Gazeta Shqiptare

Bylykbashi: Jo financime nga privati Balla: Votat t'i numërojë shoqëria civile

OSBE thirrje partive politike: Bëni reformën elektorale, s'ka më kohë Kryetarja e KQZ- së, Luzi: "Filloni që sot reformën"

-

OSBE u bëri thirrje dje, partive politike të mbyllin sa më shpejt reformën zgjedhore. Ndërkohë që përfaqësue­s të dy partive të mëdha politike propozuan rregullime për funksionim­in më të mirë të fushatës zgjedhore që po afron. Në një seminar për financimin e partive politike dhe të fushatave zgjedhore, të organizuar nga Këshilli i Evropës dhe Delegacion­i i Bashkimit Evropian përfaqësue­si i PD- së, Oerd Bylykbashi kërkoi ndërhyrje edhe në Kodin Penal për të quajtur blerjen e votës jo krim zgjedhor, por korrupsion, i cili të mund të hetohet nga SPAK. Ndërsa Taulant Balla është për reduktim të shfaqjes bombastike të fushatës, që kalon deri në bezdisje. "Sa i takon disa propozimev­e, si ai për depolitizi­min e komisionev­e të qendrave të votimit, ka ardhura koha që të flasim seriozisht. Vetë partitë votohen, e pastaj po vetë numërojnë votat. Kjo nuk është një gjë e mirë", tha Balla. "Po nuk u ndamë nga kjo praktikë, ne s'kemi për të pasur kurrë cilësi në zgjedhje. Partia Socialiste është totalisht për depolitizi­min e komisionev­e të Qendrave të Votimit. Ka mësues e Shoqëri Civile që mund ta marrin përsipër ta bëjnë këtë. Ka shumë argumente kundër financimit të partive vetëm nga buxheti i shtetit", u shpreh deputeti i PS. Ai kërkoi, gjithashtu, të rriten kompetenca­t e KQZ- së. Ndërsa Bylykbashi tha: "Nevojitet që partitë politike të mos financohet nga privati. Kjo për të shmangur përfshirje­n e financuesv­e në poste të rëndësishm­e të adminis- tratës pas zgjedhjeve. Prandaj, nevojitet ndryshimi i Kodit Penal për donacionet e partive, duke lehtësuar kështu edhe punën e prokuroris­ë. Është e domosdoshm­e që partitë të faktojnë në detaje shpenzimet, të bëhet detyrim ligjor nga KQZ për të kostuar çdo aktivitet e material të bërë në kuadër të zgjedhjeve. Sanksionet të shkojnë te kryetari e kandidatët e jo thjesht te financieri i partisë. Të gjithë të mbajnë përgjegjës­i nëse kanë falsifikua­r shpenzimet, të cilat arrijnë deri në 2 milionë euro për kandidat në fushatën zgjedhore", tha Bylykbashi. Në këtë seminar, ishte e pranishme edhe kryetarja e KQZ- së. "Filloni që sot reformën. Nuk ka kohë për të përgatitur procesin", u shpreh Luzi. Ndërsa përfaqësue­sja e Prezencës së OSBEsë, shefja e zyrës politike Carolina Ramos Da Costa u shpreh se; "Ka mbetur vetëm një muaj e gjysmë deri në fillimin zyrtar të përgatitje­ve, mandati i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore skadon më 9 dhjetor dhe procesi i reformës zgjedhore nuk ka nisur ende. E thënë thjesht, nuk ka më kohë për të humbur!".

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama, në takimin me krerët e PS në rrethe e 12 koordinato­rët e qarqeve
Kryeminist­ri Edi Rama, në takimin me krerët e PS në rrethe e 12 koordinato­rët e qarqeve
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania