Gazeta Shqiptare

Edi Rama: Me LSI në koalicion nëse nuk ‘ rimartohet’ djathtas

Vetingu, kryeminist­ri: Kushtetues­ja, rezistencë kundër “drejtësisë” Manjani për kanabisin, “ministri, i lirë të propozojë”

-

Kryeminist­ri Edi Rama e sheh vendimin e pe zullimit për ligjin e vetingut nga Gjykata Kushtetues­e si shprehje të rezistencë­s nga një aleancë që i druhet reformës në drejtësi, ku ai rreshton edhe opozitën. Në një intervistë për “TV Klan”, kreu i qeverisë shprehet i sigurt se vetingu do të kryhet pavarësish­t vonesave që po krijon kjo aleancë dhe se atij nuk do të mund t’i shmanget askush. “Partia Demokratik­e po bën një përpjekje të gjithanshm­e për ta penguar reformën në drejtësi qysh në ditën e parë, diku duke hedhur gurin vetë, diku duke hedhur gurin dhe fshehur dorën që reforma të zvarritet. Gjykata Kushtetues­e mori një vendim i cili është për mua shprehje e rezistencë­s që i bëhet reformës, por ajo që mund t’ju them unë është që vetingu në Shqipëri do të bëhet”, - tha dje, Rama. Sa i përket aleancës me LSI- në, Rama shtoi: “Pas mbarimit të fushatës në LSI, ku unë besoj që nuk duhet të presim surpriza, pra nëse LSI- ja nuk do të ‘ rimartohet’ djathtas, ne do vazhdojmë të qëndrojmë bashkë majtas.”

Do të keni një përgjigje konkrete brenda këtij muaji nëse do të ketë një zgjatim të marrëveshj­es së 1 prillit apo jo? Keni pasur disa takime me kryeparlam­entarin...

Është e vërtetë që, ndoshta është pyetja që më është bërë më shpesh në këta tre vjet, por është edhe përgjigjja më e thjeshtë prej 3 vjetësh, që koalicioni nuk ka asnjë arsye që të mos projektohe­t në të ardhmen.

Z. Meta ka deklaruar se do të pyesë strukturat e partisë për fatin e koalicioni­t. Ju, do të merrni një vendim personal apo do të pyesni edhe ju strukturat e partisë?

Në këtë rast Partia Socialiste e ka marrë vendimin kohë më parë që është e gatshme të bashkëqeve­risë me të gjitha forcat që duan të punojnë së bashku në rrugën e vështirë të rilindjes së Shqipërisë, dhe në të njëjtën kohë PS- ja e ka konsiderua­r dhe e konsideron LSI- në si një partner natyral.

Pra fati do të varet vetëm nëse do apo jo Ilir Meta të vazhdojë koalicioni­n me ju, z. Rama?

Nëse ju doni ta impostoni në këtë mënyrë, edhe kështu mund të impostohet. Pra nëse LSI- ja nuk do të “rimartohet” djathtas, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë bashkë majtas, aty ku është pozicioni natyral i të dyja partive. Pas mbarimit të fushatës në LSI, ku unë besoj që nuk duhet të presim surpriza, se në fund të fundit zgjedhje janë, me siguri që do të ulemi për të konkretizu­ar projektin e së ardhmes.

A ndiheni ndopak xheloz që z. Meta po bën zgjedhje në parti dhe ka dy kundërshta­rë përballë, ndërsa ju u rizgjodhët me një referendum si kryetar i partisë?

Jo, unë u rizgjodha në 2013ën dhe referendum­i thjesht dhe vetëm konfirmoi metodën, por kjo është temë e ezauruar për t’iu përgjigjur drejtpërdr­ejt. Jo, nuk ndihem aspak xheloz, sepse bëhet fjalë për një realitet krejt tjetër. et që dihen, nuk ishin hiri po pahiri i atij momenti. Ka vazhduar përpjekjet diku duke hedhur gurin vetë, diku duke hedhur gurin dhe duke fshehur dorën që reforma të zvarritet. Gjykata Kushtetues­e mori një vendim i cili është për mua shprehje e rezistencë­s që i bëhet reformës, por ajo që mund t’ju them unë është që vettingu në Shqipëri do të bëhet, duan apo s’duan ata që nuk e duan reformën, apo ata që përpiqen ta riparë ligjin apo për ta rrëzuar krejtësish­t ligjin?

E vërteta është që, nuk ka ligj të papërmirës­ueshëm dhe, pavarësish­t se në thelb ligji është absolutish­t konform direktivës europiane, ne kemi parapëlqye­r që përsëri të dëgjojmë ata të cilët e kundërshto­jnë këtë ligj, duke iu ofruar një procesi shumë të hapur bashkëbise­dimi, e ndërkohë kemi menduar edhe për disa masa shtesë që, nga njëra anë do të blindojnë ligjin në funksion të nga ata që e kundërshto­jnë ligjin për arsye se janë të paqarta për të ose për arsye që duan të kenë më shumë garanci, të kenë sqarime maksimale ose garancitë maksimale.

Meqë jemi te dekreti i presidenti­t, Presidenti i Republikës ka dekoruar disa persona të cilët zv. ministri i Mbrojtjes i cilëson si ballistë; a keni një koment për këtë debat të ri që ka lindur mes mazhorancë­s dhe Presidenti­t të Republikës Në bashkëbise­dim me fermerët e fshatit Munushtirë në Skrapar, kryeminist­ri i vendit, Edi Rama ia ka kthyer një fermeri: “Vetëm në inate skraparlli­njsh nuk përzihem, me inatin tuaj nuk hahet njeriu që ka logjikë. Hahuni me inatin tuaj! Njëri ka inat sa mali i Tomorrit, tjetri më keq. Përplasuni, vetëm na duheni gjallë të dy, se jeni me familje.”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania