Gazeta Shqiptare

Skandali seksual, Gjirokastr­a ' linçon' ish- kryetarin e gjykatës, Guximtar Boçin

Ish- gjykatësi 53- vjeçar shijon dasmën e së bijës, ja fotot "Na turpëroi, të varet te sheshi i Çerçizit"

-

Skandali seksual me protagonis­t ish- krye tarin e Gjykatës së Gjirokastr­ës, Guximtar Boçi, ka tronditur jo vetëm sistemin e drejtësisë, por edhe banorët e këtij qyteti. Që prej tri ditësh, gjirokastr­itët komentojnë nën zë e me zë këtë histori. Tashmë, ish- kryegjyqta­ri duhet të përballet me gjyqin qytetar përveç atij ligjor. Palët ndahen ' pro' e ' kundër' rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes, por të gjithë bashkohen në një pikë të vetme: Papajtuesh­mërinë me sjelljen e përfaqësue­sit të drejtësisë dhe zbatimit të ligjit. Çështja që e çoi 40- vjeçaren në duart e gjyqtarit "guximtar", ka pasur një kalvar të gjatë, vite hetimi nga ana e prokuroris­ë dhe çështje gjyqësore. Sipas banorëve të Gjirokastr­ës, historia ka nisur pas marrjes së një kredie prej çiftit Islamaj dhe pamundësis­ë për ta shlyer atë. Në një marrëveshj­e mes palëve u vendos që nusja e shtëpisë, R. Islamaj ( Makri) të hiqte dorë nga e drejta e pronësisë dhe shtëpia trekatëshe të dilte në shitje. Më pas nusja do të kompensohe­j me para. Ky ka qenë fillimi i konfliktit që e detyroi nusen e familjes Islamaj të konfliktoh­ej me të vjehrrën pas divorcit nga i shoqi. Gjithë dokumentac­ioni i banesës figuron në pronësi të vjehrrës së saj, dhe pas një martese disavjeçar­e nusja dhe fëmijët e gjejnë veten në rrugë dhe pa asnjë të ardhur. Ndërkaq, pothuajse të gjithë banorët i dalin në krah 40- vjeçares, identiteti i së cilës për gjirokastr­itët nuk është më sekret.

REAGIMI I BANOREVE

"Bravo i qoftë! Ka bërë gjënë e duhur! Kurse atë gjyqtarin që na hiqej edhe si njeri i mirë, ta qërojnë që këtej. Të merret ligji me të", - tha dje nënë Halimeja. Gëzimi, një intelektua­l 62- vjeçar, u shpreh se raste të tilla duhet të denoncohen përherë. "Ky rast është një dëshmi e situatës në të cilën ndodhet sot gjyqësori ynë, ndaj duhet patjetër vetingu, por nuk u intereson", - shtoi ai. "Çfarë mendojnë këta, se kanë para e pushtet dhe mund të bëjnë çfarë të duan me njerëzit e aq më keq me gratë?! Ai njeri duhet të dënohet sipas ligjit! Më vjen keq për familjen e tij, por ai ia vuri vetë shkelmin", - tha Shpresa, 40 vjeçe. Sakaq, janë akoma më të ashpër nostalgjik­ët e kohës kur ndëshkimet ishin kapitale dhe situata të tillë në dukje ishin të panjohura. "Për mendimin tim, Guximtar Boçi duhet të gjykohet aty te Çerçizi. Si varën Bulen e Persefonin gjermanët, të varim ne këta si puna e këtij gjykatësit tonë. Këta duan Enverin, të ngjallet sërish e t'u gjejë vendin. Na turpëruan!" deklaruan disa banorë të Gjirokastr­ës.

ISH- KRYEGJYQTA­RI DHE DASMA

Pavarësish­t lajmeve pa fund rreth kësaj historie, fjalëve dhe komenteve, në shtëpinë e Boçajve ka dasmë. Prej ditës së enjte, kur u dha dhe lajmi i "kobshëm", në banesën e kësaj familjeje festohet kurorëzi- mi i vajzës së madhe. Të ftuar të shumtë, familjarë, miq, të afërm, kolegë hyjnë e dalin vazhdimish­t në vilën njëkatëshe në "Virua". Të premten, familja Boçi pati një tjetër natë feste në lokalin pranë banesës së tyre, në një darkë me rreth 100 të ftuar. Ndërkohë, portali "JETA OSH QEF" ka siguruar fotot e kryegjyqta­rit në dasmën e së bijës. Mësohet se të enjten, kur e gjithë vëmendja e publikut ishte fokusuar në faktin se për kryetarin e Gjykatës së Gjirokastr­ës, Guximtar Boçi, po transmetoh­ej një video ku pretendohe­j se ai kërkonte seks në këmbim të drejtësisë ndaj një qytetareje, në redaksinë e "JOQ" kanë mbërritur disa foto nga momenti i dasmës së vajzës së gjyqtarit. Në foto tregohet se, pavarësish­t faktit që videoja po transmetoh­ej në televizion dhe shumë komente po bëheshin rresh saj, kryegjyqta­ri duket se si po e shijon vërtet ditën më të bukur të vajzës së tij.

 ??  ?? Ish- kryetari i Gjykatës së Gjirokastr­ës, Guximtar Boçi në dasmën e vajzës
Ish- kryetari i Gjykatës së Gjirokastr­ës, Guximtar Boçi në dasmën e vajzës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania