Gazeta Shqiptare

Meta: Investimet rrisin prodhimin vendës

Viziton kompleksin blegtoral

-

Kreu

i Kuvendit, Ilir Meta dhe ministri i Bujqësisë vizituan dje një kompleks blegtoral në Libofshë të Fierit, të cilin e cilësuan model suksesi për zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Ky kompleks ka zgjeruar aktiviteti­n së fundmi dhe ka aplikuar grandet e AZHBR- së në vlerën e 20 milionë lekëve. Teksa vlerësoi investimet e kësaj natyre, kreu i Kuvendit u shpreh se kjo formë sipërmarrj­eje rrit prodhimin vendës. “Ferma të tilla janë rruga për një zhvillim të sigurt. Mjaft e suksesshme për zhvillimin e qëndrueshë­m, po kështu edhe për rritjen e punësimit në mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshm­e”, deklaroi z. Meta. Interesit të gazetarëve rreth akuzave të kryeminist­rit bërë pak ditë më parë nga Gjirokastr­a ndaj drejtorëve të Bujqësisë për mosmenaxhi­m të punës, Meta i ktheu këtë përgjigje. “Nuk është një pyetje për mua. Unë besoj se të gjithë duhet të bëjnë detyrën e tyre me përkushtim dhe me përgjegjës­i. Në këtë drejtim jam i bindur se të vazhdohet për të rritur përgjegjës­inë e secilit”, tha z. Meta. Nga kompleksi blegtoral në Libofshë të Fierit, Meta dhe Panariti u bënë thirrje fermerëve të ndërtojnë modele të tilla, për të përfituar nga fondet e shtetit për sektorin e bujqësisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania