Gazeta Shqiptare

Kapet skafi me 3 turq në bord, dyshohet se do të transporto­nte drogë nga Shqipëria në Greqi

-

SARANDË - Një skaf 12 metra i gjatë me 3 shtetas të huaj në bord është kapur nga policia e Sarandës. Ky skaf është ndjekur nga dy mjete të shpejta të policisë kufitare dhe është arritur të kapet afër zonës së Kakomesë. Ndërkaq, policia ka vijuar kontrollet me shumë forca nga toka, pasi dyshohet se skafi ka ardhur për të transportu­ar lëndë narkotike nga Shqipëria për Greqi. Mësohet se tre shtetasit që ndodheshin në bord janë turq. Sipas policisë, skafi i ndaluar ditën e djeshme ka tentuar disa herë të ngarkojë lëndë narkotike gjatë këtij muaji, por për shkak të masave të marra e ka pasur të pamundur. Tre turqit e ndaluar do të procedohen për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror, ndërsa mjeti i tyre lundrues është sekuestrua­r.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania