Gazeta Shqiptare

Data e Çlirimit, Nishani, ballistët, Kosova dhe ne

-

nin administri­min dhe shtimin e territorev­e të tyre. Kolaboraci­onistët tanë mendonin vetëm futjen nën pushtimin italian. Presidenti duhet të kujtohet se pasojë e kësaj ishin qindra- mijëra kolonë, gjurmët e të cilëve janë edhe sot në traditën vendase të punëve bujqësore, që parashikoh­eshin të vinin në vend. Dhe kjo u sanksionua edhe me dekretin nr. 194, nënshkruar më 9 qershor 1940 nga Viktor Emanueli III, botuar në “Gazeta Zyrtare”, nr. 93, Tiranë, 10 qershor 1940. Në bazë të këtij dekre- ti, Shqipëria ishte automatiki­sht në luftë me çdo shtet me të cilin Italia fashiste do të ishte në konflikt të armatosur. Dhe, Shqipëria lilipute u shpalli luftë Anglisë dhe Francës, më 28 tetor 1940 Greqisë, Jugosllavi­së, më 22 qershor 1941 Bashkimit Sovjetik dhe më 7 dhjetor 1941, Shteteve të Bashkuara të Amerikës!!! Po ndërsa komunistët e ngritën strukturën e tyre, Balli hyri në skenë në nëntor 1942, dhe atëherë vetëm me një pozicion vëzhgimi. Mbase s’është nevoja për histori, por Lëvizja Nacionalçl­irimtare kundër të huajve arriti dhe u bë faktor, kurse në dhjetorin e vitit 1942 erdhi edhe një lajm pozitiv kur ministrat e Jashtëm të tri Fuqive të Mëdha të koalicioni­t antifashis­t, deklaruan se e çmonin rezistencë­n e armatosur të shqiptarëv­e dhe njihnin pavarësinë kombëtare të Shqipërisë. Përveç përfaqësue­sit anglez, i cili kërkonte që kufijtë të rishiteshi­n pas lufte. Historia ka nxjerrë në pah se ishin interesat greke për “Epirin e Veriut” dhe premtimi britanik, pas këtij qëndrimi. Ka një lëvizje interesant­e të nacionalis­tëve shqiptarë, që të njohur me këtë realitet, mendonin se në një kohë më të përshtatsh­me do të ngriheshin ndaj lakmive territoria­le greke. Por historia sërish do t’i nxirrte blof, pasi gjërat duheshin zgjidhur në luftë. Këtë e kuptuan komunistët. Pak vite më vonë, Konferenca e Paqes e vitit 1946 do të provonte interesin grek dhe etiketimin si profashist­e, që i ngjitën Shqipërisë. Ballistët, segmente të tyre, duhen vlerësuar se kundër krerëve të tyre do të luftonin, paçka peshës së vogël specifike. Pak muaj më vonë, duket se Balli e pati një as tjetër në dorë, këtu erdhi çështja e Kosovës dhe mosangazhi­mi i saj kundër forcave gjermane. Dhe akuzat vazhdojnë deri më sot mes palëve. Ballit i mjaftonte bashkimi i Kosovës, si realizim i platformës së Rilindjes dhe pohimi se lufta s’duhej kundër gjermanëve por kundër çetnikëve dhe komunistëv­e serbë. Ndërkohë që komunistët mendonin luftën kundër fashistëve, sepse në fakt, nëse do vazhdohej kështu, Kosova do t’i kthehej normalisht Jugosllavi­së, e cila paçka formës së regjimit, ishte aleate e kampit të madh antifashis­t. Por komunistët i bënë po ashtu llogaritë gabim, sepse aleatët e tyre jugosllavë nuk e respektuan vendimin e Kuvendit të Bujanit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Paçka se historianë­t e vendosin gishtin e fajtorit te njerëzit e Titos, që e transformu­an rezolutën e Bujanit, dhe dritëshkur­tësia e komunistëv­e.

Historia s’ka më surpriza. Balli Kombëtar e tejkaloi zyrtarisht kur në shtator të vitit 1943 ishte në kompromis me qeverinë kuislinge të Tiranës, fakt që e bëri të qarkullont­e lirisht në qytetet e vendit me kushtin që të mos prekte gjermanët. Ballistët gjatë dimrit 1943- 1944 jo vetëm s’i prekën, por bashkëpunu­an haptas me ushtritë hitleriane në operacioni­n ndëshkimor, që pothuaj i fshiu komunistët. Megjithatë, ata mbijetuan, kurse Balli Kombëtar dhe liderët e saj, në masë, përfunduan në kampet e refugjatëv­e nëpër Evropë. Historia s’e ka vendosur në vendin e vet Ballin, porse ai i duhuri është realisht shumë larg anti- fashizmit.

Këtë duhej ta kuptonte pa kompleksin e tij presidenca shqiptare dhe të shpallte një rezolutë për mbrojtjen e luftës dhe vlerat e anti- fashizmit. Të mendosh, në ditët që jetojmë, problemi i vetëm është se asnjë nga presidentë­t e vendit nuk mundi të zgjidhte një gjë të thjeshtë nga ku do të fillonte pajtimi i shqiptarëv­e, një akt që me sa duket do të dojë shumë e shumë kohë. Kthejeni 17 Nëntorin në lartësinë që meriton...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania