Gazeta Shqiptare

Truallit i del pronari, 20 familje rrezikojnë të dalin nga banesat

"Më mirë të na vrasin se s'kemi ku të shkojmë. Vendimi i gjykatës, absurd" Banorët bllokojnë rrugën për 30 minuta, ndërhyn policia

- Senad Nikshiqi

Përfaqësue­s të 20 famil jeve që jetojnë tek ish' Artistikja' në Shkodër kanë bllokuar dje për afro gjysmë ore rrugën që lidh stacionin e trenit me Unazën lindore të qytetit, pas urdhrit të Përmbarimi­t për të liruar banesat e tyre. Ka qenë Gjykata e Apelit të Shkodrës, e cila ka vendosur nxjerrjen e këtyre banorëve nga shtëpitë, pasi truallit i ka dalë pronari. Vendimi ka irrituar familjet në fjalë, që dje kanë deklaruar se janë të vendosur për të mos dalë nga banesat ku kanë jetuar për vite me radhë. Sipas tyre, ky është një krim i veshur me korrupsion në sistemin e drejtësisë. "Gjykatësi, i cili ka dhënë vendimin për të na nxjerrë jashtë është i korruptuar. Pa na vrarë, nuk dalim nga këtu. Kur duan votat vijnë dhe i marrin. As kryetarja e bashkisë nuk merr mundimin për të ardhur dhe për të na parë, ndërkohë që kemi 4 ditë e 4 net që nuk flemë nga frika se vjen Përmbarimi dhe na nxjerr jashtë. Kërkojmë vetëm drejtësi", thanë banorët. Është dashur ndërhyrja e forcave të policisë që situata të rikthehej në normalitet.

PROTESTA

Banorët që u hodhën në

protestë ditën e djeshme u shprehën se vendimi i dhënë nga gjykata është absurd. "S'kemi ku të shkojmë. Po të duan, të vijnë dhe të na mbysin dhe pastaj të bëjnë çfarë të duan. I kemi dhënë votën kryebashki­akes Voltana Ademi, ndaj duhet të vijë këtu që të zgjidhë problemin që kemi. Polici i lagjes na ka sjellë një letër të Përmbarimi­t për të dalë sot

( dje) jashtë. Kërkojmë të drejtën tonë se kemi 25 vite këtu, disa banesa janë në proces legalizimi. Nuk mund të bëhet kështu", tha Marjan Zefi. Ndërkaq, përfaqësue­s të 20 familjeve pohuan se pronarët që pretendojn­ë se është trualli i tyre kanë dokumentet false. "Pse nuk vjen pronari i truallit të sqarohet me ne? Nuk e njohim fare deri më sot ( dje). Jemi ankuar në të gjitha institucio­net dhe askush nuk na është përgjigjur deri tani. S'ka drejtësi. Të gjithë janë të korruptuar, ndërsa flasin për reformën në drejtësi. Është turp kjo që po ndodh", deklaruan banorët që kanë marrë urdhër për të dalë nga shtëpitë. Ndërkaq, ata sqaruan se ndërtesa ku banojnë ka qenë më parë e shtetit. "Gjykata i bën këto punë. Kemi fletë- hyrjen që nga viti 1993 që na e ka dhënë Bashkia Shkodër. Ne e kemi mbajtur ndërtesën, sepse ka qenë e braktisur. Vite më parë ka qenë e shtetit dhe nuk ka pasur fare pronësi, ndërsa tani pas 25 vitesh i del pronari. Jemi ankuar kudo, por s'kemi gjetur zgjidhje", thanë pjesëtarë të 20 familjeve.

 ??  ?? Protesta e djeshme në Shkodër
Protesta e djeshme në Shkodër
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania