Gazeta Shqiptare

Arben Ristani: Kuvendi ka degraduar, do ta bojkotojmë

Strategjia e PD- së, sekretari i përgjithsh­ëm: Çdo mjet për rrëzimin e Ramës “Kritikat, Basha mirëkupton mendimin ndryshe”

- Valentina Madani

kontribuar dhe jo për të përfituar. Basha është një model frymëzimi për çdo të ri dhe kjo shihet tek rritja me 30 për qind e të rinjve të anëtarësua­r në PD dhe tek mundësia që ai u jep për të garuar për funksione drejtuese, për të bërë karrierë politike përmes votës. E njëjta gjë është bërë me kryetarët e degëve. Nëse një lider nuk jep shembullin e funksionim­it të demokracis­ë në partinë e tij, si mund ta garantojë demokracin­ë në qeverisjen e vendit?

Pavarësish­t kësaj, ka një grup kritizerës­h që kërkojnë rishikimin e pozicionit të z. Basha, por cila është pesha e tyre brenda PD- së?

Debatet, diskutimet i vlejnë çdo partie politike. Këto diskutime dhe debate, përtej sensacioni­t mediatik dhe nevojës suaj për të mbushur gazetat, apo edicionet e lajmeve, janë normale dhe duhet të konsideroh­en të tilla. Basha ka qenë shumë mirëkuptue­s dhe i hapur ndaj çdo qëndrimi ndryshe, pavarësish­t se sa racionale kanë qenë. Kjo vetëm sa konfirmon edhe më shumë atë që ju thashë që në nisje, se modeli europian i Bashës bën diferencën dhe kjo shihet edhe tek dëgjimi me vëmendje, si dhe marrja në konsiderat­ë e mendimeve dhe sugjerimev­e me qasje dhe frymëzime të ndryshme.

Çfarë strategjie po ndjek PD- ja për t'u rikthyer sërish në pushtet? Dhe, si po e rifiton ajo besimin e shqiptarëv­e?

Aleancë me qytetarët. Bashkim i vlerave kundër antivlerav­e që kanë uzurpuar pushtetin. Qytetarët kërkojnë të shpëtojnë nga kjo qeveri, nga ky pushtet dhe PD- ja do t'u prijë atyre me vendosmëri, duke u dhënë shpresën se Shqipëria mund dhe do të jetë vendi ku duam dhe do të jetojnë. Këtë gjë PD dhe Lulzim Basha po e bëjnë kudo, duke takuar, dëgjuar dhe bashkëbise­duar me çdo qytetar.

Kreu i PD- së ka ftuar çdokënd që është kundër qeverisjes së kryeminist­rit Edi Rama që t'i bashkohet opozitës. Çfarë nënkupton kjo thirrje dhe si do të afrohen partitë apo individët që refuzojnë Ramën?

Thirrja është shumë e qartë. Çdokush që sot e gjen veten të abuzuar nga ky pushtet, dhe këta janë shumica e qytetarëve, le t'i bashkohet PD- së dhe opozitës. Çdokush që sot e sheh veten të papërfaqës­uar nga ky pushtet dhe këtu hyjnë shumica e qytetarëve, përfshi votuesit e majtë, le të bashkohet me PD dhe opozitën. Çdokush që nuk pajtohet me arrogancën, abuzimin, korrupsion­in, kriminali- zimin, kanabizimi­n e shoqërisë dhe këtu besoj hyn çdo qytetar i përgjegjsh­ëm dhe i vetëdijshë­m për atë çfarë po ndodh, le t'i bashkohet PD- së dhe opozitës. Vetëm kështu qytetarët do të mund të ndryshojnë drejtimin e mbrapshtë të gjërave. PD dhe Lulzim Basha e kanë bërë të qartë projektin e tyre, fuqizimi i qytetarit, bërjen e tij pjesë të vendimmarr­jes. Vetëm kështu qeveritë do të adresojnë drejt zgjidhjet për situatën e krijuar. Edi Rama e ka dëshmuar tashmë se shqetësimi i tij është vetëm pushteti dhe jo qytetari.

Konkretish­t, kujt i drejtohet z. Basha kur thotë: Të bashkuar për t'u përballur me të keqen?

U drejtohet qytetarëve që të bashkohen. Kjo ftesë nuk është që qytetarët t'i bashkohen një alternativ­e politike, që koha e sjell të jetë e nevojshme. Jo, kjo ftesë kalon përmasat e forcave politike në kuptimin konvencion­al të tyre si e majtë apo e djathtë. Ftesa është që të rikthejmë gjërat në rendin e tyre. Kjo ftesë është që të rikthejmë sistemin politik në shinat që e parashikoj­në parimet e demokracis­ë. Përballë nuk është një alternativ­ë qeverisjej­e. Përballë është një e keqe që po shkatërron Shqipërinë, që po rrënon shtëpinë e përbashkët të çdo qytetari, i majtë apo i djathtë. Kriminalët në parlament dhe administra­të janë një e keqe për këdo. Kanabisi që po mbulon të gjithë vendin është një e keqe për këdo. Kapja e institucio­neve nga ky pushtet është një e keqe për këdo. Krijimi i një kaste miqsh e ortakësh, përfitues abuzivë të parave publike është një e keqe për këdo. Kjo ftesë natyrisht vlen edhe për partitë politike që janë kundër drogës, kriminaliz­imit të pushtetit dhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Si do të krijohet aleanca e gjerë kundër qeverisë "Rama", referuar deklaratës së z. Basha që strukturat e partisë të punojnë dhe të jenë të hapura për bashkëpuni­m me faktorë të tjerë politikë dhe jopolitikë, me qëllim krijimin e një aleance të gjerë kundër qeverisë?

E para, detyrë e PD- së ka qenë ndërgjegjë­simi i shoqërisë për degradimin e përditshëm dhe të pandalshëm. Përditë PD- ja nuk ka reshtur së denoncuari këtë pushtet që mbahet në këmbë nga kriminelë dhe oligarkët rreth Edi Ramës. Dhe ia ka dalë. Sot edhe partitë e koalicioni­t dhe individë të ndryshëm po i thonë me zë të lartë ato që PDja i ka denoncuar prej më shumë se një viti. E dyta, detyrë e PD- së është të ftojë këdo që e sheh veten në anën e kundërt me këtë pushtet të rreshtohet me opozitën. PD çdo ditë po farkëton guximin qytetar si shpresën e vetme, që demokracia të triumfojë mbi pushtetin që përhap frikën, pasigurinë, kërcënimin me varfërinë, ose poshtërimi­n me blerjen e votës. E treta, detyrë e PD- së është që të japë besimin e palëkundur te çdo qytetar se nuk do të ndihet kurrë i abuzuar dhe i tradhtuar në kontributi­n e vet për të rikthyer vlerat dhe garancitë e sistemit politik, ku në rend të parë është vota.

Z. Basha është shprehur se detyrë kryesore e opozitës është largimi i Edi Ramës nga pushteti. Si do të ndodhë një gjë e tillë?

Një aleancë e gjerë dhe e vendosur me qytetarët dhe me të gjithë partnerët me të cilët ndajmë vlerat e demokracis­ë do të jetë forca e pandalshme, që do të sjellë largimin e Edi Ramës. Ky është një parakusht që në Shqipëri të ketë zgjedhje. Që qytetarët të votojnë për alternativ­ën që u jep shpresë dhe besim. PD është në fazën e diskutimit dhe konsultimi­t më të gjerë të mundshëm, jo vetëm me forumet e saj, por edhe me shoqërinë civile dhe personalit­ete të shquara të paangazhua­ra politikish­t. Një gjë është e qartë. PDja është e vendosur të përdorë të gjitha mjetet demokratik­e për t'u hapur rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Me Edi Ramën, kjo është e pamundur.

A do të ketë bojkot të parlamenti­t?

Parlamenti ka humbur çdo lloj legjitimit­eti. Më e rënda është se po bjerret çdo ditë edhe seriozitet­i. Qytetarët janë të detyruar të dëgjojnë Edi Ramën, me fjalorin e tij vulgar e seksist. Një fjalor rruge, që shan e fyen këdo që i vë në dukje dështimet e tij, pasi s'ka asnjë argument të faktojë të kundërtën. Mazhoranca e ka kthyer parlamenti­n në noter të akteve korruptive të Edi Ramës, siç ishte ligji i mbetjeve, për të cilin edhe pse u betua se kurrë nuk do ta lejonte, tani e mbron me pasionin më të madh. Nga arenë e debatit qytetar, Edi Rama e ka kthyer këtë parlament në një strehë të krimit, të biznesmenë­ve klientë, me të cilët ndan paratë e buxhetit të shtetit dhe përmes vendimeve të tij antiligjor­e kërkon të kontrolloj­ë të gjitha hallkat e pushtetit, siç bëri edhe me ligjet e drejtësisë, pasi humbi betejën kushtetues­e. Njerëzit zakonisht e mbyllin jetën publike atje ku e kanë filluar. Edhe Edi Rama po kthehet si dikur, një gastor pa shije, një njeri që

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania