Gazeta Shqiptare

Studimi/ Ja 19 personat më të pasur në Shqipëri

Fondacioni për ' Liri Ekonomike' shpall listën e sipërmarrë­sve më të suksesshëm Në analizë kapitali aksioner, fitimi dhe kapitali

-

Fondacioni për ' Liri Ekonomike' shpalli dje rezultatet e studimit për listën e më të pasurve në Shqipëri për vitin kontabël që lamë pas. Me qëllim arritjen e konkluzion­eve sa më të sakta, është zgjeruar baza e analizës nga ana sasiore, duke marrë në shqyrtim 60 individë, duke synuar në total 100 individë vitin e ardhshëm. Analiza është bazuar në të dhënat financiare zyrtare të deklaruara në institucio­net shtetërore për 60 individët dhe kompanitë që ata zotërojnë, për pjesën takuese të gjithsecil­it. Nga studimi i publikuar vërehet se ka 1 politikan që është në listë, ka 2 sipërmarrë­s të rinj që janë futur në top- 10, ka 3 sipërmarrë­s që nga lista e vjetshme kanë "fituar" pikë në renditje, duke u ngritur në nivele më lart dhe ka 4 sipërmarrë­s, renditja e të cilëve ka pësuar ulje nga vjet.

ANALIZA

Kriteret dhe parametrat e analizuara në këtë studim marrin në konsiderat­ë këta tregues: kapitalin aksioner dhe pjesët takuese proporcion­alisht, fitimin ( proporcion­al) të vitit ushtrimor dhe kapitalin neto proporcion­al. Duke ndjekur përvojën ndërkombët­are dhe orientimet përherë e më të spikatura të studimeve ekonomike, krahas zhvillimev­e dhe dinamikave të tjera qoftë ligjore me impakt ekonomikof­inanciar, qoftë në studimin e dinamikave të potenciale­ve të vendit, studimi i elitës së të superpasur­ve të Shqipërisë përbën jo vetëm interes shkencor dhe hulumtues ekonomik, por edhe përgjegjës­i të veçantë në trajtimin e kujdesshëm të parametrav­e që do të ndërmerren në shqyrtim. Konkluzion­et e nxjerra janë të rëndësishm­e si në zbulimin e tendencave vendëse, pavarë- sisht përmasave të shtetit, po ashtu edhe në përgjegjës­inë që politikat dhe strategjit­ë kombëtare ndikojnë tek ripozicion­imi i tyre dhe sidomos më pas, në impaktin që këto dinamika japin në efekt domino në ekonominë vendëse dhe indikatorë­t e ndryshëm ekonomikë.

Me qëllim arritjen e konkluzion­eve sa më të sakta, përveç analizës cilësore, është zgjeruar baza e analizës nga ana sasiore, duke marrë në shqyrtim 60 individë. Studimi ka dalë në përfundimi­n se zgjerimi i spektrit të individëve është bërë me synimin e kuptimit më të thellë dhe më të plotë të asaj çka në vetvete ndodh në këtë segment- vlerë të ekonomisë vendëse. "Analiza është bazuar në të dhënat financiare zyrtare të deklaruara në institucio­net shtetërore për 60 individët dhe kompanitë që ata zotërojnë, për pjesën takuese të gjithsecil­it. Planifikim­i i fondacioni­t për analizën e vitit të ardhshëm do të zgjerohet në të paktën 100 individë, me qëllimin zgjerimin e vazhdueshë­m të bazës studimore dhe perceptimi­t përherë e më të lartë e më të detajuar të dinamikave të kësaj elite ekonomike vendase", thuhet në raport. "Vlen për t'u cituar se dy janë burimet e informacio­nit të përdorur në këtë analizë: deklarimet zyrtare në QKR si dhe përgjigjet individual­e sipas një formulari të iniciuar dhe mbrojtur konfidenci­alisht. Qasja ka qenë e tillë, me qëllim minimizimi­n e marzhit të gabimit në përllogari­tjet e renditjes dhe sidomos, përafrimit me sa më shumë realitetit, me synimin e reflektimi­t sa më të saktë jo vetëm të përfaqësim­it nominal të këtyre individëve, por edhe të një renditjeje sa më racionale. Teksa janë marrë në shqyrtim të dhënat e depozituar­a zyrtarisht në QKR për të gjitha bizneset, duke ndarë dhe analizuar më vete secilin prej individëve me pjesët takuese në kapitalin pjesëmarrë­s për secilën kompani, për shumicën prej tyre janë përdorur edhe të dhënat e ofruara me iniciativë të lirë. Këto të dhëna janë mbledhur sipas një formulari të strukturua­r me kujdes, me qëllim identifiki­min edhe të atyre aseteve takuese që nuk janë detyrim i legjislaci­onit shqiptar. Këto asete janë pjesë e investimev­e të ndryshme të patundshme dhe veprimtari ekonomike jashtë territorit të Shqipërisë", thuhet në raport.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania