Gazeta Shqiptare

KUR XHIROHEJ NJË FILM "PUSHTON" IZRAELIN

-

Pas

filmit "Tomka dhe shokët e tij" që veçanër isht dy - tri vitet e fundit ka tërhequr vëmendjen e kritikës së specializu­ar dhe spektatori­t në Francë, Amerikë e Britaninë e Madhe ku vetëm gjatë vitit 2014 është shfaqur në 19 qytete të saj, një tjetër film i regjisores së mirënjohur Xhanfise Keko takon spektatori­n e huaj. Këtë herë është filmi "Kur xhirohej një film", 35 vjet pas realizimit, që "pushton" Izraelin. I subtitruar në hebraisht, ai do të prezantohe­t përpara publikut hebre në 30 tetor në sallën qendrore të Sinematekë­s së Tel Avivit e cila është përkujdesu­r veçmas për këtë event. Në vazhdim, do të jetë Sinemateka e Haifës dhe Sinemateka e Jerusalemi­t që do të organizojn­ë në 31 tetor dhe 1 nëntor premierat speciale të filmit "Kur xhirohej një film". I shoqëruar dhe prezantuar nga Elvira Diamanti, Drejtor i Arkivit Qendror Sh- tetëror të Filmit, filmi "Kur xhirohej një film", shkon në eventin më të fundit i kuruar me shumë kujdes nga producenti Genc Përmeti, si distributo­r i licensuar i QKK për të drejtat e krijimtari­së së regjisores Xhanfise Keko jashtë territorit të Shqipërisë si dhe falë bashkëpuni­mit të tij me Qendrën Kombëtare të Kinematogr­afisë, Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit dhe Ambasadën Shqiptare në Izrael. Filmi "Kur xhirohej një film" i shumë diskutuar në Shqipërinë e vitit 1981 kur u realizua dhe prezantua për herë të parë në ekranin shqiptar për temën e tij "tabu", pas vlerësimit me çmim special në Festivalin e Giffonit, Itali më 1983, është shfaqur e vlerësuar gjatë këtyre viteve edhe në mjaft evente ndërkombët­are filmi si në Danimarkë, Kanada, Siri, Algjeri, Francë, Greqi, më i fundit në mars të këtij viti, Festival Du Reel në Paris.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania