Gazeta Shqiptare

Ekspozohet koleksioni i Dhimitër Vangjelit

Imazhet e rralla të 1900- ës, ritet e ceremonitë e hershme

-

roi dyqanin në një laborator fotografik por jo studio, që sipas trashëgimt­arëve e ka zanafillën që në fillimet e 1900- ës. Me pasionin e vizionin e fotografit dhe si njeri që e dashuronte punën e profesioni­n që kishte përzgjedhu­r, Vangjeli me aparatin fotografik në krah shëtiti në të gjithë fshatrat e Kolonjës duke u shndërruar në një person të njohur e të dashur për bashkëkohë­sit e tij. Si fotograf shëtitës, është ndër të paktët që ka në qendër të fotografis­ë jetën e pothuajse gjithë fshatrave me të gjitha ciklet e jetës, që nga lindja, pagëzimi, martesa deri edhe te ceremonitë mortore. Fotot e tij janë pasqyrim i saktë i gjendjes së Kolonjës në gjysmën e parë të shek. XX.

Në një vështrim të përgjithsh­ëm të negativëve xham të këtij fondi të vyer, prej afërsisht 1300 të tillë aq sa kanë mundur t'i shpëtojnë kohës, pasqyrohen në mënyrë domethënës­e ndoshta gati unikale portrete individual­e e familjare, çifte të sapomartua­r, grupe njerëzish, vajza e djem, të rinj e të moshuar, ceremoni nga festat tradiciona­le të vitit për të dy ritet ortodoks e bektashinj, ceremoni dasmash e mortore, foto të kishave e teqeve shoqëruar me klerikët e tyre, shkolla me nxënësit e mësuesit, dhe manifestim­e me qindra njerëz duke festuar evente të festave kombëtare, luftëtarë të armatosur vendas dhe të huaj, peizazhe, etj. Të gjithë diapozitiv­at në negativ xham franceze që i blinte në Korçë e Se- lanik, të sistemuara në kuti kartoni, të cilat shprehin origjinali­tetin edhe sot, i ruajti si gjënë më të shtrenjtë në shtëpinë e tij në fshatin Prodan. Dhimitri ndërroi jetë në Prodan, më 1 prill të vitin 1957 në moshën 85 vjeçare. Pasioni i tij i fotografit është një vlerë e shtuar për Kolonjën dhe Kolonjarët. Me anë të fotove të tij, qartas ky album do tregojë dhe flasë me gjuhën e fotografis­ë për ato vlera të jashtëzako­nshme që mbart krahina e Kolonjës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania