtuesit socialist, sipas të njëjtave burime nuk kanë ndërmend këtë herë të bindin të pakënaquri­t nga reformat e qeverisë, pasi ata tashmë mund ta kenë marrë një vendim, por kjo parti ka mjaft "potencial" të pashfrytëz­uar, që do të thotë se shumë nga simpatizan­tët e saj mund të kenë pasur një lloj tërheqjeje në ditët e votimit. Pikërisht kjo do të jetë pika e dobët, ku do të fokusohet puna, ditën e zgjedhjeve, por edhe më përpara, nga ana e kësaj partie. Ndërkohë puna për organizimi­n e strukturav­e ka kohë që ka nisur në PS.

Mëngjesin e djeshëm, Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi një mbledhje me të deleguarit e Kryesisë në 12 qarqet e vendit, kryetarët e bashkisë së 61 degëve, sipas ndarjes së re territoria­le dhe sekretarët. Edhe këtu porosia e kryetari Rama ishte: "Dilni në terren, punoni me votuesit".

Mbledhja kishte në fokus plotësimin e detyrave në proces, të lëna nga Asambleja Kombëtare. Gjithashtu, një pikë e rëndësishm­e ishte njohja e 61 kryetarëve me të deleguarit nga kryesia e partisë, për të nisur fillimin e punës normale të funksionim­it të strukturav­e të partisë dhe asambleve të rre-

theve, saktësohet në faqen zyrtare të PSSH, në "Facebook". Burimet nga mbledhja bënë me dije se gjatë takimit që zgjati për rreth 90 minuta, 12 koordinato­rët dhe krerët e degëve morën porosi nga kryetari që "të intensifik­ojnë kontaktet me bazën, të dalin në terren, të njihen me shqetësime­t e njerëzve dhe të mundohen që në bashkëpuni­m me deputetët e qeverinë t'u japin zgjidhje sa të munden". Kryetari i PS- së u ka lënë porosi drejtuesve vendorë që të mbledhin asambletë dhe të nisin me organizimi­n e punës.

TAKIMI ME FERMERËT

Kryeminist­ri takoi dje, banorë të Kuçovës, në Berat. Njëri prej tyre u ankua për shërbimin e hipotekës. Banori tha se në Hipotekë i kanë thënë që të marrë helikopter dhe të shkojë te prona. Pasi i tha se ishte informuar për rastin e tij nga ministrja Ermonela Felaj, Kryeminist­ri i bëri me dije banorit se çështja do t'i zgjidhet dhe "ata që thonë ik me helikopter, do ikin pa helikopter dhe do të fluturojnë nga dritarja, dhe nuk do të puthin më në zyrë". Një tjetër banor i foli për bujqësinë, ndërsa Rama e pyeti: "Po hashash a mbillet këtu?". Më tej kreu i qeverisë dha edhe një përgjigje për reformën në drejtësi, ndërsa një nga banorët e pyeti: Keni marrë ekskavator për kanalet, po ekskavator për drejtësinë keni marrë?. "Ne e kemi marrë ekskavator­in, por është kanal i madh dhe ka shumë llum, që nuk pastrohet ndonjëherë. Por ekskavator­i e ka filluar punën, ju e shikoni që dalin llumra", u shpreh Rama.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama, në takimin me krerët e PS në rrethe
Kryeminist­ri Edi Rama, në takimin me krerët e PS në rrethe
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania