Gazeta Shqiptare

Legalizime­t, 5 kategoritë e reja, si paguhet fatura

Pagesa e parcelës ndërtimore me bono dhe lekë, zbritje 20% për shlyerjen brenda 45 ditëve Marrin tapi ndërtimet anash rrugëve, në zona të mbrojtura e pranë institucio­neve

- Ornela Manjani

Pesë kategoritë e reja që përfshihen në pro cesin e legalizimi­t pas ndryshimev­e të fundit ligjore do të paguajnë parcelën ndërtimore me lekë dhe me bono privatizim­i. Çmimi i truallit do t'i referohet çmimit sipas hartës së vlerës së pronave në fuqi. Pronarët e ndërtimeve pa leje do të paguajnë gjysmën e vlerës së tregut të tokës në lekë dhe pjesën tjetër me bono privatizim­i për të gjithë personat që kanë ndërtuar në tokën e të tretëve. Tarifat e shërbimit janë zeruar. Personat që kanë ndërtuar në tokën e tyre nuk kanë asnjë detyrim financiar për procesin e legalizimi­t.

AFATET

Burime zyrtare nga ALUIZNI bëjnë të ditur se në bazë të ligjit nr. 50, dt. 27.06.2014, të gjithë qytetarët do të përfitojnë një zbritje në masën 20% të vlerës së parcelës ndërtimore, në rast pagese të menjëhersh­me brenda 45 ditëve nga data e njoftimit. Gjithashtu, qytetarët do të përfitojnë edhe një zbritje - 10% të vlerës së parcelës ndërtimore, si garanci për pagesën në mënyrë të rregullt të energjisë elektrike. Nëse poseduesit e ndërtimit pa leje nuk e shlyejnë plotësisht detyrimin financiar për parcelën ndërtimore brenda 6 muajve nga data e njoftimit, pasuria e paluajtshm­e e fituar në bazë të ligjit 9482, datë 03.04.2006 do të regjistroh­et pranë ZVRPP- së, me barrë hipotekore deri në shlyerjen e këtij detyrimi.

Ndërkohë që nuk mund të legalizohe­t më shumë se 3- fishi i bazës së objektit të ndërtuar pa leje. Në rast se një person ka ndërtuar 50m2 do të marrësh 150 metra dhe kjo logjikë do të ndiqet për të gjitha ndërtimet. Objektet tregtare që kanë bërë ndërtime psh., 500 metra do të marrin 1500 metra, por do ta paguajnë me çmim tregu. Ndërsa për llogaritje­n e vlerës së parcelës është marrë gjysma e vlerës së tregut.

KALIMI I PRONËSISË

Në vendimin e Këshillit të Ministrave përcaktohe­t që kalimi i së drejtës së pronësisë mbi parcelën ndërtimore të objektit pa leje bëhet si-

pas dispozitav­e të Kodit Civil. Në rastin e ndërtimeve me funksion banimi, si rregull sipërfaqja e parcelës për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë duhet të jetë deri në masën e trefishit të bazës së ndërtimit, por në çdo rast jo më e madhe se 500 ( pesëqind) m ² . Për ndërtimet pa leje me funksion social- ekonomik zbatohet vetëm kriteri i trefishit të sipërfaqes së bazës së ndërtimit. Kur për shkak të përmasave ose konfigurac­ionit të parcelës ndërtimore krijohen sipërfaqe të lira, që nuk mund të shfrytëzoh­en më vete për ndërtim, ato i shiten poseduesit të ndërtimit pa leje

sipas vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania