Gazeta Shqiptare

Basha: Rama mashtron fermerët. Fondet, për shpenzimet e luksit

“Rama ‘ bylmez’, NIPT- i justifikim për të mos dhënë subvencion­e”

-

Kreu

i PD- së, Lulzim Basha, akuzoi dje kryeminist­rin Edi Rama se po mashtron fermerët kur flet për mungesë fondesh. Në këtë mënyrë reagoi dje z. Basha pas takimit të kryeminist­rit me fermerët në Çorovodë. Sipas Bashës, vetëm në 1 vit qeveria “Rama” ka shpenzuar 92 milionë dollarë për udhëtime jashtë vendit dhe komoditeti­n e zyrave, si dhe 88 milionë dollarë ua ka shpërndarë në formë tenderash 11 klientëve të tij. “Ca thonë e ka nga injoranca, se në punë të ekonomisë dhe bujqësisë është bylmez. Ca thonë e ka nga droga, nga prodhimi dhe konsumi. Fermerët hallexhinj, por të zgjuar e dinë se e ka nga hajdutëria. Interesi i tij i vetëm janë paratë dhe pushteti, prandaj kujdesin e ka vetëm për kriminelët dhe trafikantë­t, të cilët i garantojnë para dhe pushtet. Për fermerët ka talljen, arrogancën, përbuzjen”, u shpreh z. Basha. Sipas tij, nëse nuk do blinte mobilie, nëse nuk do shpërblent­e klientët,

AKUZA

“NIPT- i për fermerin është justifikim­i i Ramës për të mos u dhënë subvencion­e. Fermerët nuk kanë dhe nuk do të kenë nevojë për NIPT, sepse kanë numrin e tyre personal të identifiki­mit. Me numrin personal që ka çdokush në kartën e identiteti­t, me 100 milionë dollarë në vit buxhet për grante dhe jo kredi, ne kemi dhe do japim zgjidhje”. kryeminist­rit do t’i tepronin paratë për të subvencion­uar çdo fermer shqiptar. “S’ka para për fermerët thotë Edi Rama kudo që shkon, sepse paratë i ka për vete, për miqtë dhe klientët e tij. Vetëm ne 1 vit, 88 milionë dollarë kanë marrë 11 klientë, ndërtues dhe bashkëpunë­torë të Edi Ramës. 92 milionë dollarë të tjerë janë shpenzuar për zyra, makina, orendi, bileta avionësh. 180 milionë dollarë vetëm në një vit kanë përfunduar në xhepat e Ramës dhe miqve të tij. Dalin e teprojnë këto para për të subvencion­uar çdo fermer shqiptar dhe për të investuar në kanale kulluese e vaditëse, për të asfaltuar rrugë dhe nderuar ujësjellës. Nuk ka e nuk do ketë as investime, as subvencion­e me këtë kryeminist­ër. Edi Rama nuk ka zgjidhje për fermerët, vetëm tallje dhe justifikim­e”, tha z. Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania