Gazeta Shqiptare

BE do shpërbëhet brenda 2020, ja harta e Evropës të ndarë në 3 pjesë

Shqipëria nuk përfshihet, do të mbikëqyret nga Rusia ose SHBA

-

jetë e ashtuquajt­ura "Evropa e Re", e cila do të përbëhet nga shtetet si Estonia, Letonia, Lituania, Republika Çeke, Sllovakia, Polonia, Hungaria, Kroacia dhe Sllovenia në jug, përmes të cilave "Evropa Lindore Katolike" do të kishte qasje në Mesdhe. Evropa Lindore, konkretish­t bashkimi ortodoks do të udhëhiqet nga Rusia, dhe do të përbëhet nga Ukraina, Bjellorusi­a, Gjeorgjia, Moldavia, Rumania, Bullgaria, Greqia, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovin­a. Por, listës së parashikim­eve i mungon Shqipëria, e cila thuhet se me gjasa do të afrohet nga Rusia në Evropën Lindore, ose do të mbetet nën kujdesin e NATOs dhe Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, edhe pse bëhet fjalë për një parashikim dhe jo nisma konkrete, sipas mediave ndërkombët­are nuk duhet injoruar, meqë parashikim­e të tilla kanë precedentë. Në vitin 1976, politikani francez Emanuel Todd parashikoi shpërbërje­n e Bashkimit Sovjetik, pesëmbëdhj­etë vjet para se të ndodhte.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania