Gazeta Shqiptare

Nënshkruhe­t marrëveshj­e me KFV, Rama ironizon ish- kryeminist­rin

Interkonje­ksioni Shqipëri- Maqedoni

-

se kemi vite dritë që na ndajnë. Mendoj se sa më shumë të mësojmë nga drita juaj, aq më mirë është. Kur bëhet fjalë për konkurrenc­ë, e vetmja që mund të dëshirojmë është t'ju mundim në futboll, tjetër gjë nuk mund të arrijmë. Por, edhe po nuk ju mundëm, prapë jemi të pranishëm edhe në skuadrat tuaja. Shkodran Mustafi nuk është i juaji, është i yni, ju e morët. Ka fanellë më hijerëndë, sidoqoftë në këtë bashkëpuni­m bilateral, ai ka peshën e interkonje­k- sionit që ne firmosim. Madje, rrezik se është më i shtrenjtë se interkonje­ksioni", u shpreh kryeminist­ri. Kreu i qeverisë u ndal edhe tek linja e interkonje­ksionit Shqipëri- Kosovë, si dhe tek mbështetja e ofruar nga Gjermania në sektorë të ndryshëm në vend.

INTERKONJE­KSIONI

Linja 400 kilovolt Maqedoni- Shqipëri i është afruar më shumë konkretizi­mit të saj me një hua të re të financuar nga qeveria gjermane përmes bankës KfW. Në një ceremoni të mbajtur në Kryeminist­ri, ku u nënshkruan disa marrëveshj­e të lidhura jo vetëm me energjinë, por edhe mbetjet ishin të pranishëm Sekretari Parlamenta­r i Shtetit në Ministrinë Fderale për Bashkëpuni­m dhe Zhvillim Ekonomik, Hans Joachim Fuchtel; ambasadorj­a e Gjermanisë në Shqipëri, ministra të kabinetit shqiptar si dhe krerë të disa bashkive. Sekretari Fuchtel vuri thek- sin te zbatimi i reformave të nevojshme në ekonomi, por edhe sektorët që përbëjnë interes për t'u mbështetur nga Gjermania. Kreu i qeverisë ka nënvizuar një sërë sektorësh, ku Gjermania ka asistuar Shqipërinë, ndërkohë që lidhur me huan e fundit 20 milionë euro, garantohet një autostradë e re energjetik­e, përveç asaj me Kosovën. Deri më tani financimi i Gjermanisë për linjën 400 kilovolt me Maqedoninë kap vlerën 50 milionë euro, nga të cilat 30 milionë janë dhënë më herët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania