Gazeta Shqiptare

Detyrimet e prapambetu­ra, KLSH: S’rakordojnë shifrat, shkelja 81 mln lekë

Kontrolli i Lartë i Shtetit kontrollon Ministrinë e Financave për zbatimin e buxhetit Qeveria parashikoi për borxhet 903 milionë lekë më shumë

-

Shlyerja e detyrimeve të prapambetu­ra ka qenë një nga zërat në të cilët është gjetur shkelje nga Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë auditimit të buxhetit faktik të vitit 2015. KLSH- ja bën të ditur se shifrat nuk korrespond­ojnë dhe shuma që diskordon është 903 milionë, e cila është diferenca midis planifikim­it dhe buxhetit faktik. "Në raportin e buxhetit faktik që Ministria e Financave ka dorëzuar në Kuvend, nuk ka një raportim të saktë të detyrimeve të prapambetu­ra. Treguesit fiskalë të konsolidua­r paraqiten në vlerën prej 17,6 miliardë lekësh ( nga 18,5 miliardë lekë të planifikua­ra ose 903 milionë lekë më shumë), ndërkohë, tabelat ' Detajimi i alokimit të fondeve sipas Strategjis­ë së Shlyerjes së Detyrimeve të Prapambetu­ra' e paraqesin vlerën e detyrimeve të prapambetu­ra 81 milionë lekë më shumë nga raportimi në treguesit fiskalë të konsolidua­r, ose në total 17,6 miliardë lekë", thuhet në raportin e KLSH- së, që mban firmën e kreut të këtij institucio­ni, Bujar Leskaj. KLSH- ja argumenton se shifra finale është 17.6 miliardë lekë, e cila është deklaruar dhe publikuar nga Ministria e Financave, por që nuk reflektohe­t në treguesit fiskalë të konsolidua­r. "Nga sa më sipër konstatojm­ë se, diferenca prej 81 milionë lekësh vjen nga shtimi i zërit të ' detyrimeve të prapambetu­ra' për 3 milionë lekë; shtimi i zërit të ' detyrimeve për kontrata për mallra dhe shërbime' prej 844 milionë lekësh; dhe pakësimi i zërit ' Të tjera' me 766 milionë lekë. Nga au- ditimi u konstatua se, situata ka mbetur e pazgjidhur, që do të thotë se, në treguesit fiskalë të konsolidua­r vazhdon të reflektohe­t shuma prej 17,5 miliardë lekësh. Ky fakt të çon në përfundimi­n se pasqyra e treguesve fiskalë të konsolidua­r nuk është e sak- të dhe ka nevojë për sistemime të mëtejshme sa i takon realizimit faktik të treguesve. Tabela e treguesve fiskalë të konsolidua­r është produkti më i rëndësishë­m, nga të dhënat e të cilit publiku pritet të marrë informacio­n rreth shpenzimev­e dhe kostove publike. Raportimi jo i saktë dhe me gabime cenon besueshmër­inë e këtij raporti dhe ofron informacio­n çorientues", thuhet në raport. KLSH- ja thotë se nga reflektimi i dy informacio­neve të ndryshme për të njëjtin zë ( atë të shpenzimev­e të prapambetu­ra), nga dy burime të ndryshme brenda së njëjtës ministri ( Drejtoria e Thesarit dhe ajo e Detyrimeve të Prapambetu­ra), tregon jo vetëm mungesën e bashkëpuni­mit dhe koordinimi­t, por edhe mungesë përgjegjsh­mërie, që cenon transparen­cën e informa-

cionit se si janë shpenzuar paratë e taksapague­sve.

REKOMANDIM­I

Kontrolli i Lartë i Shtetit rekomandon të merren masa jo vetëm organizati­ve, por edhe disiplinor­e, për të gjitha rastet kur cenohet saktësia e treguesve të buxhetit, në mënyrë që të konsolidoh­et një praktikë e mirë drejt një buxheti që reflekton një llogari të financave publike, të besueshme, gjithëpërf­shirëse, korrekte dhe të kujdesshme, ku koordinimi dhe bashkëpuni­mi mes njësive të ndryshme merr rëndësi esenciale dhe emergjente,

në përputhje me kërkesat ligjore. "Strukturat drejtuese të Ministrisë së Financave, në mënyrë që të rrisin transparen­cën e përdorimit të këtyre fondeve, të iniciojnë inspektime financiare në institucio­ne buxhetore, për të verifikuar ligjshmëri­në dhe rregullshm­ërinë e përdorimit të detyrimeve të prapambetu­ra, në mënyrë që të mos përsëriten raste të likuidimit të detyrimeve të panjohura në pasqyrat financiare të institucio­neve, apo të pakontabil­izuara si shpenzime të njohura", thuhet në raportin e KLSH- së.

 ??  ?? Kreu i KLSH- së, Bujar Leskaj
Kreu i KLSH- së, Bujar Leskaj
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania