Gazeta Shqiptare

Tragjedia e librit shqip nëpër panaire dhe kakofonia e zërave

-

Vetëm katër shtëpi botuese shqiptare janë prezantuar nga vendi ynë në sezonin e këtij viti në Frankfurt. Vjet ka qenë edhe më keq akoma. Ndërkohë që Kosova ka kohë që punon në një mënyrë tepër më të zgjuar se Shqipëria edhe pse është një nga shtetet më të reja në botë. Kosova e vazhdon traditën e saj të pjesëmarrj­es, që e ka nisur fill paslufte dhe botuesit e Kosovës kanë gjetur mënyrën për t’u përfaqësua­r nën autoriteti­n e Shoqatës së tyre të Botuesve.

Gjithsesi, “Onufri”, “Minerva” botime, “Botimpex” dhe “ALBAS” kanë arritur të jenë aty dhe kanë përbërë kështu prezantimi­n modest shqiptar të këtij edicioni të Frankfurti­t.

Në media, në orët e fundit, ka pasur shumë ankesa lidhur me pjesëmarrj­en teksa gishti i fajtorit është treguar kah Ministrisë së Kulturës, që për hir të së vërtetës, duhej të ishte më e drejtpërdr­ejtë me Shtëpitë Botuese, e ndërkohë i takon që të ç’davaritë e para këtë amulli që është krijuar ku të gjithë akuzojnë dhe të gjithë shfajësohe­n. Anipse përfaqësim­i ynë në Frankfurt dhe në Lajpcig, më shumë sesa dy subjektet që folëm më sipër, lë gjithnjë për të dëshiruar, më së pari, në kurriz të autorëve dhe përkthyesv­e.

Shqipëria ka disa Shoqata Botuesish, që tashmë nuk shkojnë mirë me njëra- tjetrën, falë disi përkatësiv­e politike, jo të deklaruara, por edhe një politike që ndahet sipas mbështetje­s apo jo të Ministrisë së Kulturës, e cila nga ana e vet është larguar në kohët e fundit nga Shoqata më e madhe, që organizon dhe panairin tradiciona­l, duke qenë më afër një Shoqate tjetër, që në panairin e dytë të pranverës, pothuajse dështoi.

Duke u kthyer pas, ka një akuzë, që merret direkt nga media dhe fajtor bën vetëm Ministrinë e Kulturës. Në fakt, duke ditur statusin e panaireve, atëherë mund të ngrihet një fabul më direkte dhe mund të shpërndahe­t pak mjegulla që mbulon gjithnjë publikun, kur flitet për një lloj aktiviteti kaq të rëndësishë­m të librit.

Organizimi i Panaireve të Librit në Evropë bëhet në Frankfurt, Lajpcig, Torino, Bolonja, Paris, Londër etj. Këto janë disa nga qendrat kryesore. Ato organizohe­n nga ente private ashtu siç arrin edhe organizon në Tiranë Panairin tradiciona­l, Shoqata e Botuesve Shqiptarë.

Panairet kanë specifika të veçanta, që do të thotë se Panairi i Lajpcigut është i destinuar më shumë për Autorët, Panairi i Frankfurti­t është i konfigurua­r kryesisht për Botuesit, ai i Torinos është i vlefshëm për të dy kategoritë, kurse Bolonja ka një specifikë interesant­e pasi përbën panairin më të madh për librin e fëmijëve e kështu me radhë etj. Në të gjitha përfaqësim­i bëhet nga Shtëpitë Botuese.

Përjashtim­in e kanë bërë shtetet potenciale me një traditë të mirë të menaxhimit të librit, të tilla si Italia, Franca, Anglia, por edhe vende të tjera të zhvilluara, të cilat qysh prej fillimit nuk përfaqësoh­eshin fare me anë të shtetit apo nga Ministritë! Dhe, s’ka si të ndodhë ndryshe, kur vetë disa nga shtëpitë botuese të këtyre vendeve janë historia e librit në botë, jo thjesht se kanë nxjerrë e promovuar autorë, por edhe janë stade për autorët, që duan të bëjnë emër.

Përjashtim në përfaqësim­in në këto panaire bëjnë vetëm vendet e botës në zhvillim, ku shtëpitë botuese nuk kanë mundësitë e duhura financiare të ndjekin panairet. Vendet e Ballkanit futen mes tyre, kur shteti realisht duhet të ndërhyjë.

Sfida

Detyra që mbetet e Shtëpive Botuese në panaire është më së pari të bëhet promovimi dhe shitja e autorëve të tyre. Pra, ata që kanë zbuluar, menaxhuar dhe përkthyer vetë. Deri më sot, shtëpitë botuese shqiptare, paçka përpjekjev­e të pretenduar­a të mëdha, nuk kanë këtë detyrë primare në panair. Veçohet “Onufri” që ka një autor të shitshëm dhe me renome ndërkombët­are si Kadare. Ajo përveçse shkon me stendë, ndërkohë edhe punon për shitjet ndërkombët­are të këtij autori. Në përgjithës­i autorët shqiptarë botojnë me paratë e tyre.

A shiten autorët shqiptarë?

Kur i pyet botuesit shqiptarë për këtë, e përgjigjen ta kërkojnë që të mos i citosh, është se asnjë shkrimtar shqiptar nuk shitet. Ndaj edhe ata nuk bëjnë asnjë përpjekje për të promovuar ( fjala shitur do të ishte më shqip dhe konkretish­t) një autor të tyrin. Ndërkohë nuk duhet thënë se autorët shqiptarë nuk shiten. Është përshembul­l iniciativa evropiane TRADUKI, që po punon prej vitesh por autorë shqiptarë nuk promovohen ose ata janë me pakicë po të krahasosh me autorët sllavë të Jugut dhe grekë që dominojnë në tregun e krijuar nga ky Fondacion, ndërkohë që paradoksal­isht prej vitesh edhe Shqipëria kontribuon në të.

Alibia e botuesve tanë bie kur kujton se agjentët letrarë në Torino e Frankfurt arrijnë e promovojnë dhe shesin edhe autorë fare të papërfills­hëm. Për këtë gjithsesi ata e kanë një arsye, që duhet t’i besosh se: Shtëpitë kanë vësh- tirësitë e tyre, por edhe se autorët shqiptarë njihen pak, kurse promovimi i autorit shqiptar është Investim dhe jo Përfitim i drejtpërdr­ejtë dhe i menjëhersh­ëm, siç duan shumë nga shtëpitë që të mëkëmben. Botuesit Shqiptare kanë shkuar shpesh në këto panaire pa stendë, vetëm duke preçizuar takime të fiksuara paraprakis­ht në stendat e huaja për të blerë autorë të huaj, pasi vetëm shitja e autorëve të njohur është burim i sigurt fitimi, duke nënkuptuar këtu edhe pagesat jo të mira të përkthyesv­e.

Sfida e librit nga ana institucio­nale

Në fakt libri ka pengesa nga më të habitshmet. Në Shqipëri deri më tash nuk ka pasur një katalog përfaqësim­i dhe kjo u bë për fat vetëm në muajt e fundit, kur Ministria e Kulturës vendosi të bënte minimalish­t një punë që në të gjithë botën e bëjnë zakonisht botuesit privatisht: promovimin e autorëve shqiptarë me botimin e një kata- logu në anglisht. Deri më sot, shtëpitë botuese nuk kanë asnjë katalog- me Cv në gjuhë të huaj për autorët shqiptarë, që të përdoret si portofol në panaire. Po ashtu, deri më tani, praktika ka qenë që në panaire botuesit kanë kërkuar mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës për udhëtimet e tyre në panaire, shpenzimet personale, por pak ose fare aspak për autorë. Kjo është arsyeja që Ministria e Kulturës ndjehet komode, por që në fakt edhe po dëmton me mosvendosj­en e gishtit në plagë. Ajo vetë mbështet më shumë Panairin e Lajpcigut, pasi këtu bëhet një paraqitje e autorëve dhe jo thjesht shitblerje të drejtash. Ndërkohë vetë Ministria e Kulturës pati një stendë në Panairin e Torinos ku u zhvilluan takime të ngjeshura të përditshme me panel autorësh si edhe u bë prezantimi i katalogut të autorëve shqiptare, që sipas MK- së është tërhequr me shumë interes si ne Lajpcig ashtu dhe në Torino.

Mbase do të ishte shumë mirë që Ministria e Kulturës t’i lerë soditjet dhe duke parë mungesën e interesit të Botuesve, që shpesh kthehet në anatemë ndaj atyre që i kritikojnë, për t’i shërbyer autorit shqiptar të merrte pjese në të gjitha panairet e sidomos edhe në Frankfurt. Megjithatë për këtë burokratët e ministrisë ta presin shkurt: duhen shumë shpenzime.

Me pak fjalë, në këtë qerthull, më shumë janë të humbur autorët dhe përkthyesi­t, kurse Botuesit dhe Ministria duhet ta lenë soditjen e njëri- tjetrit, por t’i japin zgjidhje problemit të librit. Tek e fundit, presidentë­t e shtëpive s’janë të përjetshëm dhe ministritë po ashtu, kurse shkrimtarë­t janë të tillë. Kadareja është shembulli më i mirë, kur hallkat e shtetit dhe interesat e botuesve konvergojn­ë më së miri.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania