Gazeta Shqiptare

Agim Musta: Shehu e Mugosha i zhveshën lakuriq ballistët para pushkatimi­t

Historiani dhe ish- i përndjekur­i politik hedh dritë mbi masakrat e partizanëv­e Përgjigja e Mehmetit pas pushkatimi­t: Është si kafja para dasmës

- Njoftim

Historiani dhe ish- i përndjekur­i poli tik, Agim Musta në 15 librat e tij ka dokumentua­r tmerret e diktaturës komuniste. Ai vëren me shqetësim se ndërsa regjimet e tjera të japin të drejtën të varrosësh kufomën, diktatura komuniste nuk ta jepte këtë të drejtë minimale, pasi eshtrat e këtyre viktimave hidheshin në gremina, lumenj, ose digjeshin me acid. Z. Musta në këtë intervistë për “Gazeta Shqiptare” hedh dritë mbi masakrën e 21 tetorit të vitit ‘ 43 në Lushnje nga brigada e drejtuar nga Mehmet Shehu dhe serbi Dushan Mugosha. Z. Musta tregon se si i zhveshën ballistët për të ndarë myslimanët nga ortodoksët për t’i shpëtuar këta të fundit dhe identifiki­mi i bërë përmes synetllëku­t, përgjigja e Shehut për masakrën dhe paralajmër­imin e tij për masakra të tjera. duke thënë se kjo do të ishte si kafja para dasmës… Dhe rasti më i trishtë për Agim Mustën ishte pushkatimi në sy të tij i bashkëmosh­atarit Duro Shehu në Gjirokastë­r në vitin 1944.

Z. Musta si e konsideron­i dekorimin e Ballit nga presidenti Bujar Nishani?

Për mendimin tim, ai dekorim është i vonuar. Duhej të bëhej me kohë, ashtu siç duhet të dekorohen edhe shumë viktima të tjera të pafajshme, që u mori jetën komunizmi. Për rastin konkret dhe për shumë raste të tjera unë kam takuar dëshmitarë dhe kam bërë kërkime në Arkivën e Shtetit. Në këtë të fundit nuk gjenden as 80 për qind të dokumentev­e që vërtetojnë krimet e komunizmit, pasi janë zhdukur qëllimisht që të fshihen. Nuk kam lënë gjë pa hulumtuar që nga koha e luftës e deri në rrëzimin e diktaturës. Kam shkuar në Spaç e në çdo vend për të folur me dëshmitarë­t, për të mbledhur sa më shumë fakte rreth krimeve barbare të kryera nga diktatura. Kam folur edhe me protagonis­të të asaj kohe, me Bedri Spahiun, Tuk Jakovën e shumë të tjerë për të hedhur dritë mbi regjimin kriminal të diktaturës.

Gjatë hulumtimev­e tuaja çfarë keni mësuar për masakrën e 21 tetorit të ‘ 43- it ndaj Ballit?

Ata që u pushkatuan Në vitin 1946, regjimi dikatorial zhvarrosi eshtrat e ishkryemin­istrit Iliaz Bej Vrioni për t’i hedhur ato në lumin Osum të Beratit. Eshtrat e Iliaz Bej Vrionit vazhdojnë të mbeten të humbura, duke e lënë ende këtë personalit­et të vyer të kombit shqiptar pa varr.

ishin fshatarë të zonës së Myzeqesë, njerëz të pafajshëm. Nuk i ishin bashkuar vullnetari­sht Ballit, por kishin qenë të detyruar nga Isa Manastirli­u, i cili u tha banorëve që ose të bashkohen me ta, se do t’i vriste vetë ai. Vetë Manastirli­u i shpëtoi masakrës dhe iku më vonë jashtë shtetit. Të gjithë drejtuesit e Ballit ikën. I vetmi njeri që luftoi ishte Hamit Matjani. Luftoi pa kompromis.

A pati rezistencë nga ballistët?

Fshatarët u dorëzuan që në përpjekjen e parë. Ata që u dorëzuan, u bënë viktima të brigadës së parë të drejtuar prej Mehmet Shehut e Dushan Mugoshës. Por ajo që ndodhi ditën e masakrës ka qenë e tmerrshme për faktin se Dushan Mugosha i mblodhi të gjithë dhe i detyroi që të zhvisheshi­n duke parë seksin e tyre se kush ishte bërë synet, ishte mysliman dhe duhej pushkatuar dhe i quajtën lafshëprer­ë, ndërsa lafshëpapr­erët ishin ortodoksët që nuk ishin bërë synet dhe ata i nxorën nga rreshti dhe nuk i pushkatuan. Të gjithë myslimanët i vranë. Gjatë hulumtimev­e të mia për atë ngjarje të rëndë kam mësuar se Rrahman Ruçi që ishte pjesë drejtuese e brigadës, pas pushkatimi­t i ka thënë Mehmet Shehut se nuk duhej të pushkatohe­shin gjithë ata njerëz.

Dhe si është përgjigjur Mehmeti?

Mehmeti i ka thënë Rrahmanit: “Ti nuk ke Presidenti Bujar Nishani u akordoi pak ditë më parë titullin “Martir i Demokracis­ë” 67 ushtarëve të Ballit Kombëtar, të pushkatuar në vitin 1943. Ky vendim i presidenti­t shkaktoi kritika të shumta e reagime të ashpra kundër kreut të shtetit. Fatos Klosi, Pëllumb Xhufi e Paskal Milo e cilësuan qesharak dekorimin e ballistëve. Presidenti Nishani hodhi poshtë të gjitha sulmet ndaj tij, duke i cilësuar kritikët si nostalgjik­ë enveristë të diktaturës më të egër dhe të urryer të pas- Luftës së Dytë Botërore në Evropë, diktaturës hoxhiste. Nishani theksoi se asnjë prej martirëve të ekzekutuar dhe në asnjë moment të vetëm të jetës së tyre nuk pati një bashkëpuni­m me pushtuesin.

parë sa lumenj gjaku janë derdhur në Spanjë dhe kjo është vetëm si një kafe para dasmës”. Duhet të dini një gjë, që Mehmeti gjatë luftës në Spanjë ka qenë komandant skuadre dhe jo batalioni. Këtë ma ka thënë vetë Bedri Spahiu, i cili ka qenë në Spanjë edhe ai gjatë luftës. Po ashtu më vonë kur u erdhi diktatura, Rrahmanin i cili ishte udhëheqës i Partisë Komuniste në Lushnje

bashkë me dy djemtë e tij e dënuan si devijator të vijës së kuqe të partisë.

Ky ishte një paralajmër­im për masakra të tjera nga partizanët?

Po, dhe në të vërtetë kanë kryer shumë vrasje të tjera masive, ku gjysmës nuk u gjenden as varret. Pas Lushnjës, kanë vrarë në Gjirokastë­r 14 veta. Në Kurvelesh janë pushkatuar 12 veta, mes të cilëve edhe një grua me dy fëmijë të vegjël. Po ashtu edhe në berat, në Tepelenë. Të gjitha pushkatime­t janë bërë pa i gjykuar. Madje, në Gjirokastë­r ka ndodhur një krim çnjerëzor me një bashkëmosh­atarin tim, Duro Shehu. Kam qenë dëshmitar i asaj çfarë ndodhi dhe ishim vetëm 14- vjeçarë. I ati i Duros kishte folur kundër komunizmit dhe vetëm për aq gjë, atë e morën bashkë me djalin dhe i pushkatuan. Erdhën e morën Duron nga mësimi dhe në oborr të shkollës e pushkatuan në sy të të gjithë ne. Ka qenë një ngjarje rrënqethes­ë, pasi po vritej edhe një fëmijë i pafajshëm. Por, ka edhe shumë raste të tjera duke ngjallur kudo vëllavrasj­en. Në hotel “Turizmi” në Pogradec kanë vrarë 40 xhandarë. Po ashtu, edhe në Dukaj të Tepelenës kanë pushkatuar në gusht të 1944- ës 40 xhandarë. Regjimi diktatoria­l zhvarrosi eshtrat e ish- kryeminist­rit shqiptar, Iliaz Bej Vrioni dhe i hodhi ato në lumin Osum të Beratit. Eshtrat e Iliaz Bej Vrionit vazhdojnë të mbeten të humbura duke e lënë ende këtë personalit­et të vyer të kombit shqiptar pa varr.

Nisur nga këto masakra, a kërkohen nga presidenti të tjera dekorime në vijimësi të dekorimit të viktimave të 21 tetorit ‘ 43?

Sigurisht. Janë vrarë njerëz të pafajshëm nga komunistët. Unë kam qenë dëshmitar i vrasjes së një nxënësi shkolle, vetëm 14 vjeç siç ishte Duro Shehu, ishim shokë në Gjirokastë­r. Ai duhet të dekorohet si dhe shumë të tjerë. Diktatura vrau barbarisht. Mund të them se terrori komunist e ka zanafillën e tij bashkë me formimin e PKSH. Gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore ai u ushtrua nga formacione partizane dhe njësitet guerile dhe skuadrat e vdekjes. Mbas vendosjes së diktaturës komuniste, terrori e dhuna fizike në Shqipëri u ushtruan nga Sigurimi i Shtetit, “Divizioni i Mbrojtjes se Popullit” ( D. M. B.) Policia Popullore, repartet e ndjekjes, repartet e kufirit, repartet që kishin në varësi burgjet, kampet me punë të detyruar dhe kampet e internimit. Terror e dhunë kanë ushtruar hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët, që kanë dhënë dënime politike. Janë 6000 vetë që nuk kanë varre, të cilëve nuk u gjenden eshtrat. Në Shqipëri deri më sot nuk është bërë asnjë analizë dhe denoncim zyrtar për krimet e kryera nga PKSH, qysh nga formimi i saj. “Harresa” ka për qëllim shkuljen nga kujtesa e popullit shqiptar të krimeve të diktaturës komuniste, që u kryen në Shqipëri për gjysmë shekulli. Për krime të tilla, duhet të alarmohet jo vetëm kombi shqiptar, por e gjithë bota. Të mos harrojmë kurrën e kurrës, se vendosja e komunizmit në Shqipëri, derisa ndodhi një herë, mund të ndodhë përsëri, jo në të njëjtën formë dhe nga të njëjtët njerëz, por nga persona të tjerë dhe me forma të tjera, me të stërhollua­ra dhe më të rafinuara. Këtë s’duhet ta harrojë asnjë shqiptar.

 ??  ?? Historiani Agim Musta
Historiani Agim Musta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania