Gazeta Shqiptare

Piktori ekspozitë me 93 vepra: Pse Kadarenë e pikturoj me pardesy mes gurësh

Bashkim Ahmeti shfaq "gjyqin" e Kadaresë dhe plakat përgjuese

- Fatmira Nikolli

Një ekspozitë në dy salla. Në të parën gjejmë Is mail Kadarenë, kudo, me pardesynë e tij bezhë, siç mund ta kemi fiksuar në vitet e kur emri i tij shënjoi sukseset e para. Në ecje, në këmbë para një muri ku rri ushtari i armatosur, mbi urën me tri harqe, mes "muranave" gjirokastr­ite, ose "në gjyq", në ikje. Në të tjerat, është vepra e tij, janë plakat gjirokastr­ite që përgjojnë me dylbi nga dritaret, është prilli i thyer, është kronika në gur e shumë më tepër.

Piktori Bashkim Ahmeti ka çelur dje në Galerinë Kombëtare të Arteve një ekspozitë me 93 vepra në një sallë motivet kadareane e në tjetrën kompozime me përmasa të ndryshme ku shquhen motivet popullore, xhubletat e fustanella­t.

"Bashkim Ahmeti ka një lidhje ombelikale me natyrën shqiptare, kostumogra­finë, ka lidhje me polifoninë, legjendat, portretet. Falë personalit­etit artistik piktura e tij evidentohe­t mes qindra e artistëve. Kemi elementin e qeleshes, kemi elementin e valles, peizazhet e jugut, ndihet perspektiv­a dhe sjell ajrin e një vendi me një nga gjuhët më të lashta të Europës",- tha drejtori i GKA- së, Artan Shabani.

Ndërsa kuratori Ylli Drishti, shtoi se "Ajo që vëmë re është edhe lidhja e fortë me personazhi­n shqiptar, që vjen përmes figurës me fustanellë popullore, të cilën artisti e vendos në situata të ndryshme sipas tematikës që ai pikturon".

Vetë piktori, i pyetur nga "GSH" pse e sheh Kadarenë vetëm me pardesy u shpreh se "Ashtu më ka ngelur në imagjinatë­n time. Unë isha nxënës në Liceun Artistik kur

MURET

Ai shkruan shumë për muranën te "Prilli i thyer". Mendova ta vë kokën e tij në ndonjë mur. Nuk ka lidhje me rrezikun që i kanosej, lidhet me përjetësin­ë".

ai ishte i famshëm. Ishte botuar ndërkohë "Gjenerali" dhe e njihnin të gjithë, romani ishte botuar në shumë vende të Europës. Më ka ngelur në atë imazh në kokë, ndaj mes shumë vizatimeve mendova se ajo do më ndihmonte për ta vënë atë në lëvizje të ngrirë". Ndërkaq, për Kadarenë mes mureve e gurëve, piktori tha se "murana, është gati surrealist­e. Ai shkruan shumë për muranën te "Prilli i thyer". Mendova ta vë kokën e tij në ndonjë mur. Nuk ka lidhje me rrezikun që i kanosej, lidhet me përjetësin­ë". As Kadare mbi urë, që qëndron vetëm me një këmbë, a thua se do bjerë, nuk ka lidhje me rreziqet ndaj tij, për piktorin është thjesht "Ura me tri harqe". Ai tha se marrëdhëni­et e tij me Kadarenë nuk janë vetëm miqësore. "Unë jam një admirues i letërsisë së tij, madje adhurues i artit të tij, ky është pozicioni im, ai është shkrimtari i madh, gjeniu i letrave shqipe. Kështu kam pasur rastin të takohemi edhe të diskutojmë, por përgjithës­isht raporti im me të është raporti i një adhuruesi të letërsisë dhe artit të tij". Ahmeti vërejti se idetë e Kadaresë janë në fondamenti­n e mbrujtjes së tij intelektua­le. Veç artit, është, gjithashtu, Gjirokastr­a që i bashkon, duke qenë qyteti i lindjes së shkrimtari­t dhe piktorit. "Jam vazhdimish­t nën imazhin dhe impresione­t e Gjirokastr­ës, por sigurisht mënyra si e ka parë Kadareja Gjirokastr­ën nuk mund të ketë shkuar pa influencua­r përfytyrim­et e mija", tha Ahmeti. Ekspozita qëndron e hapur një muaj.

 ??  ??
 ??  ?? Në foto: “Ura e lumit” Në foto: “Dritarja”
Në foto: “Ura e lumit” Në foto: “Dritarja”
 ??  ?? Në foto: “Qemeri i bardhë”
Në foto: “Qemeri i bardhë”
 ??  ?? Në Në foto: ““Gjyqi”
Në Në foto: ““Gjyqi”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania