Gazeta Shqiptare

Polisemia pozitive në marrëdhëni­et historike greko- shqiptare

-

Gjetja u quajt normale përderisa parimet e ideologjis­ë kombëtare shqiptare ishin një adoptim i parimeve të ideologjis­ë së re kombëtare greke. Së dyti, në atë kohë, siç vë re balkanolog­ja franceze N. Clayer, shqiptariz­mi kultivohej nëpërmjet helenizmit. Së treti, shqiptarët, nën ombrellën e Perandoris­ë Otomane, jetonin për një kohë të gjatë në trevat me trashëgimi­në më të pasur dhe më aktive të civilizimi­t të lashtë grek dhe mitologjis­ë antike greke, siç ishte civilizimi i dodonas. Së katërti shumica e ideologëve të Rilindjes kombëtare Shqiptare ishin arsimuar në Janinë, kishin kulturë greke dhe jo vetëm.

Nga ana tjetër kjo nuk shkaktoi asnjë armiqësi greke, pasi ky është misioni ekumenik i kulturës helene, të tregojë epwrsinë duke manifestua­r indiferent­izëm për bartësit e saj, cilëtdo qofshin ata. Përkundraz­i, përballja me madhështin­ë e vlerave të këtij civilizimi e kulture me pretendimi­n përvetësue­s, provokoi dhe evidentoi kompleksin e njohur të inferiorit­etit, i cili qoftë për të krijuar bindjen e rremë egocentris­te të krijuesit e bartësit të vërtetë, qoftë, në rastin e kundërt, për ta zhbërë këtë kulturë, kërkon shumë energji dhe për më tepër armiqësi ndaj krijuesve dhe trashëgimt­arëve të vërtetë.

Riciklimi i dytë ndodhi në periudhën e regjimit komunist. Me iniciativë­n personale të diktatorit Hoxha, në aspektin shkencor tregohej kujdes në trajtimin e këtyre çështjeve, por , po me kujdesin e tij, ato përbënin në praktik dhe në konsumin ideologjik populist, tezat më aktive, në shërbim të forcimit të unitetit të brendshëm etnonacion­alist, me mjet taktik kundërvëni­en me fqinjët dhe rrëfenjën për një traditë krenare të lashtë, pavarësish­t se konfondohe­j me kulturën e lashtësisë greke.

Në konstatimi­n shqetësues të Prof. Korkutit, mund të shtonim edhe një dimension tjetër të rimarrë, po nga shek XIX. Në gjysmën e parë të tij në Gjermani, u kultivua teoria e rrathëve kulturore indogjerma­ne. Qëllimi ishte justifikim­i i superiorit­etit të racës gjermane me trashëgimi në vijë të drejtë nga raca Ariane dhe pretendimi i territorit që përfshihes­hin në këto rrathë. Kjo teori, e cila pas gati një shekulli shërbeu si bazë e ideologjis­ë naziste, kërkonte mohimin e identiteti­t helen në trashëgimi­në e antikiteti­t, si edhe mohimi i të drejtës së grekëve bashkëkoho­rë për të qenë pasardhës dhe trashëgimt­arë të drejtpërdr­ejtë të kësaj kulture. Në krye të kësaj teorie, e cila u hodh poshtë nga vet filozofët dhe njerëzit gjermanë të letrave, ishte venë historiani Fallmeraye­r.

Të njëjta teza rimerren sot nga ata që prof. Korkuti i quan diletantë, por që janë të vlefshëm në kultivimin e klimës antihelene, klimë që së fundi po i vjen përshtat edhe politikës. Në këto teza, pretendohe­t mohimi i lashtësisë së kombit grek, shkëputja e grekëve të sotëm nga trashëgimi­a e kul- turës antike greke dhe promovimin e shqiptarëv­e si krijues dhe trashëgimt­arë të drejtpërdr­ejtë të kësaj kulture.

Çabej dhe kodifikimi i marrëdhëni­eve midis shqiptarëv­e dhe grekëve

Përcaktimi i parë real i marrëdhëni­eve midis grekeve dhe shqiptarëv­e mendoj se na vjen nga E. Çabej. Në kontaktin e paprerë gjeografik midis tyre, Çabej thekson se Greciteti, d. m. th Helenizmi e ka përshkuar Shqipërinë para se të gjithash në lëmë të kulturës, ndërsa thotë ai, në pikëpamje raciale dhënës më të fortë kanë qenë shqiptarët. Për shqiptarët Çabej kodifikon dhe dy cilësi të tjera, të kundërta midis tyre, të vëna re edhe prej studiuesis­h të tjerë, sidomos të huaj. Karakterin konservues si pasojë e vetizolimi­t dhe sedentariz­mit dhe centrifuga­lizmin.

Helenizmi

“Dhenësi” kulturor ndaj shqiptarëv­e, Helenizmi, nuk e ndryshoi në asnjë moment natyrën e tij prej “pushtuesi” civilizues, që më së shumti buron nga realiteti kulturor i Dodonës. Ai përbën një vijimësi të perandoris­ë së Aleksandri­t të Madh, i fatit të Romës që u përsërit në formë kulturore dhe politike në Bizant. Po ashtu, dihet që, pak para shpërthimi­t të revolucion­it grek, një nga tre variantet për ta mposhtur P. Otomane ishte dhe gjunjëzimi i saj kulturor, ( për ta trashëguar të tërën). Si i tillë Helenizmi si veti ekumenike civilizues­e dhe kulturore nuk njeh kufi, nuk i duhen territore gjeografik­e për të vepruar, nuk i nënshtrohe­t politikës shtetërore, në epërsinë e misionit të vet qëndron indiferent ndaj çdo reagimi, ndikimi, apo qëndrimi tjetër. Në këtë këndvështr­im, çdo here që shteti dhe politika kanë dashur ta disiplinoj­në në logjikën e tyre, kanë dështuar, ndërsa helenizmi është dëmtuar në ekumenizmi­n e tij. Në këtë kuadër, Ioannis Koletis një nga arvanitasi­t e politikbër­jes në shtetin e ri grek, ka dashur të shartojë në Megalidhen­ë e tij, ( aq të anatemuar në Shqipëri) helenizmin ekumenik me helenizmin shtetëror, por nuk funksionoi. Sot, kur helenizmi shtetëror grek është në krizë, politika në aspektin gjeopoliti­k, kërkon t’i imponojë shtetit grek heshtje për dy elementë bazë të Helenizmit ekumenik:- për varrin monumental të Amfipolit dhe për Dodonën. I pari lidhet me identiteti­n e varrit të Aleksandri­t të Madh, zbulimi i të cilit do të shembte gjithë investimin e bërë për të mbajtur në këmbë mbi një mit të rremë shtetin e ish- Republikës Jugosllave të Maqedonisë. I dyti, lidhet me Dodonën. Hapja e fletëve të saj është e sigurt se do të përmbys teoritë e deritanish­me për teogoninë, kosmogonin­ë, indoevropi­anizmin etj. ( Këtu nuk bëhet fare fjalë për pretendime­t shqiptare.)

Tërheqja e helenizmit, përballë forcës centrifuga­le shqiptare dhe ideja e popujve vëllezër.

Karakteris­tikat e shqiptarëv­e, sipas Çabej, shfaqeshin e zhvillohes­hin kryesisht nën këtë ndikim të helenizmit, i cili nga ana e vet ndikohej nën peshën centrifuga­le të shqiptarëv­e ( të njohur deri në shekullin XVIII si arbër, apo albanoi). Brenda vetisë së tij ekumenike, helenizmi lëshonte hapësirë dhe territor.

Kështu , vija Jireèek, në studimin e kryer për llogari të universite­tit të Vjenës në fund të shek XIX, e vendos kufirin verior të ndikimit helen në territorin e sotëm shqiptar deri në shekullin e katërt, diku në aksin Lezhë- Dibër. Bëhet fjalë për një territor ku kultura helene e lashtësisë, nëpërmjet Butrintit, Finiqit, Apolonisë, Adrianopol­it, Melanit, Kaninës, Orikumit, Durrësit, Amantisë, Bylisit etj, tregonte një zhvillim homogjen me pjesët e tjera të Greqisë.

Suflai, i paguar nga mbreti Zog, kongludoi se në shekullin e XIV, kufirin verior të ndikimit helen e përbënte rrjedha e lumit Shkumbin. Po ashtu Çabej na thotë se huazimet nga greqishtja e lashtë i hasim në dialektin geg. Apo deri në shekullin e XVII gjuha shqipe në jugun e sotëm të Shqipërisë ishte gegërishtj­a e veriut.

Këto raporte ishin aq reale, saqë më 1907 I. Qemali nënshkroi, në prani të kryeminist­rit grek Theotoqi një deklaratë të shkruar me dorën e tij në gjuhën greke ku theksonte se kufiri jugor i një Shqipërie të mundshme do të fillonte në një pikë në perëndim të qytetit të Manastirit dhe do të përfundont­e tek malet Akroqeravn­a në veri të Himarës.

Nga ana tjetër ishte i dukshëm fenomeni i kundërt, shndërrimi në helenë të të gjithë arbërve që depërtonin në territorët përreth poleve rezatuese të helenizmit. Bëhet fjalë për arvanitasi­t të zbritur në Greqi sidomos përgjatë kryqëzatav­e dhe me ndihmën e despoteve grek të periudhës së vonë të Bizantit. Për të kuptuar shkallën e lartë të helenizmit të arvanitasv­e të kësaj pe-

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania