Gazeta Shqiptare

Tentoi të transporto­nte 7.2 kg kanabis në Itali, arrestohet 30- vjeçari nga Tirana

-

VLORË - Policia Kufitare e Vlorës ka sekuestrua­r dje 7.2 kg kanabis sativa në portin e këtij qyteti. Sipas bluve, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë është konstatuar një automjet, i cili dyshohej se transporto­nte lëndë narkotike. Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në mjetin tip "Peugeot" me targë AA254PA, drejtuar nga 30- vjeçari Erjon Mamushi nga Tirana, policia ka konstatuar një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 7 kg e 200 gramë, e cila do të transporto­hej drejt Italisë. I riu Mamushi është arrestuar në flagrancë për veprën penale "Trafikimi i narkotikëv­e".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania