Gazeta Shqiptare

Shqiptarët e Maqedonisë, prioritet i çështjes shqiptare

PROMOVIMI NE SHKUP

-

Ambasadori

i parë i Shqipërisë në Maqedoni, Shaban Murati, ka shtruar tezën se shqiptarët e Maqedonisë mbeten përbërësi kryesor i çështjes së pazgjidhur shqiptare në Ballkan. Sipas Muratit, pas pavarësimi­t të Kosovës prioritet i politikave mbarëkombë­tare duhet të jetë pikërisht çështja e shqiptarëv­e të Maqedonisë. Duke analizuar statusin e shqiptarëv­e në Maqedoni, ai thotë se zgjidhja e çështjes shqiptare në Maqedoni duhet të kalojë nga faza e koalicione­ve politike në fazën e bashkëdrej­tuesit real të shtetit.

“Kur Kosova u bë shtet i pavarur, ajo pushon së qeni përbërësi kryesor dhe përbërësi kryesor mbetet në mënyrë automatike, logjike, historike diplomatik­e dhe kombëtare çështja e shqiptarëv­e në Maqedoni. Në qoftë se populli shqiptar në Maqedoni do të arrijë statusin e bashkëdrej­tuesit real në vendimmarr­je, unë mendoj që jemi drejt realizimit të asaj që përbërësi kryesor, tani kryesor i çështjes shqiptare, do të jetë i zgjidhur”, deklaroi ambasadori i parë i Shqipërisë në RM, Shaban Murati. Libri i Muratit mund të shërbejë si një manual për të njohur këtë vend, tha ambasadori i Shqipërisë, Fatos Reka, ndërsa kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, e cilësoi si një impuls i cili duhet t’u japë kah zhvillimev­e në rajon.

“Pas leximit të këtij libri, çdokush mund të arrijë në përfundim se pa një zgjidhje të drejtë të çështjes shqiptare në Maqedoni dhe rreth saj nuk mund të ketë një zgjidhje përfundimt­are dhe të qëndrueshm­e të problemeve as në Maqedoni, as në Serbi, as në Mal të Zi dhe më gjerë”,- tha ambasadori i Shqipërisë Në RM, Fatos Reka. “Padyshim, është ky një impuls i ri, i cili duhet të diktojë zhvillimet politike dhe diplomatik­e shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës, Mal të Zi etj”, theksoi kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

Këto komente u bënë gjatë promovimit të librit të ri të ambasador Muratit, “Shqiptarët e Maqedonisë - prioritet i çështjes shqiptare”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania