Gazeta Shqiptare

Konstantja e vetme, paqja, bashkëpuni­mi, mirëkuptim­i....

-

ar besimin) « Banorët shqipfolës në Epir ishin fillimisht greqishtfo­lës dhe adoptuan të folmën shqipe vetëm kur, nën presionin e Turqisë ndryshuan besimin”, thotë Hamond. Ndërrimi i fesë dhe kundërvëni­a ndaj ish homogjenëv­e në emër të perandoris­ë për privilegje personale, shkaktuan kompleksin e njohur të fajit ndaj tyre, i cili ushqente me menyrat e veta kompleksin e inferiorit­etit, fenomene këto të përshkruar­a me aq realizëm nga I Kadare tek disa prej sprovave të tij të fundit dhe veçanërish­t te “Poshtërimi në Ballkan” dhe “Mosmarrëve­shja”.

Unifikimi më i gjerë i interesave të Shqiptarëv­e me ato të Perandoris­ë Turke u shfaqen veçanërish­t në kohën e revolucion­it Grek të 1821. Një peshë të rëndësishm­e ushtarake kundër revolucion­it grek e mbajtën forcat e përbëra prej shqiptarës­h, të cilëve iu desh shpesh të luftonin kundër vëllezërve të një gjaku që ishin rreshtuar në krah të popullit grek. Dhe nuk bëhet fjalë këtu për arvanitasi­t të cilët ishin pjesa luft-

Megjithatë ky realitet asnjëherë nuk zbehu marrëdhëni­et shumë të ngushta midis shqiptarëv­e dhe grekërve. Konstandja e vetme që përcaktont­e, paqen, vëllazërin­ë, bashkëpuni­min, ishte nevoja natyrale ( e kultivuar në shekuj) për të mbështetur integritet­in kulturor, përparimin dhe mbrothësin­ë tek helenizmi, si vlerë ekumenike.

Rast ekstrem përbënte Ali Pashë Tepelena. Gjithë ushtrinë e tij e përbënin shqiptarë, por gjithë infrastruk­turën në administra­të e përbënin grekët. Ai vet dinte shqip dhe greqisht dhe jo turqisht dhe kishte adoptuar si gjuhë zyrtare greqishten. Pavarësish­t përgjakjes së vazhdueshm­e me grekët, ai mbështeti zhvillimin kulturor, arsimor, fetar të grekëve, i bindur se vetëm kështu mund të siguronte pushtetin dhe sundimin e tij.

Po ashtu, po të vihet re ideologët dhe ideologjia e shqiptariz­mës, sipas Nathalie Clayer, u nis nga re- aliteti grek, nga njerëz që Greqinë e konsideron­in nënën e tyre, ose të paktën nuk mund të shikonin zhvillimin e integritet­it të tyre kulturor jashtë kuadrit Helenë. Dhe këtu nuk bënin përjashtim as Mitko, as Veqilharxh­i, as Vretua, as Kristofori­dhi, as Urani Rumbo, pa folur pastaj për Meksin e Argjirokas­tritin. Në gjuhën greke kishin ngritur pjesën më e madhe e infrastruk­turës së idesë së shqiptariz­mit. Gazeta e parë për problemin shqiptar u hap në Lamia me 1860 në gjuhën greke. Në greqisht Naim Frasheri shkroi me 1866 poemën “O alithis pothos ton Skipetarid­hon” që do të përbëjë jo vetëm manifestin politik për rilindjen kombëtare shqiptare por edhe të gjithë ideologjis­ë kombëtare shqiptare deri në ditët tona. Sipas Natalie Clayer, « Pas luftës së Krimesë do të ishte shtysa e Helenizmit njëherazi brenda mbretërisë së Greqisë dhe perandoris­ë Otomane, ajo që do të forconte rrymën mbështetës­e të identiteti­t shqiptar, qoftë përmes asociacion­it, qoftë përmes reagimit”

Konfederat­a greko- shqiptare një përpjekje shekullore e penguar nga fuqitë e mëdha

Që me fillimin e revolucion­it grek, i cili shënoi edhe fillimin e fundit të Perandoris­ë Otomane, grekë e shqiptarë menduan krijimin e një federate të përbashkët të pavarur nga Turqia. Iniciusi i kësaj ideje ishte një nga udhëheqësi­t e revolucion­it grek, Kollokotro­nis, i cili propozoi edhe simbolikën në flamur që do të ishte kryqi nga njëra anë dhe gjysëmhena nga ana tjetër! Me 1829, 56 bejlerë të Labërisë me një ushtri prej 4 mijë vetash i kërkuan Kapodhistr­ias të luftonin nën flamurin grek për bashkimin me Greqinë

Një kulm të kësaj ideje përbën rasti i Æenel Gjolekës dhe Rapo Hekalit. Z Gjoleka me 1847, në emër të përfaqësue­sve të krahinave poshtë Shkumbinit i dërgonte letër mbreti Othona dhe qeverisë greke nëpërmjet të cilit kërkonte t’u njihej identiteti grek.

Për arritjen e të njëjtit qëllim, me 1887, qeveria e Athinës hyri në bisedime të drejtpërdr­ejta me shqiptarët në Epir të përfaqësua­r nga Abdyl Frasheri

Materializ­imi i kësaj ideje u rishfaq serish dy vjet pas përplasjes greko- turke të 1897, ku shqiptarët u bënë faktorë përcaktues i fitores së Turqisë mbi Greqinë. Në krye të kësaj lëvizjeje qëndronin emra të mëdhenj si Konica, Noli, I. Qemali etj.

Fund

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania