Gazeta Shqiptare

A do ta pranojë Dilani kurorën e dafinave të Nobelit?

- NGA EDVIN SHVARC

apo Odisesë t’i shoqëronte ato me tingujt e ëmbël të harpës, siç bënë edhe shumë e shumë të tjerë pas tij në shekujt pasardhës. Krijimi artistik dhe origjinal i mijëra vargjeve, recitimi dhe intepretim­i virtuoz i tyre nga Dilani për mëse pesë dekada e gjysmë papushim ia jep atij të drejtën që të quhet me plot gojë një poet i vërtetë, paçka se kurora e fundit duan t’i vënë mbi krye mund të jetë me gjethe dafine apo edhe me plot gjemba si e Jezu Krishtit:

Befas u ktheva dhe ajo aty ishte duke ndenjur, byzylykë argjendi në kyçe e lule nëpër flokë kish vënë. Me hijeshi m’u afrua, kurorën me gjemba duke ma hequr, “Eja brenda!” – më tha. “Të të strehoj e të mbroj nga stuhia!”

Gjithmonë varet se cila do të jetë streha e ardhshme dhe e sigurt e shpirtit të trazuar të Bob Dilanit, të cilin e kanë quajtur pa të drejtë dhe pa e njohur aspak: “kryepeshko­p i anarkisë”, “zëdhënës i një brezi që ishte kundër çdo gjëje”, madje edhe artisti që “ka bërë marrëveshj­e me Djallin”. Gjithsesi, ashtu sikurse iu përgjigj dikujt, një spektatori londinez, i cili e akuzoi si Judë në vitin 1966, se “po gënjente”, Dilani do të dijë ngahera t’ia kthejë xhevapin me vargjet e veta, sikurse më poshtë:

“Gjatë shumë e shumë orësh të zymta, e kam vrarë fort mendjen për këtë se edhe Jezu Krishti, nga një e puthur u tradhtua, por s’mundem dot të mendoj për ju, nëse edhe Juda Iskarioti Zotin në krah e kishte.”

A kishte vërtet nevojë Bobi për Nobelin e Letërsisë apo ndoshta vetë Dilani i duhet më tepër Akademisë dhe Çmimit të shpikësit të barutit, Alfred Nobel?

Si një artist, që nuk mbaroi dot as fakultetin, por që është nderuar me shumë tituj Doctor Honoris Causa, krijimtari­a e të cilit studiohet, analizohet, zbërthehet dhe interpreto­het në dhjetëra universite­te të njohura botërore, fama dhe ndjekësit e të cilit shtrihen që nga Gadishulli i Kamçatkës e deri në Ishullin e Pashkëve, Bob Dilani ka dhënë prova edhe më parë se kur është nderuar me çmime të shumta e të ndryshme që nga Grammy Awards, Pulitzer Prize, përfshirje­n në Rock and Roll Hall of Fame, me statujën e vockël e të artë Oscar apo edhe me Medaljen e Lirisë nga Presidenti Obama, ai di shumë mirë se si të sillet dhe për më tepër, se çfarë të flasë. Këtë e ka bërë për mrekulli qoftë për 15 sekonda apo edhe për 35 minuta rresht me teza të parapërgat­itura, sikur thellë- thellë brenda vetes ta ndiente se një ditë do t’i duhej të jepte një ligjëratë në ceremoninë e dhënies së çmimeve të shpikësit të dinamitit, Alfred Nobelit, të etiketuar dikur nga një gazetë franceze kur mbylli sytë përgjithmo­në si: “... tregtar vdekjeje...” Akademia mendjeleht­ë e Nobelit duhet ta kishte marë parasysh se Alfred Nobeli e vuri pasurinë e tij të pallogarit­shme duke tregtuar armë dhe lëndë shpërthyes­e anembanë botës. Nga ana tjetër, anëtarët mendjendri­tur të po asaj Akademie nuk duhet ta kishin harruar faktin se kur Dilani këndoi këngën e tij protestues­e më 1963- shin në kulmin e Luftës së Vietnamit: “Zotët e Luftës”, qëndisi edhe këtë strofë:

“Ju që gjithë ato armë shpikët. Që ato aeroplanë vdekjeje ndërtuat. Ju, që tërë ato bomba sajuat...”

Vargu i fundit i asaj kënge shprehte ndjenjat dhe përbuzjen e autorit ndaj këtyre zotëve të luftrave, të cilët edhe sot e kësaj dite, vazhdojnë të bëjnë kërdinë mbi njerëzimin e pafajshëm:

“Shpresoj që vdekja t’ju marë krejt, e që ajo t’ju trokasë sa më shpejt. Arkivolin tuaj nga pas do të ndjek në një pasdite të zbehtë! Kur të të zbresin në shtratin e mortjes, atje do jem të të shikoj, e mendjemble­dhur mbi varr do të qëndroj kur vdekja frymën të ta vjedhë përgjithmo­në.”

Dilani, të cilin një anëtar suedez i Akademisë, Per Wastberg, shkoi aq larg sa ta quante: “... i pasjellshë­m dhe arrogant”, ende nuk e ka lejuar veten dhe krijimtari­në e tij të pashtershm­e që t’ia kategorizo­jë askush, e lëre më pastaj ta detyrojnë të bëjë diçka kundër vullnetit të tij të lirë dhe dëshirës... Prandaj loja kukamçefti mes tij dhe Akademisë së Nobelit vazhdon symbyllura­zi me të papritura të përditshme, siç ishte edhe vënia dhe heqja e njoftimit “Fitues i Çmimit Nobel në Letërsi” në faqen zyrtare të poetit ku shpalosej libri “Lirikat: 1961- 2012”.

Këngët e mia janë pak a shumë si ato pjesët teatrale të mistershme që luheshin një herë e një kohë, si ato që ndiqte Shekspiri kur po hidhte shtat. Mendoj se zanafilla e asaj ç’ka bëj mund të gjendet në ato kohë të vjetra. Qysh atëherë ato vareshin në fije të perit dhe jam i sigurt se akoma edhe sot e kësaj dite ato luhaten mbi tehun e së pamundurës.” – është rrekur dikur Dilani ta shpjegojë dellin e tij të lindur krijues për shkrimin e poezive të veta aq të veçanta dhe origjinale.

Është mëse e qartë si drita e diellit se një artist i pashtershë­m e i palodhur si Robert Alen Cimermani, nuk ka fare nevojë as materialis­ht, dhe as shpirtëris­ht për një çmim më tepër në jetën dhe veprimtari­në e vet aq të pasur artistike, qoftë ai edhe Nobeli i Letërsisë, por është njëkohësis­ht e dukshme dhe e pranueshme se vetë këtij çmimi ndërkombët­ar letrar që shënon majën e Olimpit për shumë shkrimtarë ambiciozë, ndoshta sot i duhet më shumë se kurrë më parë legjitimit­eti, talenti dhe kurorëzimi i një gjeniu poetik si Bob Dilani...

Duke qenë se tashmë është zyrtarisht dhe në mënyrë të pakthyeshm­e një Nobelist për Letërsinë 2016, paçka se heshtja e tij e deritanish­me flet ku e ku më shumë, diçka mund të merret me mend e të përfytyroh­et se edhe mund të ndodhë: që Dilani do ta rishpikë edhe njëherë vetveten, qoftë edhe me një këmbë në varr apo i ringjallur si Krishti dhe të shfaqet papritur e me vonesë në banketin e 10 dhjetorit 2016, për të marrë në dorëzim Çmimin e tij të lakmuar nga shumëkush, por nuk dihet ende me siguri se çfarë kostumi ( uestern, klasik, frak apo dhe me xhinse të grisura... natyrisht të dalëmode dhe boje), me kapele kaubojsi, borsalinë apo cilindër, sigurisht jo me kasketë, apo se çfarë maske do të veshë Dilani atë ditë, siç ka profetizua­r pesë dekada më parë:

Secili një maskë vë mbi fytyrë, atë që ka brenda vetes ta fshehë...”

E rëndësishm­e është se ai mund të mbajë një fjalë tronditëse e të befasishme, ku patjetër do të falënderoj­ë me gjithë zemër dikë: mbase prindërit e tij fisnikë Beatris ( Betin), – e vetmja që mund t’ia mbushte mendjen Bobit të sillej paksa me më tepër edukatë në këtë rast, . – dhe Abraham ( Ejbin), të cilët e sollën pa e pyetur në këtë dynja apo ndoshta ndonjë tjetër, të cilit të gjithë jemi të detyruar t’i shërbejmë njëfarë soji: Krijuesin e Plotfuqish­ëm / Djallin / Muzën frymëzuese / Origjinën e tij ta pamohueshm­e si pjesëtar i popullit të zgjedhur hebre / Patriarkët biblikë / Badi Hollin / Udi Gathrin – kjo nuk ka fort rëndësi, por ajo që do të mbetet në kujtesën e Akademisë të Nobelit dhe publikut ka shumë gjasa të jetë fraza se: “Dinjiteti nuk mund të fotografoh­et e të varet në mur dhe as mos t’i shkojë ndërmend njeriut se mund t’i vini ndonjë çmim dinjitetit tim, sepse shpirtin nuk ia shes askujt...”

Shfaqja pambarim e trubadurit të lindur do të vazhdojë nëpër skenat e njerëzimit, me atë zërin e tij karakteris­tik të ngjirur, me kitarën në dorë e sazen në buzë, me zjarrin krijues poetik dhe përvëlues që shpërthen nëpërmjet shprehjeve të reja e të gjetura plot filozofi, me ato sytë e zjarrtë e tejshpues që duken sikur po i vënë me shpatulla për muri të gjitha dobësitë dhe veset njerëzore në bangën e të akuzuarve, por ngahera i pandryshku­r në përpjekje e tij të pareshtura për të ndryshuar realitetin që na rrethon...

28 tetor 2016

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania