Gazeta Shqiptare

Hysi, PD- së: U bëtë pishman që e votuat? Kandidatët për gjyqtarë nuk zgjidhen me detyrim

-

Ligji

i vetingut ka mbërritur në Komisionin e Venecias. Burime nga Gjykata Kushtetues­e konfirmuan dje, se procesi i përkthimit ka përfunduar, duke bërë të mundur dërgimin e tij drejt “Venecias” vetëm 4 ditë pasi Gjykata Kushtetues­e e pezulloi ligjin. Por, deputetja socialiste, Vasilika Hysi ka sqaruar se nuk kishte pse të vonohej me përkthimin, pasi ligji ishte i përkthyer në faqen online të reformës zgjedhore. Në një status dje në “Facebook”, Hysi shkroi më pas për deputetët e PD- së: “Jeni bërë pishman që i votuat? Neni 135 & 4 i Kushtetutë­s, i miratuar me 140 vota dhe që të gjithë thonë ‘ jemi për reformë në drejtësi’, parashikon se: ‘ Kandidatët për gjyqtarë dhe nëpunës civilë gjyqësorë në gjykatat e posaçme, si dhe familjarët e afërm të kandidatëv­e, para emërimit, i nënshtrohe­n verifikimi­t të pasurisë dhe të figurës, si dhe japin pëlqimin për kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe të telekomuni­kimeve vetjake, sipas ligjit.’ Ky parashikim është marrë siç është në Kushtetutë dhe është përfshirë në ligjin e vetingut”, tha Hysi. “Punësimi në këto struktura bëhet me kërkesë dhe pëlqim të personit dhe jo me detyrim. Nëse pranojnë këto kushte dhe përmbushin kriteret e tjera të parashikua­ra në ligj, personat do të punësohen në këto struktura”, tha ajo.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania