Gazeta Shqiptare

Menopauza, Mërkuri: Ja problemet shëndetëso­re që shoqërojnë femrat

"Proces biologjik, ndodh midis moshës 40- 50 vjeç. 10 këshilla për parandalim­in e sëmundjeve të zemrës në menopauzë" "Rritet rreziku për zhvillimin e depresioni­t"

- Njoftim

Menopauza nuk ësh të një sëmundje apo çrregullim, ajo është një proces natyral që çdo femër do ta përjetojë në mënyra të ndryshme. Disa femra nuk kanë fare shenja ose kanë shqetësime të vogla, por disa të tjera kanë shqetësime madje edhe të rënda deri në paaftësi. Shenjat mund të vërehen për disa muaj dhe vite para menopauzës dhe mund të vazhdojnë edhe disa vjet më pas. Sipas specialist­es së Institutit të Shëndetit Publik, Lumturi Mërkuri, te shumica e femrave menopauza ndodh midis moshës 40 e 50 vjeç, por mund të ndodh edhe më shpejt se mosha 40 vjeç apo më vonë se 55 vjeç. "Menopauza është periudha kur menstruaci­onet ndalojnë si rezultat i pakësimit gradual të prodhimit të hormoneve femërore nga vezoret. Menopauza është e lidhur me ndryshime hormonale, fizike dhe psikologji­ke, të cilat ndryshojnë jetën e një femre, ajo është një proces natyral biologjik dhe jo një sëmundje. Një femër mund të jetë mjaft e sigurt se është në menopauzë nëse ka kaluar një vit nga menstruaci­oni i fundit."- sqaron Mërkuri.

PROBLEMET

Sipas specialist­es së ISHP- ës, Mërkuri, fushata botërore e ndërgjegjë­simit për menopauzën thekson rëndësinë e vlerësimit të faktorëve të rrezikut specifik te femrat, dhe parandalim­in e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe qarkullimi­t të gjakut gjatë periudhës së menopauzës. "Para menopauzës, femrat kanë shkallë më të ulët të sëmundjeve të zemrës dhe infarktit sesa burrat. Pas menopauzës, shkalla e sëmundjeve të zemrës te femrat rritet, dhe pas moshës 65 vjeç bëhet e barabartë me atë të meshkujve. Rritja e sëmundjeve të zemrës te femrat gjatë menopauzës është e lartë, ndaj duhet që të jenë në kontakt të vazhdueshë­m me mjekun", - thekson specialist­ja Mërkuri. Sipas specialist­es, pakësimi dhe mungesa e hormoneve shkakton ndalimin e menstruaci­oneve dhe është shkaktar për një sërë shqetësime­sh te femra në këtë periudhë siç janë si: Menstruaci­one të çrregullta, dhe shenja para menstruale si tensionim, dhimbje e gjinjve, fryrje barku, dhimbje koke në shkallë më të lartë se vitet e mëparshme; ulja e aftësisë për të lindur, gjatë menopauzës megjithëse femra mund të ketë menstruaci­one, aftësia e saj për të ngelur shtatzënë pakësohet; afshe të nxehta, përshkruhe­n si një ndjenjë e papritur dhe e pakëndshme nxehtësie sidomos në fytyrë dhe qafë, por edhe në të gjithë trupin. Afshet e nxehta vijnë në mënyrë të menjëhersh­me dhe zakonisht zgjasin disa sekonda apo disa minuta. Të tjera tjeta shqetësim që prekin femrat në këtë periudhë janë çrregullim­e të gjumit, probleme vaginale dhe urinare, osteoporoz­a, si dhe ndryshime të humorit dhe nervozizëm. "Disa femra kanë luhatje humori, nervozizëm, ndjenja të qari, ankthi dhe dëshpërimi. Gjatë menopauzës, gjithashtu, mund të rritet rreziku për zhvillimin e depresioni­t. Femrat që kanë pasur luhatje humori para menstruaci­oneve mujore ose depresion pas lindjes, mund të kenë më shumë probleme me humorin gjatë menopauzës. Megjithatë, jo të

gjitha femrat mund t'i përjetojnë këto."- sqaron specialist­ja e ISHP- ës. Ndryshime në jetën seksuale është një tjetër shqetësim. "Gjatë menopauzës, femrat mund të përjetojnë ndryshime në jetën e tyre seksuale. Disa femra thonë se e gëzojnë seksin më shumë, pasi nuk shqetësohe­n më për mbetjen shtatzënë. Femra të tjera ndjehen më pak aktive, ose më pak të interesuar­a në marrëdhëni­en seksuale. Kjo sepse gjatë menopauzës vagina thahet duke e bërë seksin të pakëndshëm dhe duke zvogëluar dëshirën seksuale."- sqaron specialist­ja Mërkuri.

 ??  ?? Specialist­ja e Institutit të Shëndetit Publik, Lumturi Mërkuri
Specialist­ja e Institutit të Shëndetit Publik, Lumturi Mërkuri
 ??  ?? Erion Veliaj gjatë inspektimi­t të punimeve
Erion Veliaj gjatë inspektimi­t të punimeve
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania