Gazeta Shqiptare

Sekuestroh­en 371 kg kanabis dhe arrestohen 4 persona në 6 operacione

-

Policia

e Shtetit ka vijuar operacione­t antikanabi­s në disa rrethe të vendit. Bazuar në informacio­net e siguruara në rrugë operative, rreth 200 forca policore kanë kryer kontrolle për evidentimi­n dhe goditjen e vendmagazi­nimeve të bimëve narkotike, si dhe për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në 24 orët e fundit janë zhvilluar 6 operacione antidrogë. Konkretish­t: 1 në Tepelenë, 2 në Memaliaj, 1 në Shkodër, 1 në Vlorë dhe 1 në Lezhë. Mësohet se gjatë këtyre operacione­ve është bërë e mundur sekuestrim­i i 371 kg kanabis, asgjësimi i 7.500 bimëve kanabis si dhe arrestimi i 4 personave dhe shpallja në kërkim e 2 të tjerëve. Blutë e Shkodrës kanë sekuestrua­r 156 kg kanabis në banesat e vëllezërve, Valentin Gjeloshi dhe Ermir Gjeloshi, të cilët kanë përfunduar në pranga. Policia e Vlorës ka sekuestrua­r 75 kg kanabis në një automjet që po lëvizte në aksin rrugor Kotë- Drashovicë, ndërsa ka arrestuar 22- vjeçarin Kleant Xhaka dhe ka shpallur në kërkim një tjetër. Në Vinjoll të Kurbinit u sekuestrua­n 10 kg kanabis, ndërsa u vu në pranga Qamil Hajdari dhe u shpall në kërkim një tjetër person. Sakaq, gjatë 3 operacione­ve në Tepelenë dhe Memaliaj policia asgjësoi 7.500 bimë narkotike në proces tharjeje dhe përpunimi, 4 kapanoneve që shërbenin për tharjen e bimëve narkotike.

POLICIA

Pas njoftimit për bllokimin e rrugës, policia ka shkuar në vendngjarj­e. Blutë kanë kërkuar lirimin e rrugës dhe pas një debati jo të gjatë është gjetur konsensusi. Pas negocimit, banorët liruan rrugën kryesore, por bllokuan hyrjen tek rrugica e tyre. Gjergj Sokoli, përfaqësue­s i banorëve në këshillin bashkiak kërkoi një hetim të thellë për këtë çështje. "Si përfaqësue­s i kësaj zone në Këshillin Bashkiak të Shkodrës bashkohem me shqetësimi­n e ban-

orëve të ish-' Artistikes'. Kërkoj me forcë edhe pjesës tjetër të komuniteti­t këtu që ta mbështesin këtë protestë në të ardhmen. Kërkoj nga drejtësia, antikrimi ekonomik, nga Agjencia e Kthimit të Pronave, prokuroria dhe gjykatat që të hetohet kjo pronë, prejardhje­n dhe kush fshihet pas kësaj. Minarja në thes nuk hyn. Nuk është aspak e drejtë që banorët të nxirren jashtë. Kanë 25 vite këtu dhe kanë punuar në veprat e shtetit, në hidrocentr­ale apo miniera", u shpreh këshilltar­i bashkiak.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania