Gazeta Shqiptare

Sekuestrim­i i 1.5 tonë drogë në Mamurras, lihen në burg 6 persona

KURBIN/ Gjykata liron pronarin e magazinës, Gjelosh Vuksani

-

Gjykata

e Kurbinit vendo si dje masën e sigurisë "Arrest me burg" për 6 persona, të cilët dyshohen si përgjegjës për sigurimin, furnizimin dhe përpunimin e rreth 1.5 tonë lëndë narkotike, të zbuluar pak ditë më parë në Mamurras. Ndërkohë, që për dy persona të tjerë u caktua masën e sigurisë "Detyrim për paraqitje". Mësohet se të hënën, gjykata do të shprehet për kërkesën e prokuroris­ë së Kurbinit për "Arrest në burg" ndaj Qamil dhe Fatmir Hajdarit ( babë e bir), pasi në ambientet në pronësi të tyre në fshatin Vrinjoll u gjetën dhe u sekuestrua­n rreth 110 kg lëndë narkotike e tharë ose në proces tharjeje. Për rastin e Mamurrasit, nga hetimet e deritanish­me ka rezultuar se lënda narkotike sigurohej nga një person i shpallur në kërkim, i cili kishte marrë me qira maga- zinën nga shtetasi Gjelosh Vuksani. Për këtë të fundit, gjykata vendosi "Detyrim për paraqitje". Vuksani ka mohuar që të ketë lidhje me lëndën narkotike, duke pretenduar se magazinën ia kishte dhënë me qira një per- soni ( i shpallur në kërkim) dhe nuk kishte informacio­n se për çfarë përdorej magazina e tij. Po ashtu, gjatë ndërhyrjes policore, janë arrestuar edhe shtetasit: Edmir Diva, Artan Sallaku, Kejvit Tuga dhe Gentjan Pepmarku, të cilët u gjendën duke përpunuar lëndën narkotike. Ndaj këtyre personave, gjykata vendosi lënien e tyre në qeli. Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore u arrestua edhe shtetasi Osman Morina, babai i personit të shpallur në kërkim. Edhe për këtë të fundit, gjykata vendosi masën e sigurisë "Detyrim për paraqitje". Për rastin e fshatit Vrinjoll rezulton se shtetasit Qamil dhe Fatmir Hajdari përpunonin rreth 110 kg lëndë narkotike në proces tharjeje në dy ambiente në pronësi të tyre. Gjatë operacioni­t antikanabi­s është bërë i mundur arrestimi i shtetasit Qamil Hajdari, ndërkohë që nuk është bërë e mundur gjetja e djalit të tij, Fatmir Hajdari. Për të dy të dyshuarit, prokuroria e Kurbinit ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë "Arrest në burg" dhe pritet që gjykata të shprehet ditën e hënë për këtë kërkesë.

 ??  ?? Magazina në Mamuras ku përpunohej lënda narkotike
Magazina në Mamuras ku përpunohej lënda narkotike
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania