Gazeta Shqiptare

MATTEO MANDALÁ/ SURPRIZË NGA AKADEMIA, E SHPALL AKADEMIK NDERI

-

Ndërsa

kishte lajmëruar që do të ishte në Akademinë e Shkencave për të mbajtur ligjëratën "Vepra e Ismail Kadaresë në kontekstin e letërsisë moderne evropiane", Prof. Dr. Matteo Mandala ka gjetur një surprizë. Studiuesi arbëresh është shpallur dje Akademik Nderi, me këtë motivacion: "Albanolog i mirënjohur; historian dhe studiues i letërsisë arbëreshe dhe shqipe prej fillimeve deri në kohën e sotme, filolog e botues i shkrimeve dhe veprave shqip në disa periudha letrare, etj.". Kryetari i Akademisë së Shkencave, prof. Dr. Myzafer Korkuti, në prani të shumë studiuesve, miqve e kolegëve, i dorëzoi profesorit arbëresh vendimin, ndërsa prof. Floresha Dado kumtoi një pasqyrë të aktiviteti­t shkencor të Matteo Mandala. Së bashku me prof. dr. Francesco Altimarin, Mandalà është themelues i filologjis­ë moderne shqiptare. Studimi hyrës i ribotimit të afërm të veprës së plotë të I. Kadaresë, me përmbajtje­n e një monografie, është njëherësh një vështrim rreth zhvillimev­e të letërsisë shqipe pas vitit 1960. Sipas Mandalá- së, me "gjeneralin italian që kërkonte ushtrinë e vdekur në trojet shqiptare, Kadare vërtet tërhoqi vëmendjen për talentin e veçantë artistik të autorit të ri, por asokohe askujt nuk ia merrte mendja se letërsia bashkëkoho­re shqiptare nga ai çast e tutje do të ndahej në dy periudha ante dhe post quem, të lidhura me figurën dhe veprën e Ismail Kadaresë". Sipas profesorit italo- arbëresh, "karakteri qendror i "Gjeneralit" shpjegohet jo aq me faktin se ishte romani i parë që botoi Kadare, sesa me atë se romani nxori në pah konfliktin mes dy vizioneve të kundërta e të papajtuesh­me të realitetit: nga njëra anë, duke favorizuar një aspekt të nëndheshëm që historikis­ht ka tërhequr vëmendjen e gjenisë krijuese, kjo vepër ngjallte te Kadare prirjen që kishte ushqyer qysh në fëmijëri për fantazmat shekspiria­ne; nga ana tjetër, ishte e pashmangsh­me që të merrte jetë një ballafaqim dinamik me kryeneçësi­në e një sistemi ideologjik i cili, ndërkohë që rrekej të ndërtonte parajsën mbi tokë, nuk i kishte fort qejf inkursione­t letrare nëntokësor­e që u shmangeshi­n kanoneve zyrtare. Nga ky moment Kadare vihet në kërkim të hapësirave që t'i lejonin eksperimen­time të reja pa u konformuar dhe njëherazi pa e thelluar hendekun antikonfor­mist".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania