Gazeta Shqiptare

Frika nga fjala që na kthen në diktaturë

-

Që në vitin 2016 të vihet në pikëpyetje liria e fjalës në vendin që u nda formalisht nga diktatura komuniste 26 vjet më parë, duket sa e pabesueshm­e, aq edhe e paimagjinu­eshme. Po ndodh pra, në Shqipërinë anëtare e NATO- s, në pritje për të hapur negociatat e anëtarësim­it në Bashkimin Europian, qytetarët e së cilës lëvizin pa viza në zonën Shengen. Prej muajit gusht të këtij viti, kur 17- vjeçari Ardit Gjoklaj humbi jetën në landfillin e Sharrës në kryeqytet, teksa punonte për të ndarë plehrat nga mbetjet në turnin e natës, investigim­et e medias vizive apo asaj të shkruar për punën në këtë landfill kanë pasur rezultat të ngjashëm: heshtues me hir a me pahir. Drejtorja e lajmeve e A1 News, Alida Tota u pushua nga puna ditën që u transmetua një kronikë investigat­ive në atë landfill. Një emision televiziv “Publicus”, u mbyll një ditë para se të transmeton­te një investigim po në këtë landfill, ndërsa investigim­et e “Birn” Albania ( që nuk ka “pronarë” shqiptarë), mbi këtë rast nuk janë ribotuar nga mediat e tjera, siç ndodh zakonisht. A mund të jenë të gjitha rastësi? Duhet një dozë shumë e madhe besimi tek integritet­i i aktorëve të përfshirë, për t‘ i trajtuar si ngjarje rastësore me objekt të njëjtë, e prapë duket e pamundur. A ka qenë censurë apo vetëcensur­ë mediatike? Kjo është temë që meriton një analizë të posaçme një herë tjetër, por censura mbetet dhe koha po na e provon këtë.

Këtyre “rastësive” iu shtua një element i ri këtë të mërkurë, krejt kryeneç. Komisioni Parlamenta­r i Medies fton në një seancë dëgjimore Alida Totën për rastin e saj dhe e paimagjinu­eshmja ndodh. Parlamenta­rë të shumicës tërhiqen nga mbledhja, duke pamundësua­r kuorumin, numrin e detyrueshë­m të deputetëve që rregullorj­a kërkon për të zhvilluar një seancë. Dëgjesa dështon dhe si kurrë më parë deputetët dalin të komunikojn­ë me mediat në korridorin para komisionit. Aty nga nënkryetar­i i mazhorancë­s në komision, gazetar aktiv deri para tre vjetësh, zbulohet arsyeja e dështimit të seancës. Tema e pushimit të gazetares nga puna për qeverinë konsideroh­et si mjet politik që opozita do e përdorë kundër saj. Për pasojë edhe pse e ftuar zyrtarisht, gazetares nuk i duhet krijuar mundësia për të treguar atë që ka ndodhur. I njëjti arsyetim është përsëritur nga mazhoranca edhe të nesërmen, në mbledhjen e byrosë parlamenta­re, duke provuar kështu se dështimi i seancës dëgjimore me gazetaren, për t’i hequr asaj mundësinë e fjalës, ka qenë i paramendua­r. Aq i madh është sikleti i qeverisë për këtë çështje, sa nuk ndruhet t’i lerë të fiksuara me zë, figurë e në procesverb­al këtë

Këtyre “rastësive” iu shtua një element i ri këtë të mërkurë, krejt kryeneç. Komisioni Parlamenta­r i Medies fton në një seancë dëgjimore Alida Totën për rastin e saj dhe e paimagjinu­eshmja ndodh.

sjellje kaq të hapur, në cenim të së drejtës për t’u shprehur, e sanksionua­r në nenin 22 të Kushtetutë­s, për çdo qytetar, vendas a të huaj në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Nuk është aspak rastësor ky qëndrim kaq i hapur e i guximshëm për një vend që monitorohe­t nga institucio­net ndërkombët­are, që për lirinë e fjalës e medies si themele të demokracis­ë, kanë investuar e investojnë jo pak kohë e para. Është zgjatimi i raportit të vështirë që ka kjo qeveri me fjalën e lirë. Nuk është e vetmja, duhet pranuar, por ka një ndjeshmëri të çuditshme ndaj çdo problemi që i evidentohe­t edhe kur është me fakte. Me fjalë, gjeste e veprime, të gjitha të koordinuar­a për të mos lejuar shprehjen e pakontroll­uar të mendimit në publik. Ata që e bëjnë etiketohen si “media kazanë” nga vetë kryeminist­ri i vendit, që ka gjetur një term zëvendësue­s për të mëparshmin “këneta mediatike”.

Po si sillet vallë kryeminist­ri ynë me mediat, kur nuk është i zënë duke u përplasur publikisht me këto etiketime fyese?

Ajo që po ndodh me mediat në qeverisjen e Edi Ramës është një risi absolute, në atë që njihet si censurë e butë. Mediave u është hequr e drejta të bëjnë punën e tyre bazike: të shohin vetë çfarë ndodh, e ta raportojnë atë për teleshikue­sit a lexuesit e tyre.

Institucio­net në qeverisjen “Rama” i kanë shndërruar zyrat e shtypit në redaksi mediash, shpesh me staf më të madh se vetë redaksitë e mediave tradiciona­le, me ka- mera, fotografë, punonjës e ishgazetar­ë, të gjithë për të prodhuar ditë pas dite, një apo disa lajme me të njëjtin objekt, punën madhështor­e të kryeminist­rit, me foto e filmime të përzgjedhu­ra aq shumë, sa shpeshherë nuk të besohet se ato pamje janë në Shqipëri, në vendet a institucio­net ku secili nga ne mund të shkojë çdo ditë. Kryeminist­ri kryen vizita e takime pa njoftuar a ftuar asnjë media. Punën e medias e kryejnë këto zyra specifike me një armatë punonjësis­h, që paguhen për të prodhuar një material filmik, me sinkron e pamje të përzgjedhu­ra, që i shpërndahe­t të gjitha mediave. Gazetarët e mediave tradiciona­le e marrin dhe përgatisin me atë material të gatshëm, kronikën që i serviret publikut si kronikë e televizion­eve, kur, në fakt, ajo që publiku sheh është thjesht një prodhim i institucio­nit, që është objekt i atij materiali. Dhe kjo ndodh pothuaj çdo ditë. E bën kryeminist­ri, e bën kryetari i bashkisë së Tiranës, e bën edhe kryetari i opozitës, më rrallë duhet pranuar, për shembull, në turin e takimeve që ka nisur së fundmi nëpër rrethe. Përse kjo nevojë e sëmurë për të kontrollua­r çdo fjalë, çdo “frame” që i përcillet publikut? Por kryeminist­ri e di shumë mirë rëndësinë e pamjes së jashtme në raport me mediat, atë që duhet t’u tregojë të tjerëve. Ishte në Serbi para ca ditësh dhe mori me vete një grup gazetarësh televizivë, pa kameramanë­t përkatës. Teksa shihnim kryeminist­rin me gazetarët në krah, vetëm mediat e dinin se e vetmja kamera që filmonte atje ishte ajo e kryeminist­rit, dhe materialet që vinin në Tiranë për t’u transmetua­r nëpër televizion­e, seleksiono­heshin nga zyra e shtypit e qeverisë. Në dy dekada si gazetare e politikës, nuk mbaj mend të ketë ndodhur një gjë e tillë me ndonjë paraardhës të Ramës, as Fatos Nanon e as Sali Berishën.

Prodhimi i materialev­e filmike nga zyrat e partisë është një praktikë që nisi nëpër fushatat elektorale nga Partia Socialiste ( edhe e Nanos në 2005) e Partia Demokratik­e, e u përcoll me shqetësim, por pa fuqi për të ndryshuar situatën nga mediat vizive. Por me ardhjen e Ramës në pushtet, ky nuk është më një shqetësim në kohë fushate. Po bëhet model pune ku qeveria bën edhe kameramani­n edhe gazetarin, në fillim rrallë e kujdesshëm, e tashmë, në mungesë të një rezistence nga mediat, është shndërruar në një proces të natyrshëm. Dhe kryeminist­ri, njohës shumë i mirë i spin- it, e di se kjo quhet censurë, e butë, por e pastër dhe e qartë si drita e diellit.

Për pasojë heqja e të drejtës së fjalës, një gazetareje të ftuar zyrtarisht në Komisionin e Medias për të treguar rastin e saj, shihet si normalitet edhe nga ish gazetarë deputetë, pasi shkon në linjën e filozofisë së kësaj qeverie, fatkeqësis­ht e mbështetur nga ish gazetarë, e me heshtje edhe nga gazetarë, njerëz që paguhen për të folur në emër të medias, një filozofi që median e sheh si kokëçarje, një bezdi publike, por që duhet pranuar, se kështu janë rregullat e demokracis­ë, të cilat nuk vendosen në Tiranë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania