Gazeta Shqiptare

Basha: Rama dha 210 mln dollarë për 11 miqtë e tij

Kreu i PD- së: Në programin tonë, 100 milionë dollarë për subvencion­e “Me ato para çdo fermer do të merrte 550 dollarë subvencion”

- Valentina Madani

kërkon me çdo kusht të sillet si laç dhe t'i hyjë në zemër të fortëve që mbledh përreth. Por, ne nuk mund ta shoqërojmë Ramën në aktin e fundit të degradimit të tij. Bojkoti, braktisja përfundimt­are e këtij parlamenti është një opsion, i cili për mendimin tim, duhet të zbatohet sa më parë. Ai institucio­n nuk po prodhon asnjë të mirë për qytetarët.

Kur do rinisin protestat dhe sa do të jenë efektive ato?

Protesta është një mjet që ne si PD e kemi në ADN- në tonë. Ne kemi lindur nga protesta dhe nga përballja me të keqen. Ne gjatë këtyre tre vjetëve kemi protestuar shumë herë dhe për shumë kauza. Me protestat tona kemi dëshmuar që nuk pajtohemi me asnjë abuzim të pushtetit. Protestat kanë ardhur në rritje të tonusit, por edhe të pjesëmarrj­es. Ne e denoncuam blerjen e votës në Korçë vetëm 2 muaj pasi kishim dalë në opozitë. Ne kemi treguar se forca jonë është e madhe kur goditëm bunkerin - simbolin e pushtetit. Dhe askush nuk duhet të ketë asnjë dyshim, se forca jonë është edhe më e madhe kur përballë ka pushtetin dhe jo thjesht simbolin. Është pjesë e një diskutimi dhe e një vendimmarr­jeje të gjerë, është një kërkesë e shtuar që vjen jo vetëm nga demokratët, por nga shumica e shqiptarëv­e që sot janë të tradhtuar dhe të braktisur nga kjo qeveri.

Opozita kërkon largimin e Edi Ramës nga pushteti, por për hir të këtij qëllimi, a është e gatshme PD- ja të bëjë koalicion edhe me LSI- në e Ilir Metës?

PD- ja e ndërton aksionin e vet politik mbi kauzën e qytetarëve dhe jo mbi kalkulimin e pallatit. Ne ftojmë këdo që është në opozitë me këtë pushtet që të bashkohet me ne, dhe nuk mund të jemi në aleancë me pjesë të pushtetit. Ky pushtet nuk ka pjesë të mirë dhe pjesë të keqe. PD- ja ka vendosmëri­në të përballet me të keqen, dhe për këtë do të ketë jo vetëm aleancën dhe mbështetje­n, por edhe mirënjohje­n e shqiptarëv­e. Kreu i opozitës Lulzim Basha njoftoi dje fermerët e Klosit se në programin e ri të PD- së 100 milionë dollarë subvencion do të përdoren si mbështetje për ta. Fshati Kurdari në Klos është një ndër zonat me prodhimtar­inë më të madhe dhe numëron rreth 800 fermerë. Fermerët u shprehën se deri tani nuk kanë marrë asnjë subvencion dhe asnjë mbështetje nga shteti. Gjatë bashkëbise­dimit me ta, z. Basha përmendi se paratë që duhet të shkonin te fermerët shkojnë te 11 miqtë e Edi Ramës, dhe për shpenzime luksi. Me 220 milionë dollarë që kanë përfituar miqtë e Ramës, tha zoti Basha, çdo fermer do të mund të merrte rreth 500 dollarë subvencion. “T’ju pyes, kush ka marrë subvencion prej jush këto tri vjet? Pse nuk keni parë subvencion­e?! Sepse 11 klientë të Ramës kanë marrë 134 milionë dollarë dhe 92 milionë dollarë të tjerë kanë shkuar për orendi, për sende luksi, për makina, për bileta avioni. Pra, bashkërish­t janë më shumë se 220 milionë, janë afro 230 milionë dollarë. 11 miqtë e vet kanë marrë aq sa do të mjaftonin për t’i dhënë çdo fermeri shqiptar, po t’i ndanim barabartë, 500 mijë lekë në vit. Ja ku janë lekët. Nuk është çështje mosdije, është çështje hajdutërie”, deklaroi z. Basha. Sipas tij NIPTi që u kërkohet fermerëve, ësh- të thjesht justifikim i Edi Ramës që s’ka mbajtur asnjë premtim, pasi fermerët kanë numrin unik të identifiki­mit. Kreu demokrat bëri të qartë se zgjidhja për fermerët janë subvencion­et. Në programin qeverisës të demokratëv­e parashikoh­en 100 milionë dollarë subvencion­e direkte për fermerët. “Po s’pate NIPT thotë, nuk ekziston fermeri. E di pse ju kërkon të merrni NIPT?! Për alibi. Dhe pasi të merrni NIPT- in, do të gjejë një alibi tjetër, po kapelën ku e keni? Fermerët kudo në Shqipëri, jo vetëm në Mat, nuk kanë parë një lek subvencion me sy. Sot për të justifikua­r këtë e para ju thotë merrni NIPT, e dyta, ju thotë merrni kredi. Kredia nuk është zgjidhje. Zgjidhja jonë për fermerët, zgjidhja jonë për zhvillimin rural, për bujqësinë, për blegtorinë, për peshkimin, për bletarinë është subvencion­i direkt te çdo fermer. Shuma që ne do të vendosim për të mbështetur fermerët do të jetë 100 milionë dollarë në vit. Çdo fermer do të marrë subvencion direkt pa NIPT, sepse çdo fermer ka numrin personal të identifiki­mit që do të shërbejë si identifiki­mi fiskal i çdo fermeri”, theksoi kreu i PD- së. Njëri nga fermerët iu ankua z. Basha dukethënës­e:“Nukështëmb­ështetur fermeri i Bashkisë Klos, prandaj fermeri është në gjendje katastrofi­ke. Varfëria është në ekstrem. Unë jam në një lagje me 21 familje, 18 familje marrin ushqimet me listë”.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania