Gazeta Shqiptare

Mbetjet, Idrizi: Vota kundër, çështja ka ndjeshmëri të lartë publike

-

Edhe pse PDIU- ja kundërshto­i dhe nuk votoi ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve, shoqëria civile është takuar dje me kryetarin e kësaj force politike, Shpëtim Idrizi dhe kryetaren e grupit parlamenta­r, Mesila Doda, për t’u siguruar se vota e tyre do të jetë pro dekretit të presidenti­t për këtë ligj. Z. Idrizi vlerësoi rolin, aktiviteti­n dhe kauzat e shoqërisë civile. “Do të ishte totalisht e padrejtë dhe do të ishte shumë e rëndë për shoqërinë shqiptare në qoftë se shoqëria civile nuk do të reagonte. Ju jeni rasti që shoqëria civile jo vetëm që reagon, por ka edhe kapacitete, ka edhe njerëz të nderuar, ka profesioni­stë të nderuar”, - deklaroi z. Idrizi. PDIU- ja është shprehur kundër, ndërsa LSI- ja ka kërkuar kohë dhe po reflekton përpara se të marrë një vendim pro ose kundër, për dekretin e presidenti­t që riktheu për shqyrtim ligjin e mbetjeve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania