Gazeta Shqiptare

Koncert- protestë kundër ndërtimit të 11 HEC- ve në Valbonë, të pranishëm Blushi dhe Bojaxhi

-

TROPOJË - Dhjetëra banorë të Tropojës dhe nga qytete të ndryshme të vendit, artistë si dhe përfaqësue­s të Shoqërisë Civile protestuan ditën e djeshme kundër ndërtimit të 11 HEC- ve në luginën e Valbonës. Tubimi i konceptuar si një koncert- protestë u organizua nga dy këngëtaret e njohura të muzikës xhaz, Eda Zari dhe Elina Duni. Gjithashtu, në këtë koncert- protestë ishte i pranishëm deputeti Ben Blushi si dhe Gjergj Bojaxhi. Koncerti zgjati rreth dy orë, prej orës 16: 00 e deri në orën 18: 00. Pas Valbonës, një koncert- protestë do të mbahet edhe në Tiranë, në 30 tetor ora 18: 00 përballë Piramidës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania