Gazeta Shqiptare

Itali, arrestohet bosi shqiptar i kokainës, po arratisej në Zvicër

39- vjeçari Bledi Sota ishte anëtari i 22- të i bandës së drogës

-

Pas

arrestimit të 21 per sonave, mes tyre 12 shqiptarë, 4 prej të cilëve biznesmenë, policia italiane u vu në përndjekje të anëtarit të 22- të të bandës të drogës në Ragusa. Por, ditën e djeshme bosi shqiptar i kokainës u vu në pranga, pasi ra në kurthin e policisë. Bëhet fjalë për 39vjeçarin Bledi Sota, i cili sipas policisë ishte pjesëtari i 22- të i grupit kriminal të arrestuar në kuadër të operacioni­t antidrogë të koduar "Kamarina Drugs 2". Ashtu si edhe për anëtarët e tjerë të bandës kriminale, edhe për 39vjeçarin Sota është caktu-

POLICIA

Bledi Sota, sipas policisë ishte pjesëtari i 22- të i grupit kriminal të arrestuar në kuadër të operacioni­t antidrogë të koduar "Kamarina Drugs 2". 39- vjeçari kishte arritur t'i shpëtonte aksionit policor të realizuar më 25 tetor dhe ishte zhdukur pa asnjë gjurmë.

ar masa e sigurisë me burg nga autoritete­t në Ragusa. Bledi Sota kishte arritur t'i shpëtonte aksionit policor të realizuar më 25 tetor dhe ishte zhdukur pa asnjë gjur-

më. Megjithatë forcat e policisë në Ragusa nuk janë dorëzuar dhe kanë arritur ta kapin në provincën e Brescia- s. Përgjimet e reja telefonike mundësuan gjetjen e vendndodhj­es së tij në Stacionin Qendror në Milano, ku i dyshuari kishte lënë takim me një shqiptar tjetër për të shkuar më pas në Zvicër dhe për të filluar një jetë të re. Në vend, duke e pritur në binarët e trenit që vinte nga Brescia, ishin karabinier­ët e Milanos, të cilët në kontakt me forcat e policisë të çështjes për të cilën akuzohej Sota, kanë arritur ta identifiko­jnë dhe ndalojnë. Tashmë shqiptari është në burg në San Vittore, larg nga miqtë me të cilët kishte ndarë aktiviteti­n e shpërndarj­es së drogës dhe që ndodhen në burgjet në Ragusa, Gela dhe Calta- girone. Të ndaluarit e tjerë janë 9 shtetas italianë dhe 12 shqiptarë, të cilët akuzohen për trafik dhe shpërndarj­e kokaine dhe vepronin në këtë provincë.

 ??  ?? 39- vjeçari i arrestuar, Bledi Sota
39- vjeçari i arrestuar, Bledi Sota

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania