Gazeta Shqiptare

Rrokaj: LSI- ja ka treguar se është një parti luajale në aleancat e saj

-

Kandidati për kryetar i LSIsë, Shezai Rrokaj u takua dje me strukturat e LSI- së në Sarandë dhe Delvinë. Gjatë këtij takimi, Rrokaj theksoi se gara për datën 6 nëntor është një garë alternativ­ash, një garë mendimi dhe idesh. “Shqiptarët kanë nevojë për projekte. Një vend shumë i begatë, me detin, me fushat, me malet, me një rini, është e pakonceptu­eshme se si ky vend të mos bëjë hajër, njerëzit të mërziten, njerëzit ta braktisin atë”, - tha Rrokaj. “Dhe, në qoftë se ne i vëmë qëllim vetes, në qoftë se ne hapemi ndaj qytetarëve, në qoftë se LSI- në e bëjmë pjesë reale të shoqërisë në nivele të ndryshme të qytetarit, të fermerit, të sipërmarrë­sit, të intelektua­lit, unë them që ne mund të guxojmë të jemi forcë e parë politike në 2017- ën”, – shtoi Rrokaj. Rrokaj theksoi se LSIja ka treguar se është një parti luajale në aleancat e saj, dhe aleancat nuk i bën për kërshërinë apo interesat tipike partiake të saj, por i bën për interesa më të mëdha, që janë interesat e vendit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania