Gazeta Shqiptare

Poeti me kitarë

-

Vetëm nga viti 1985 nisi t’i botojë disa vëllime me titullin e thjeshtë “Lirika”.

Aner musikos

Kur Akademia Suedeze ia dha çmimin Nobel, në arsyetimin e saj sekretarja e Akademisë përmendi edhe lidhjen e letërsisë me muzikën që nga antikiteti grek, duke e krahasuar me Homerin e Safon, poezia e të cilëve ishte krijuar për t’u kënduar dhe për t’u lexuar. Po ashtu, Salman Rushdie, duke përshëndet­ur vendimin e jurisë së Nobelit, bëri një krahasim mes Orfeut dhe Dylanit, duke pohuar se kënga dhe poezia kanë qenë gjithmonë të lidhura.

Duke e pasur parasysh tematikën e lirikave të Dylanit, mund të thuhet që ai më shumë ngjan me kryepoetin e lirikës antike, Pindarin, edhe pse ngjashmëri gjejmë edhe me lirikët e tjerë, si: Alkmani, Mimnermi, Soloni, Kalini, Arkiloku, Alkeu e Anakreonti. Jo rastësisht, Dylani poezitë e tij i quan thjesht “lirika”. Ai me atë titull të përbashkët i lidh poezitë e tij me lirikat antike greke, etimologji­a e të cilave lidhet me instrument­in “lyra”, që kishte shtatë tela.

Për helenët, muzika nënkuptont­e zhvillimin e jetës shpirtëror­e. Prandaj, shprehja “aner musikos” ( njeriu muzikor) i referohej njeriut të arsimuar, në kundërshti­m me shprehjen “aner amusos” ( njeri jomuzikor) që i referohej njeriut të paarsimuar. Muzika nuk kishte funksion thjesht argëtues, por gëzonte pozitë qendrore dhe kryente funksion moral dhe edukativ. Atëherë, as që mund të mendohej zhvillimi i letërsisë, veçmas i poezisë, pa muzikë, së cilës Aristoteli ia atribuonte edhe funksionin katarsik.

Poezia në kohën antike pagëzohej sipas instrument­it shoqërues: lirika, shoqërohej me “lyrë”, elegjia me “elegn” ( fyell), kitarika me kitarë etj. Sipas këtij parimi, poezitë e Dylanit janë kitarika, por meqenëse termi kitarikë nuk është përdorur më vonë, Dylani ka zgjedhur termin më të përhapur, lirikën.

Tematika e lirikave të Dylanit është shumë e gjerë. Aty përfshihen temat e motivet politike, erotike, fetare, sociale etj. Është e vështirë të thuhet së në cilën temë ka shkëlqyer më shumë. Këngët si “Blow-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania