Gazeta Shqiptare

Pas aksioneve në Greqi, rruga e re e drogës Kosova

Policia konfiskon 83 kg marijuanë në Deçan, arrestohen tre persona Marijuana vinte nga Shqipëria, drejt Gjermanisë

-

Aksionet e njëpasn jëshme antidrogë në Greqi kanë detyruar trafikantë­t shqiptarë që të gjejnë shtigje të reja për transporti­min e narkotikëv­e. Rruga e re e marijuanës shqiptare kalon nëpërmjet Kosovës, për të vazhduar në drejtim të Serbisë, Hungarisë, me destinacio­n përfundimt­ar Austrinë apo Gjermaninë. Drejtori i Hetimit të Trafikimit të Narkotikëv­e, Bahri Shala ka deklaruar për mediat se aksioni i ditës së djeshme në Deçan ka vënë në pranga tre persona, dy shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë, një prej tyre 35 vjeç, ndërsa dy të tjerët nga 19 vjeç. Ndërkohë, sipas tij, gjatë këtij operacioni janë sekuestrua­r edhe 83 kg marijuanë, e cila vinte nga Shqipëria. Droga është zbuluar në fshatin Restovicë të Deçanit. Dy automjete janë bllokuar, njëra me targa shqiptare, e cila dyshohet se është përdorur për të futur drogën në territorin e Kosovës. "Ne jemi ende në fazën e hetimeve, por në bazë të informacio­neve, droga ka qenë pjesë e përgatitje­s për ripaketim dhe shpërndarj­e në vendet e Evropës Perëndimor­e. Është formuar një rrugë prej Shqipërisë, nëpërmes Kosovës, në drejtim të Serbisë, Hungarisë, e pastaj drejt Austrisë apo Gjermanisë", - deklaroi në një konferencë Bahri Shala. Ndërkohë, në komunikatë­n e policisë thuhet se hetimet për këtë oper- acion policor kanë zgjatur prej disa muajsh dhe kanë rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar për veprën penale "Blerje, posedim, shitje ose shpërndarj­e e paautorizu­ar e narko- tikëve, substancav­e psikotrope ose analoge". Sipas policisë, të arrestuari­t janë U. K., i lindur në vitin 1971, E. K., i lindur më 1997 dhe E. A., i lindur po në vitin 1997. Gjatë kontrollit të ushtruar në një hapësirë fushore si dhe në makinën e njërit nga të dyshuarit, efektivët e policisë kanë gjetur dhe sekuestrua­r një sasi prej rreth 83 kg e 550 gr., substancë narkotike të llojit marijuanë. Përveç marijuanës, policia ka sekuestrua­r tre makina të markave të ndryshme, një me targa të Shqipërisë dhe dy me targa të Kosovës, si dhe pesë telefona celularë. Për realizimin e këtij operacioni ka ndihmuar edhe policia e Pejës. Tre të arrestuari­t janë shoqëruar në ambientet e paraburgim­it, ndërsa ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë prej 48 orësh. Ndërkohë, hetimet vazhdojnë, ndërsa dyshohet se të arrestuari­t kanë pasur edhe bashkëpunë­torë, që do t'i ndihmonin të kalonin drogën në Serbi fillimisht, e më pas në shtetet e tjera.

 ??  ?? Thesi me marijuanë që u sekuestrua nga policia në Deçan
Thesi me marijuanë që u sekuestrua nga policia në Deçan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania