Gazeta Shqiptare

Plagoset miku i ngushtë i Elton Çiços

Policia: Dyshimi, 29- vjeçari, i përfshirë në trafikun e drogës drejt Greqisë. Të afërmit: S'kishte konflikte Andi Mustafaraj sapo ishte ulur në lokal, në kërkim autorët

- Xhensila Kodra

Një atentat me armë zjarri iu bë njërit prej shokëve më të ngushtë të Elton Çiços, i cili u vra më 1 maj të këtij viti në lokalin "De Niro", në Tiranë. E njëjta skenë krimi u përdor edhe mesditën e djeshme për 29- vjeçarin Andi Mustafaraj. Drejt këtij të fundit u qëllua me 3 plumba nga një person ende i paidentifi­kuar për policinë, ku dy prej plumbave e prekën në trup. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 12: 30 minuta, në verandën e lokalit "Merlin Monroe", në zonën e ish- ekspozitës "Shqipëria sot". Burime zyrtare të policisë bënë me dije se i riu është një ndër shokët e Elton Çiços, ndërsa pista kryesore e atentatit ndaj tij është ajo e hakmarrjes dhe përplasja mes bandave për shkak të konfliktev­e për trafikimin e drogës. Edhe pse lokali ku ndodhi ngjarja ishte vetëm pak metra larg Drejtorisë së Policisë Tiranës, për uniformat blu fillimisht ishte raportuar si një aksident rrugor. Të parët që mbërritën ishin oficerët e policisë rrugore, por më pas u konstatua se bëhej fjalë për një të plagosur me armë zjarri. I plagosuri ndodhet në Spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetëso­re. Ai u transportu­a në spital me një makinë të rastit.

PLAGOSJA

I riu kishte vetëm pak minuta që ishte ulur në verandën e lokalit dhe kishte porositur një kafe dhe një ujë pa gaz, ndërsa makinëne etij e kishte parkuar para lokalit. Pikërisht në ato momente, autori ka shkuar drejt 29vjeçarit dhe ka qëlluar tri herë me armë drejt objektivit të tij. Pas kësaj, agresori është larguar në këmbë në drejtim të Bulevardit "Barjam Curri", ku dyshohet se e priste një makinë. Duke u nisur nga skena e krimit, burimet e policisë thanë se autorët e kanë ndjekur Mustafaraj­n me një makinë deri në momentin që ai është ulur në lokal. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, ekspertët e kriminalis­tikës nisën punën për identifiki­min dhe vënien në pranga të autorëve, ndërsa sekuestrua­n edhe kamerat e lokalit ku ndodhi plagosja si dhe të disa bizneseve përreth. Në pyetje, policia mori edhe disa dëshmitarë okularë që ndodheshin në momentin e ngjarjes, ku disa prej tyre

kanë treguar se kanë parë një person të veshur me rroba të errëta dhe sapo qëlloi me armë, u largua menjëherë prej aty. Nga hetimet paraprake të oficerëve të policisë, mësohet se pista kryesore është ajo e një tentative vrasjeje, për shkak të përplasjes së dy bandave për konflikte droge. Sipas të njëjtave burimeve, bëhet me dije se Andi Mustafaraj nuk ka qenë një emër i padëgjuar për policinë, pasi për ta, ai njihej si një person i përfshirë në trafikun e drogës drejt Greqisë. Pas vrasjes së Çiços, për të cilin janë shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar, Jani Alia dhe Renato Milloshi, policia dyshon se Andi Mustafaraj u kishte çuar fjalë atyre se do të hakmerrej për vrasjen e mikut të tij. Ky kërcënim dyshohet të jetë edhe arsyeja e tentativës për

vrasjen e 29- vjeçarit Andi Mustafaraj.

TË AFËRMIT

Duke pritur që operacioni i mikut të përfundont­e me sukses, familjarët dhe miqtë e Mustafaraj­t ndodheshin para Spitalit të Traumës. Ata thanë për "Gazeta Shqiptare" se nuk kanë pasur dijeni të ndonjë konflikti që ai mund të ketë pasur me persona të tjerë. Gjithashtu, ata u shprehën se 29- vjeçari ishte baba i një fëmije dhe se nuk ishte një njeri problemati­k. Ndërsa njëri prej mjekëve të këtij spitali pohoi se i riu kishte marrë dy plumba. Një në shpatull dhe tjetrin në bark, që i kishte prekur edhe shpretkën. Sipas mjekut, gjendja e të plagosurit është e rënduar, pasi kishte humbur shumë gjak dhe se deri në orët e vona të pasdites ka marrë 6 qese me gjak. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, uniformat blu nisën punën për zbardhjen e plotë si dhe identifiki­min dhe vënien në pranga të autorëve. Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi në vendin ku u plagos 29- vjeçari Mustafaraj, 3 gëzhoja dhe 2 predha. Po ashtu, u sekuestrua­n edhe pamjet filmike të lokalit ku ndodhi krimi si dhe të disa bizneseve përreth.

 ??  ?? I plagosuri, Andi Mustafaraj
I plagosuri, Andi Mustafaraj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania